web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shaqiri nuk e mendon largimin, do vendin e titullarit te Liverpooli

9 Janar 2021, 12:37, Sport CNA

Liverpool luajti ndeshjen e radhës në FA Cup ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4-1. Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, i cili asistoi 2 herë.

Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon.  Jurgen Klopp e ka inkuadruar Shaqirin vetëm në 4 ndeshje në Premierligë këtë sezon, njëra ndër arsyet kryesore janë lëndimet që ai ka pësuar.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha që është e rëndësishme që të shënoni gola dhe të ndryshoni ndeshjen. ?Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë?, u shpreh ai.

29 vjeçari gjithashtu tha: ?Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet?, tha Shaqiri.





Lajmet e fundit nga