Mali i Zi lehtëson masat anti COVID për kalimin në kufi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas...
Janë dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, njëri drejtor i qarkut të Korçës dhe tjetri shefi i Komisariatit, dy personazhe që kanë detyrën ligjore të drejtojnë dhe menaxhojnë, rendin dhe sigurinë, njëri në qytetin e Korçës dhe fshatrat, pra bashkinë dhe tjetri të gjithë qarkun.
Në fakt këta dy personazhe ose janë të paaftë ose janë të korruptuar dhe këtë do ta themi me argumentat që do të sjellim më poshtë.
Së pari në Korçë gjatë javës së fundit të dhjetorit të gjitha ambientet e biznesve kanë tentuar të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kohën e pandemisë. Shumë prej tyre kanë qenë të mbyllura, pra kanë respektuar oraret ndërsa të tjerë kanë vazhduar aktivitetin. Policia ka konstatuar vetëm dy apo katër dhe këtu është mbyllur historia.
Ato që janë konstatuar janë shkruar, publikuar në media apo janë denoncuar publikisht nga ish kryeministri Sali Berisha dhe më pas policia ka shkuar i ka mbyllur e i ka vënë gjobën përkatëse, por edhe këtë në formë të diferencuar.
Ferdinand Mara është denoncuar edhe më parë në CNA.al, këtë herë po sjellim edhe Krenar Gjokutajn, njeriun i cili pak kohë më parë me një komision gjobiti me 50 milionë lekë disa të rinj korçarë për një protestë, për shkak se zhvilluan tubime në kohën e Covid. Ndërkohë, të premten dhe të shtunën në mbrëmje me dhjetëra lokale në qytetin e Korçës përfshi këtu edhe ?Pub Republikën? i cili njihet si lokali në pronësi të vajzës së Ben Blushit, kanë zhvilluar aktivitetin deri pas orëve të mesnatës. Kështu ka ndodhur edhe përpara vitit të ri, edhe natën e Krishtlindjeve dhe u denoncua me fakte e video. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në këtë ambient, por edhe në shumë ambiente të tjera.
Por marrim shembull ?Pub Republikën? pasi janë publikuar video, foto dhe fakte ekskluzive të pakontestueshme për të cilat policia tha se kishte vendosur njëherë gjobë. Por, edhe gjoba ishte e diferencuar pasi të rinjtë gjobiteshin 50 milionë kurse një ambient biznesi ku ishin mbledhur 200 vetë, vetëm 10 milionë. Kjo ende nuk është provuar, është thënë vetëm në një njoftim për shtyp edhe pse CNA.al ka kërkuar në mënyrë të vazhduar që policia e shtetit të publikojë gjobën, kjo nuk ka ndodhur.
Pa folur për gjoba të tjera që duhet të vendoste edhe për ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në ato ambiente ku policia është shmangur duke u justifikuar se raportimet e dhëna nuk kanë qenë të vërteta. Dy ditë më parë Brryli Broadway nxorri një foto, e publikuar edhe nga ish kryeministri Berisha, qytetarët dhe personat që shkojnë nga Tirana për fundjave në Korçë, mund tju raportojnë me dhjetëra lokale, ambiente, biznese që qendrojnë hapur të cilët kryesisht thonë se e kanë zgjidhur me policinë.
Në Korçë dy janë personat që drejtojnë! Shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj që vendos gjoba 50 milionë lekëshe për protestues të rinj që kanë të drejtën e tyre civile dhe qytetare të reagojnë dhe me 10 milionë lekë lokalet e VIP-ave, gjoja në fakt, sepse ende nuk është publikuar. Ndonjë biznes tek-tuk të cilit i kanë shkuar pas denoncimeve të bëra publike jo se nuk e kanë ditur.
Bizneset janë në mes të Korçës dhe nuk respektojnë asnjë orar, shkelin ligjin dhe këtë e bëjnë me marrëveshje me policinë. Siç e theksuam edhe më lart shumë thonë që e kanë zgjidhur me policinë. Tarifat janë të ndryshme, sipas ambienteve, orareve që do të punohet dhe këtë e mëson rëndom nga uniformat blu në Korçë. Ky është rasti që konfirmon qartësisht se dy drejtuesit e policisë, ose janë të korruptuar ose janë të paaftë. Pra duhet ikin dhe të zëvendësohen me persona të cilët marrin përgjegjësi ligjore, nuk kanë frikë të mbyllin lokalet e ?vip-ave? dhe tu vendosin gjoba për të respektuar ligjin pasi përpara tij janë të barabartë. Por, nuk mund të ndodhë kështu, as me Krenarin as me Ferdinandin të cilët zhgrryhen në këto ambiente dhe i përdorin edhe për të qendruar vetë deri në orët e vona pas mesnate.
CNA.al do të vazhdojë ta ndjekë këtë fenomen në qytetin e Korçës për ta sqaruar njëherë e mirë se çfarë ndodh me dy drejtuesit e lartë të policisë të cilët nuk po zbatojnë ligjin, por nuk po bëjnë as Maliqin. Mesa duket uniforma dhe detyra që kanë po i nxjerr zbuluar. Rastet e mësipërme po tregojnë thjesht dhe vetëm se duhet të ngremë një pyetje: Janë të paaftë apo janë të korruptuar? Gjithësesi koha dhe faktet që do të sjellë CNA.al çdo ditë do të tregojë se si qendron e vërteta./CNA.al
https://www.cna.al/2020/12/26/policia-e-korces-zhytet-ne-korrupsion-apo-e-trodhi-blushi/
https://www.cna.al/2020/12/25/foto-video-ekskluzive-policia-mbyll-lokalin-e-ben-blushit/
https://www.cna.al/2020/12/25/skandali-lokali-i-blushit-bombe-shendetesore-qeveria-asnje-mase/
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në jug të Shq...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar informacionin ...
Sot ka përfunduar afati për të dorëzuar emrat e propozuar pë...
Kryeministri Edi Rama ishte i dyti që bëri vaksinën anti-Cov...
Ministri i Jashtëm turk Mevult Çavusoglu u shpreh se është i...
Kryeministri Edi Rama ka folur pasi mori dorën e parë të vak...
Gjatë fundjavës në vendin tonë janë gjobitur 1051 qytetarë q...
Vaksina anti Covid e Pfizer ka nisur aplikimin në Shqiipëri....
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku k...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është duke zhvilluar një ...
Rruga e cila ka rrëshqitur në afërsi të Borshit duke shkaktu...
Adoleshentët apo edhe fëmijët në mosha të vogla kanë filluar...
Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për të bindur s...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vaksinimin kundër kor...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer sërish ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se të p...
Kryeministri Edi Ram thotë se Shqipëria po negocion edhe me ...
IKMT është rikthyer ditën e sotme në zonën e Astirit, ku do ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të bëjë sot vaks...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...