Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Aktori Viktor Zhusti i ka dërguar një letër emocionuese kolegut të tij, Robert Ndrenika.
Në një letër të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, aktori shprehet ndër të tjera se ndihet në faj për mungesën e takimeve. Zhusti shkruan pse aktorët nuk kujtohen për urime në raste të tilla.
Letra e plotë:
Urime per Vitin e Ri 2021.
( Sivëllait dhe kolegut fisnik ROBERT NDRENIKA )
Robert i dashur !
Unë, përgjithësisht shkruaj urime dhe për Krishtlindje dhe për Bajram dhe për ditlindje dhe për ndonjë festë tjetër. Shkruaj pse, urimet në të tilla raste, si një urë e brishtë më lidhin me jetën, pasi, me pelqen a jo, pensioni dhe mosha, vendosin një kufi të dhimbshëm me njerëzit, botën, artin?
Do desha, i dashur Bert, më këtë rast, sëbashku me ty, emër për emër, të uroj dhe dhjetra miq, kolegë, aktorë e regjisorë, brenda e jashtë vendit, por siç fort mire e di dhe ti, kjo ?dreq raca jonë?, ka kujtesë njerëzore kur është rasti për të justifikuar harresat e veta (qoftë dhe të tekstit gjatë shfaqjes), por nëse ?guxon? të harrosh pa përmendur qoftë dhe njeri prej tyre, (siç dhe më ka ndodhur), ke lënduar keqazi sedrën e tij dhe, ky ?mëkat i ububushëm?, jo vetëm që nuk të falet, por as dhe të fshijet më kurrë nga CiVi-ja, (siç dhe e kam provuar), pasi në të tilla raste, kemi kujtesë elefantësh? Prandaj, duke mos dashur të rregulloj një gabim bëj një më të madh, urimi për të gjithë, ndonse tepër i përzemërt, është i përgjithshëm.
I miri Bertuç ! I nisëm studimet së bashku, në të njëjtën klasë, në Vitin e hershëm 1960 dhe 60 vjet pas tyre, nuk u lodhëm as nga humori dhe as nga hallet e njeri-tjetrit. Ka rastisur që dhe t?a kemi mërzitur njeri-tjetrin, por kurrë nuk iu mërzitëm njeri-tjetrit.
Diferenca jonë në moshë është 10 muaj (e ke ndjerë, besoj, respektin ndaj teje si më i madh?) e megjithë këtë diferencë të vogël, çdo herë, në skenë t?i luaje ?babanë e dhimbshëm?, unë ?djalin plangprishës?, ti të mirin, unë të keqin, kur luajtëm një akt nga Shekspiri, ti zgjodhe Otellon, mua më le Jagon, unë (nga respekti siç të thashë), të kam thirrur më shkurtime miqësore: Bert, Bertuç, (së fundi me shkurtimin amerikan) Bob, kurse ti (si me karakter më të qëndrueshëm), vazhdimisht me nofkën ? e grek-o?, e prapë nuk u keqkuptuam si njerëz, nuk u ndamë si shokë, nuk nguruam të bashkëpunojmë si kolegë.
Po bëhet gati një vit që nuk jemi takuar, ti në atë-dhe, unë në mëmë-dhe. Na distancoi (s?më vjen për mbarë të them ?n?a ndau?) Covid 19-ta e megjithatë qetësohem sa herë dëgjoj emrin dhe zërin tënd dhe në atë zë, shquaj nuance humori e gjallërie, pasi edhe pse ?bir plangprishës?, më shqetëson shëndeti jot, ?baba??
S?ka pse nxitohemi dhe as të merzitemi se u lodh duke n?a pritur Shën Pjetri, kemi akoma motive për të qëndruar në këtë botë, në këmbë, të gjallë, energjikë, hajde, po shtoj dhe: optimistë? Pastaj ti vetë e ke pohuar (sa kam qeshur kur tek ?Thëniet filozofike?, krahas atyre të Aristotelit, Konfucit, Comeniusit etj, lexova të shtuar dhe thënien tënde) ?S?ka pse nxitohesh, nëse është fat, herët apo von, do të ndodhë? !
Dhe kështu, Bob i dashur, të uroj që motmotin e ri 2021 t?a kalojmë gëzueshëm, mes dashurisë (reale a virtuale) të të afërmve, miqve, kolegëve edhe pse në horizontin tonë dhe të këtij vendi sherrxhinjsh ku u rritëm, në këtë fillim dimri, shfaqjen herë pas here, re të zeza?/CNA.al
Kartolinë Koço Devoles, për këtë vit të ri…. pa të!I shtrenj...
Bota e artit ka rënë në zi. Ditën e sotme është ndarë nga je...
Dhimitër Orgocka ka lindur në 24 Tetor të vitit 1936 në qyte...
Kisha “Burimi Jetëdhënës” apo e njohur ndryshe si Katedralja...
Arti shqiptar është në zi. Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeç...
Parodistët e Vlorës, edhe pse tashmë kanë mbetur vetëm dy, v...
Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar...
Ditën e sotme Kiço Londo ka dorëzuar detyrën, pak ditë pas s...
Sot aktori dhe regjisori Guri Koço feston 66 vjetorin e lind...
Regjisori shqiptar Ervin Lera po merr pjesë këto ditë në Fes...
Aktori i madh, Robert Ndrenika, këshillon regjisorin Altin B...
Nga Bujar HudhriShumë vjet më parë, kur nisa botimin e veprë...
Tenori shqiptar Saimir Pirgu në një intervistë për Euronews ...
Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli...
Gazetarja Fiori Dardha është infektuar me koronavirus. Lajmi...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me çmimin “Nder i Kombit” ...
Ndahet nga jeta piktorja e njohur Lumturi Blloshmi. Ajo ka h...
*Si sot e 45 vjet më parë, më 25 nëntor 1975, tek kinema “Pa...
BBC ka përmbledhur librat më të mirë të vitit 2020.1. A prom...
Aktori i njohur, Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...