web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do t’i villni gjakun e motrave të mia”/ Kërcënohet djali i Përparim Ademit, dalin mesazhet

6 Janar 2021, 09:59, Kronika CNA

Djali i Përparim Ademit (Telës), 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka publikuar mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon pas ngajrjes së rëndë.

Përmes mesazheve të publikuara në Top Channel, Kristo Tela thotë se është kërcënuar nga Bashkim Metani, vëllai i motrave të vrara, i cili sipas tij është betuar për hakmarrje.

?Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ?do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur?. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon?, u shpreh ai.

Kujtojmë se kjo ngjarje tronditi opinionin publik pas zbardhjes së detajeve ku vëllai i dy viktimave ngriti akuza të forta. Ai shprehet se Përparimi ka shitur rreth 10 fëmijë të dy motrave në Selanik./CNA.al





Lajmet e fundit nga