Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Fenomeni i vjedhjes, si një nga krimet më të përhapura sidomos nga të mitur dhe adoleshentët, është një nga problemet më të mëdha që po hasim çdo ditë në rrugët e qytetit.
CNA.al solli ditën e djeshme një video ekskluzive të dy të miturve që në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën një dyqan, por për këtë vepër penale ata nuk mund të dënohen sepse ligji e ndalon.
Për këtë reagoi kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, e cila duke analizuar videon e CNA.al u shpreh se aresti me burg është masa e fundit që mund të merret ndaj një të mituri, duke shtuar se për këto raste këshillimi i prindërve dhe ndalimi i të miturit për të frekuentuar disa vende të caktuara.
?Vjedhja mbetet një krim i përhapur edhe sipas statistikave lidhur me kriminalitetin dhe veprat e ndryshme penale. Motivet dhe shkaqet nuk kanë rëndësi për krimin e vjedhjes , ato mund të jenë nga më të ndryshmet, ndërkohë që është një vepër e cila kryhet me veprime aktive , gjithmonë me dashje direkte. Mesa kuptoj, në rastin në fjalë, jemi para një vjedhje në bashkëpunim, të kryer nga dy persona të dyshuar si të mitur. Përgjëgjësia penale për krimet nis nga mosha 14 vjeç dhe e njëjta gjë është dhe për krimin e vjedhjes, çfarë do të thotë që kushdo person i përgjegjshëm që kryen vjedhje dhe ka mbushur moshën 14 e sipër, është i dënueshëm nga legjislacioni penal.
Bashkëpunimi në këtë rast është një rrethanë që e rëndon kryerjen e veprës penale sepse shpreh një rrezikshmëri më të lartë të autorëve dhe veprës njëkohësisht.
Sa i takon dënimit dhe deri në atë moment, hetimit të kësaj vepre penale dhe kryerjes së saj, Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Kodi Penal po ashtu, imponojnë zbatimin e disa rregullave të cilat duke marrë parasysh faktin e të qenit të mitur, synojnë të garantojnë një trajtim sa më të përshatshëm të të miturit, në përputhje me shkallën e zhvillimit të tij psikosocial, me të dhënat e tij familjare, ato të shkollës etj.
Arresti në burg këshillohet si masë fundore për të miturit. Operohet me masa të tjera që kufizojnë levizjen, ndalim të frekuentimit të personave dhe vendeve të caktuar, etj, njoftimin dhe këshillimin e prindërve dhe ngarkimin këtyre të fundit të përgjegjësive të rastit. Ideja është që procesi mësimor edukativ, ai i mirëarritjes dhe integrimit në shoqëri, të mund të cënohen sa më pak, gjithmonë, nënvizoj, në raport me ngjarjen konkrete, rëndësinë e saj dhe rolin e të miturit si person në konflikt me ligjin ose viktime e tij?, shprehet Felaj për CNA.al.
Felaj shtoi më tej në reagimin e saj se Komisioni i Sigurisë ka marrë vendimin për vendosjen e oficerëve në ambientet e shkollave si është menduar edhe implementimi i kamerave të sigurisë, duke e konsideruar këtë si një instrument të domosdoshëm për verifikimin e rasteve të ndryshme.
Sipas kryetares së Komisionit të Sigurisë, është kërkuar nga organet kompetente që të hartohet edhe programe të përshtatshme shkollore, për të shmangur radikalizmin, ekstremizmin por edhe bullizmin, të cilat janë përhapur shumë tek minorenët.
?Si Komision Sigurie, e kemi gjetur me vend vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkolla; edhe më shumë duhet të shtohen duke u caktuar të tillë edhe në shkollat 9 vjeçare veçanërisht ato që kanë dhe një numër shumë të lartë nxënësish .
Mandej zbatimi i ligjit të masave shtesë të sigurisë publike, duhet po ashtu t?i impenjojë me shumë bashkitë në drejtim të vendosjes dhe mirëmbajtjes së kamerave të sigurisë në shkolla, si një instrument i domosdoshëm sa frenimi aq dhe ndihmë në drejtim të verifikimit të rasteve të ndryshëm.
Për sa na takon kemi ushtruar monitorim si komision, kemi kërkuar sqarime publike dhe sugjeruar qëndrime, qoftë sa i takon zbatimit të masave shtesë të sigurisë publike aq edhe vendimit të qeverisë për vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkolla.
Po ashtu duke pasur parasysh që janë dhe një sërë fenomenesh të tjera negative ku protagonistë bëhen të miturit si psh ato që lidhen me cyber crime, bullizmin, radikalizimin apo ekstremizmin e dhunshëm, kemi kërkuar që të hartohen programe sa më të përshtatshme shkollore?, shprehet Felaj.
E pyetur nëse duhen rihapur shkollat e riedukimit, kryetarja e Komisionit të Sigurisë thekson se trajtimi i të miturve kërkon adoptim të masave bashkëkohore, duke shtuar se intensifikimi i punës në këtë drejtim ka qenë i madh.
?Kuvendi i Shqipërisë ka të konstituar grupin e miqve të fëmijëve, grup i cili ka pasur një veprimtari të shtuar së bashku me organizma të shoqerisë civile, në drejtim të identifikimit të nevojave të veçanta të fëmijëve dhe reflektimit të tyre në ligj, përfshirë këtu dhe ligjin penal.
Trajtimi i fëmijëve në çdo rast kërkon dinamikë, mosshkëputje dhe adoptim të masave sa më bashkëkohore nga të gjithë ata që kanë përgjegjësi direkte dhe jo vetëm, në fushë dhe të njëjtën gjë ka kërkuar të bëjë dhe Komisioni parlamentar i Sigurisë në 4 vitet e fundit, gjithmonë në zbatim të tagreve që i njeh Rregullatja e Kuvendit.
Intesifikim i punës në këtë drejtim do të na shërbejë që ta mbajmë fenomenin në kontroll në disa drejtime duke siguruar kështu mbrojtjen e fëmijeve nga krimi?, u shpreh Felaj për CNA.al.
Gati 20-30% e punonjësve që do të investohen për ndërtimin e...
Pas Tiranës, Vlora është qyteti i dytë që pritet të nisë fus...
Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat u lanë jashtë program...
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka ndëshkuar me masën admi...
Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Parisë Soc...
GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Klaudjo Zhillën. Zhi...
Zbulohet “misteri” i importimit të vaksinës kundër Covid-19....
Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka denoncuar se Policia e...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sot sërish ka reaguar në ...
Prej ditësh së djeshme, edhe sot po vijohet me injektimin e ...
Si pasojë e uljes së temperaturave, në zonat veriore akulli ...
Sot është dita e dytë e vaksinës anti Covid, e cila po kryhe...
Zhdukja e papritur e Moisio Habilaj ka ngjallur reagime dhe ...
Ndërtimi i spitalit të Fierit ka sjellë reagim dhe protesta ...
Agjencia Europiane e Barnave ka marrë një kërkesë për autori...
Janë dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, njëri drej...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në jug të Shq...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar informacionin ...
Sot ka përfunduar afati për të dorëzuar emrat e propozuar pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...