web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përballja ndaj Milanit, Juventusi humbet një titullar, ja arsyeja

5 Janar 2021, 16:16, Sport CNA

Pas Aleks Sandros, Juventusi do të bëjë pa shërbimet e Huan Kuadrados në transfertën e vështirë ndaj Milanit.

Kolumbiani është infektuar me koronavirus, siç raporton Juventusi në kanalet e saj zyrtare ku thotë se 32-vjeçari është asimptomatik dhe është vetë-izoluar nga pjesa e grupit të skuadrës.

?Juventus komunikon se gjatë kontrolleve të kryera të tamponit është vërejtur një lojtar pozitiv me COVID-19, që është Huan Kuadrado. Lojtari është vetë-izoluar dhe është asimptomatik.?, përfundon komunikatën Juventusi.

Një mungesë e rëndësishme për bardhezinjtë që përveç Aleks Sandros humbet dhe Kuadradon. Danilo ndodhet i dëmtuar dhe Pirlo do të provojë Kielinin në të majtë të mbrojtjes edhe pse duhet vlerësuar gjendja e tij pas dëmtimit.





Lajmet e fundit nga