Patozi: Për ata që janë shqetësuar vetëm për tenderat e KQZ-së
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se p...
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policia, Ardi Veliu lidhur me vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas Berishës, mbrapa revoles së inkriminimit të Klodian Rashës fshihet Ardi Veliu. Ish kryeministri ngre dyshime se të dhënat për këtë vrasje janë manipuluar dhe sipas tij armën e hodhi me doreza në pellgun e ujit për të ndihmuar vrasësin, shoferi ose ndonjë besnik tjetër i Ardi Veliut.
Mes te tjerash, berisha shkruan se Klodian Rasha kapi në flagrancë patrullën e shqiponjave duke shpërndarë drogë.
“Ardi Veliu dhe revolja e tij jetime!
Prapa revoles se inkriminimit te Klodian Rashes fshihet mafiozi dhe kreu i trafiqeve te Narkopolicise, Ardi Veliu. Miq, mengjesin e 8 dhjetorit, fill pas ekzekutimit shteteror prapa shpine ne prag te deres se shtepise te te riut Klodian Rasha nga vrasesi shteteror me uniforme, shefi suprem i vrasesit Ardi Veliu dhe askush tjeter vrapoi ne komunikatat e tij te inkriminonte, me te gjitha menyrat e ish policise sekrete shqiptare, viktimen dhe te mbronte vrasesin me uniforme. Ky bandit me uniforme shpalli fillimisht viktimen si nje delinkuent, ndonese i ndjeri nuk kishte asnje precedent penal, me pas shkruante se vrasesi qelloi se Klodiani mbante diçka te dyshimte ne dore pra duke aluduar per revole dhe per te bere te besueshme çdo gje me vone njoftoi se afer vendit te ekzekutimit mbas shpine te Klodianit ne nje pellg uji u gjend nje revole e cila me vetkuptim duhej te ishte hedhur nga Klodian Rasha.
Cila eshte e verteta?
E verteta eshte se nje revole u gjet ne nje pellg uji pikerisht ne kohen kur duhej te gjindej per te akuzuar viktimen.
Ajo nuk gjend ne pellgun e ujit nga qene me ere as dhe nga apartaturat e zbulimit te metalit por u gjend aty nga Ardi Veliu dhe personi qe e hodhi revolen ne pellgun e ujit per tu perdorur si prove e kercenimit te vrasesit nga viktima.
Kryengritja e fuqishme qe shpertheu me dt 9 dhjetor e adoleshenteve dhe te rinjve guximtar, deklarimet e familjareve dhe miqve te viktimes se i ndjeri Klodian Rasha nuk ka mbajtur kurre revole, detyruan Ramen dhe Veliun te marrin kthesen dhe dora dores te ndryshojne edhe akuzen nga tejkalim kompetencash ne vrasje me dashje dhe ne keto rrethana u deklarua nga Ardi Veliu se ne revolen qe kishte rene nga qielli ne pellgun e ujit nuk u gjenden gjurmet e viktimes, as te vrasesit dhe as te personit qe e hodhi por per te qetesuar njerezit dhe zhdukur dyshimet se revolen e ka hedhur ai u tha shqiptareve se pavaresisht se ekspertiza e tij nuk gjente gjurme gishtash ai do ta çonte revolen per ekspertize tek policia gjermane.
Me sa duket, pasi kjo e fundit refuzoi te behet pjese e nje truku te ulet dhe kriminal te Edivinit dhe Ardi Veliut, ketij te fundit i mbeti revolja dhe autoresia e hedhjes se revoles ne pellgun e ujit.
Prandaj dhe ne deklaraten e tij te fundit ky bandit me uniforme u tha shqiptareve se revolja meqe nuk i takonte as vrasesit dhe as viktimes perjashtohet nga hetimi nderkohe qe hetimi i saj eshte njeri nga kushtet kryesore per zbardhjen
e vrasjes shteterore te Klodian Rashes, te cilen frymezuesi i saj Edvin Rama edhe per te mbuluar skandalin e revoles se Veliut e shpalli aksident.
Si perfundim miq, mund te themi se te gjitha keto manipulime deshmojne qarte se revolen e hodhi me doreza ne pellgun e ujit per te ndihmuar vrasesin shoferi ose ndonje besnik tjeter i Ardi Veliut sepse njeri tjeter nuk do merrte kurre persiper te manipulonin ne kete menyre nje vrasje shteterore qe ne çdo vend te lire do ti kushtonte se paku karrigen atij.
Keto manipulime deshmojne gjithashu fallsitetin e hetimit te vrasjes shteterore te shpallur aksident nga Edvin Kristaq Xhelati.
Asnje pergjigje nuk ekziston gjer sot per shkakun e çarjes me disa centimetra te kafkes se viktimes, hematomat dhe demtimet e gjoksin e tij te konstatuara nga familjaret dhe sherbimi i mjekesise ligjore. Asgje nuk thuhet per rolin e policit tjeter ne vrasjen e Klodian Rashes, as dhe per zhdukjen heret ne mengjes te kamerave ne disa biznese ne zonen e krimit.
Te gjitha keto perforcojne mendimin se Klodian Rasha kapi ne flagrance patrullen e shqiponjave duke shperndare droge pasi thuhet rendome se Veliu pas ristrukturimit, drogen e shperndane me shqiponjat vrasese”, shkruan Berisha./CNA.al
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se p...
Kryeministri Edi Rama ka porositur kryebashkiakun e Fierit, ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku k...
Pak ditë pas bërjes publik të largimit të Nasip Naço nga rad...
Ish-kandidati për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno ...
Drejtuesja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka re...
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve ...
Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka reaguar lidhur me çë...
Analisti Agron Gjekmarkaj është pyetur mbrëmjen e sotme për ...
Gazetari Arian Çani ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e so...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar sërish mbrëm...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar sërish vizitë...
Katër muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në vend...
Vizitat e kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe Greqi kanë ngr...
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama në një intervistë për E...
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluk...
Prej disa ditësh CNA.al ka raportuar për largime të bujshme...
Forcat e Armatosura kanë zbritur në terren, për të monitorua...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...