“Shkatërroi” vendimet gjyqësore dhe divorcoi kolegen/ Gjyqtari i Korçës me pasuri nga Erseka në Tiranë
Në Dhjetor të vitit që lamë pas, Komisioni i Pavarur i Kuali...
Prokurori i Korçës, Ervin Beqiri, prej një viti ndodhet nën hetimet-Vetting, por ende Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka dalë me gjetjet për këtë subjekt.
Në vitin 2014, prokurori Beqiri ka rënë pre e dhunës. Ai është goditur me grushte e shkelma nga një i dënuar për vrasje, në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Lezhë.
M. Përgjini, i dënuar me 7 vjet për vrasjen e një të riu në Janar të 2013-ës, është ?hakmarrë? ndaj prokurorit, pasi ky i fundit kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vjet burg në kohën e gjykimit. Reagim të ashpër në atë kohë pati edhe nga Shoqata e Prokurorëve, të cilët dënuan njëzëri aktin e dhunës.
Emri i prokurorit Ervin Beqiri, është lakuar edhe nga emisioni ?Fiks Fare?, në lidhjen me një kallëzim penal, që kishte kaluar dorë më dorë tek prokurorët derisa kishte arritur tek prokurori Beqiri. Por edhe ky e fundit as që e kishte lexuar.
Beqiri kishte pranuar sipas ?Fiks Fare? që nuk e kishte lexuar dosjen, madje është shprehur se hetimet mund të zgjasin edhe 50 vjet. Ky denoncim është bërë publik në Tetor të vitit 2020, dhe kishte të bënte me një nënë që kishte paditur mjekët për shkak se fëmijës së saj nuk i kishin bërë vaksinat dhe pasojat ishin të rënda.
Sa i përket pasurisë, të ardhurat e prokurorit burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes.
Fillimisht, në kohën që ai ka hyrë në systemin e drejtësisë deklaron Ap 93 m2 me vlerë 2 000 000 lek, një depozitë me afat 1 vjeçar, 500 000 lekë, depozitë me afat 9 mujor, 800 000 lekë si dhe kesh në shtëpi 400 000 lekë.
Ndër vite janë shtuar depozitat bankare dhe pasuria është shtuar në vitin 2012 me blerjen e një automjeti Benz Mercedez, 3 000 euro dhe në vitin 2013 me blerjen e një apartamenti, për të cilën nuk e thotë vlerën totale. Ai deklaron se ka paguar 80 000 euro, por në deklaratat e viteve në vijim, shprehet për borxg marrë babait dhe për detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit që ka blerë apartamentin.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Ervin Beqiri.
Viti 2009 (Deklarata fillestare)
Ap 93 m2 me vlerë 2 000 000 lekë.
Depozitë me afat 1 vjeçar, 500 000 lekë.
Depozitë me afat 9 mujor, 800 000 lekë.
Kesh në shtëpi 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 200 000 lekë.
Pensionet e prindërve 75 000 lekë dhe 45 000 lekë.
Pagat e motrave 100 000 lekë dhe 120 000 lekë.
Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Ap 93 m2 me vlerë 2 000 000 lekë.
Depozitë me afat 1 vjeçar, 500 000 lekë.
Depozitë me afat 9 mujor, 300 000 lekë.
Kesh në shtëpi 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 132 000 lekë.
Pensionet e prindërve 307 000 lekë dhe 172 000 lekë.
Pagat e motrave 530 000 lekë dhe 300 000 lekë.
Viti 2010
Depozitë me afat 1 vjeçar shtuar, 840 535 lekë.
Depozitë me afat 1 vjeçar shtuar, 533 902 lekë.
Kesh në shtëpi 1 000 000 lekë.
Depozitë me afat 1 vjeçar në emër të bashkëshortes, 1 017 882 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë dhe Tiranë, 720 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse dhe si drejtuese teknike në Ujësjellësin e Tiranës dhe Librazhdit, 520 000 lekë dhe 120 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare 74 000 lekë.
Viti 2011
Depozitë me afat 1 vjeçar shtuar, 1 200 000 lekë.
Depozitë me afat 6 mujor, 1 006 630 lekë.
Depozitë me afat 6 mujor, në emër të bashkëshortes, 1 042 867 lekë.
Depozitë me afat 6 mujor, në emër të bashkëshortes, 460 000 lekë.
Kesh në shtëpi 1 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 936 300 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse dhe si drejtuese teknike në Ujësjellësin e Tiranës dhe Librazhdit, 230 000 lekë dhe 60 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një kompani private, 3 352 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga një emission televiziv, 675 000 lekë.
Viti 2012
Blerë automjet Benz Mercedez, 3 000 euro.
Depozitë në bono thesari në emër të bashkëshortes, 1 000 000 lekë.
Depozitë me afat 6 mujor, në emër të bashkëshortes, 1 843 620 lekë.
Depozitë me afat 6 mujor, në emër të subjektit deklarues, 1 054 784 lekë.
Kesh në shtëpi 1 930 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 921 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një kompani private, 548 000 lekë.
Interesa nga bonot e thesarit, 55 356 lekë.
Të ardhuara nga interesat e depozitave të subjektit deklarues, 60 000 lekë dhe 48 454 lekë.
Të ardhuara nga interesat e depozitave të bashkëshortes, 80 697 lekë.
Viti 2013
Blerë automjet Benz Mercedez, 3 000 euro.
Depozitë në bono thesari në emër të bashkëshortes, 1 000 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap. Paguar shuma 80 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 924 589 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një kompani private, 34 000 lekë dhe raporti I lindjes, 200 921 lekë.
Interesa nga bonot e thesarit, 52 583 lekë.
Të ardhuara nga interesat e depozitave të subjektit deklarues, 66 500 lekë.
Të ardhuara nga interesat e depozitave të bashkëshortes, 49 000 lekë.
Fitimi për ushtrimin e aktivitetit si person fizik si vlerësuese e pasurive të paluajtshme, 536 358 lekë.
Dhënë hua nga babai, 5 100 000 lekë.
Viti 2014
Mbyllur depozita e bonos së thesarit, me vlerë 1 000 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap. Paguar shuma 87 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 063 352 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një shoqëri ndërtimi, 35 000 lekë dhe raporti I lindjes, 78 929 lekë.
Fitimi I bashkëshortes, për ushtrimin e aktivitetit si person fizik si vlerësuese e pasurive të paluajtshme, 1 010 989 lekë.
Dhënë hua nga babai, 5 100 000 lekë. Pa shlyer 4 000 000 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit për ap, 3 000 euro.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë dhe Korçë, 1 887 033 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në 2 shoqëri ndërtimi, 75 000 lekë dhe 210 000 lekë.
Fitimi I bashkëshortes, për ushtrimin e aktivitetit si person fizik si vlerësuese e pasurive të paluajtshme, 1 361 329 lekë.
Dhënë hua nga babai, 5 100 000 lekë. Pa shlyer 2 600 000 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit për ap, 3 000 euro.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 105 652 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një shoqëri ndërtimi, 160 000 lekë dhe raporti I lindjes, 71 458 lekë.
Fitimi I bashkëshortes, për ushtrimin e aktivitetit si person fizik si vlerësuese e pasurive të paluajtshme, 2 488 540 lekë.
Dhënë hua nga babai, 5 100 000 lekë. Shlyer.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit për ap, 3 000 euro.
Viti 2017
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 111 474 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një shoqëri ndërtimi, 240 000 lekë dhe raporti I lindjes, 106 829 lekë.
Fitimi I bashkëshortes, për ushtrimin e aktivitetit si person fizik si vlerësuese e pasurive të paluajtshme, 834 010 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit për ap, 3 000 euro.
Viti 2018
Gjendje kesh në banesë 1 400 000 lekë shtuar me 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 167 503 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse në një shoqëri ndërtimi, 240 000 lekë.
Fitimi i bashkëshortes, për ushtrimin e aktivitetit si person fizik si vlerësuese e pasurive të paluajtshme, 1 363 850 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit për ap, 3 000 euro./CNA.al
Në Dhjetor të vitit që lamë pas, Komisioni i Pavarur i Kuali...
Që prej vitit 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, drejto...
Në mesin e 120 magjistratëve për të cilët ka nisur Vettingu ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Gjatë pushimit të kërkuar nga trupa e Kolegjit për të shqyrt...
Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i Gjykatës së Apelit të Tiranës u ...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë më shumë nuk ka funksionuar se...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Për gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni Vettingu ka nisur në...
Gjyqtarja Esmerilda Habili, ushtron detyrën e gjyqtares pran...
Gjyqtarja Miranda Konica të gjithë karrierën e saj e ka të p...
Ish-prokuroret Antoneta Sevdari, Besa Nikëhasani dhe ish-gjy...
Gjyqtari i Vlorës Ervin Trashi, me një karrierë prej 20 vite...
“Vendime absurde të cilat betonizojnë kulturën e pandëshkues...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Prej më shumë se një viti gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës s...
Ditën e votimeve, të 23 Qershorit, 2013, u shpërthye me eksp...
Vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në tre kriteret, atë ...
Komisionerët e Vettingut, pasi janë pagëzuar me këtë titull,...
Gjyqtari Sokol Pina e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjy...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...