Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
*Si sot e 45 vjet më parë, më 25 nëntor 1975, tek kinema ?Partizani?, në orën 6 mbas dite, u bë premjera e filmit ?Në fillim të verës?..
Në atë kohë isha i angazhuar me filmin ?Thirrja? në Shkodër..
Luçin e kisha lajmëruar me telefon se do të vija dhe i thashë të më presë në konvikt, se nuk i dihej mbrritjes .
Dhe, ke parë…ashtu ndodhi..
Me dhanë ?xhipsin? e filmit në dispozicion dhe megjithes unë u bëra gati që në mëngjez, pengesa të ndryshme na bënë që të të nisemi aty nga ora dymbëdhjetë e gjysëm.
Ishim tre vetë. Shoferi, unë dhe Kiço Blushi, i cili, në atë kohë punonte si ?skenarist? në kinostudio.
Deri në Laç çdo gjë shkoi mirë, por, aty, në të dalë, tek rruga e drejtë me plepa, befas, dy ?shyta? që ?përpiqeshin? të parakalonin njëra tjetren, na bllokuan tërë rrugën dhe…
As vetë nuk e dimë si shpëtuam.
Siç morëm vesh më vonë kur ?u përmëndëm?, shoferi, një të kthyer të timonit, një goditje rreshqiturazi tek parafangua e pasme me parakolpin e ?shytës?, dy, tre rrotullime në ajër, përplasje tek plepi, dhe, për fat, përfunduam në kanalin anësor. Shoferat e ?shytave? ndaluan dhe të alarmuar u sulën të na ndihmojn
Përveç ?hutimit?dhe një gërrvishje tek balli, ku bulonte pak gjak i Kiços, asgjë tjetër. Dolëm nga makina dhe..?paf, puf? përnjëherë cigaret..Asnjeri nuk fliste. Tym dynjaja..
.Dy shoferat e ?shytave? mbasi u siguruan se nuk kishim gjë më ?zarar?, me vrap nxorrën kavot dhe, një tërhequr ?xhipsit? e nxorrën në rrugë…Kullonte ujë…Shoferi, pasi ?shkuli? copën e parafangos që varej, u fut në xhipse dhe e…ndezi..Ishte në rregull..E la ashtu të ?punonte? dhe ndezi një cigare tjetër…
Ora po shkonte tre..Ç’të bënim?!.
Për çudi, shoferi,i ulur tek tek vëndi tij, sikur të mos kisht ndodhur asgjë, sikur ne kishim qëndruar vetëm për pushim, sa për cigaret, na dha i qetë..- Nisemi…
Hipëm dhe ..u nisëm.
Kiçua vetëm mërmëriste: ?Oii…Ne jemi budallenjë…Idjotë..Të marr..Të shkalluar?…dhe vetëm kaq..
Në Fushkrujë, pimë kafe dhe blemë cigare te tjera..
As nuk diskutohesh që hecnim vetëm me 35-40 km në orë.. Të gjithë na parakalonin. Kishte që edhe i binin borijes me qesëndi,po…kush ja varte…Vetëm paf, puf cigaret…
Në Tiranë hymë në orën pesë e gjysë. Kiçua kërkoi ta ndalonim tek ?Vollga?.
.Shoferi desh të më ndalonte tek kinema ?Partizani? ku gëlonin njerzit, por ja preva shkurt:- Tek qyteti ?studenti? .Godina 20.. .
Sapo mbrritëm lajmërova ?dezhurnen? për Luçin. Pa mbaruar akoma e bërtitura e saj nëpër shkallë:- Luçianën e kërkon ?daja?…Luçi erdhi…- Kam që në orën dy që po pres e veshur ? më mërmëriti…
Tek kinemaja arritëm kur dera po mbyllej…Tërhoqa Luçin për dore dhe shtyva njerzit.
– Ku vete ti ore?- mu hakërrye portieri..
– Brenda ore…Si ku vete!…- ja kltheva…
– Ku ore brenda?.Ku e ke ftesën?..- kerrceu .
– Ç’far ftese ore?!…Unë po vij prej Shkodre, ti..
– Ore. Qenke dhe shkodran zotnija jote?..Ku vete pa ftesë ti?!…Ikë ore, qërohu..- më shtyu dhe kërkoi të mbylli deren.
I vra këmbën dhe gjith forcën e shtyva edhe unë..Dhe nuk dihej se si do të përfundonin këto të shtyra po të mos vinte aty Astrit Totua, piktori i filmit.Sa më pa thërriti:
– Ku je more se ty po të presim?.
– Këtu jam ? i thashë – po s’më le ky…
– Po…s’ka ftesë..- mërmiriti i hutar portieri
– Ça ftese ore…Ky është kryesori..- dhe thërriti fort për andej nga salla.- Erdhi ore erdhi…Prisni pak…
Unë u rrjeshtova me ekipin, regjizorin, skenaristin, operatorin, aktorët ,dhe hipa në skenë për ceremonin e rastit, ndërsa Luçin, siç më tha më vonë, Astrit e uli në sallë pranë mamasë së Bujar Lakos…
As mbaj mend se ku dhe si e kam parë filmin së bashku me Demir Hyskien. Kur mbaroi duartrokitje të fuqishme dhe njerëz që na uronin dhe na shtrëngonin duart.
Luçi, më gjeti vetë se unë s’po mundia, kaq shumë njerëz më rrethuan.
Edhe Luçi se si më shihte. Ajo dinte që isha aktor. Vetëm kaq. Asgjë tjetër..
Vetëm kur dolëm përjashtë dhe u drejtuam për tek ?vollga? ku e kishim lenë me shoferin te takoheshim për kthimin në Shkodër, Luçi, u pështet pas meje dhe më pëshpërit: ? Të kam xhanë?..
Tek ?vollga? sapo hymë, na doli përball Kiçua..Ishte ?bërë çakërrqef.?.
– U,pu, pu,pu..- tha- Atë që pamë sot..Obobobo..S’kam për ta harruar kurrë…Çfarë…. shpëtimi..Një mrekulli…Oh..Një lindje e dytë -tha…
– Ku e kishte fjalën ai shoku?.Shpëtimi? Mrekullia? Lindia e dytë?Pse?..Ç’far ndodhi sotë?…- më pyeti e shqetësuar Luçi kur u ulëm në restaurant..
– Eee…Po..Ja..Atë që..pamë sotë..- e qetësova unë…- Filmi!.. .Për filmin!…Për çfar tjetër?!/CNA.al.
BBC ka përmbledhur librat më të mirë të vitit 2020.1. A prom...
Aktori i njohur, Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtim...
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana k...
Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jet...
Publikohet historia e panjohur të Ferid Tofik Jegenit me ori...
Publikohet një pjesë tjetër e intervistës së dhënë në emisio...
Muzika bizantine, termi bizantin i te ciles na sherben per t...
Edicioni i 23-të i Panairit të Librit “Tirana 2020” ka ndarë...
Sali Brari, këngëtari i muzikës popullore ka ndërruar jetë d...
Mbrëmë në darkë ka ndërruar jetë dirigjenti shqiptar prof. M...
Gazetari Mitro Çela ka bërë një shkrim për të madhin Koço De...
Nga Mero BazeShakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku...
Gazetarja Sonila Meço ka prekur me një shkrim pqër të madhin...
Regjisori Leka Bungo u shpreh se Koço Devole bëri epokë në s...
Lajmi i hidhur për humbjen e të madhit Koço Devole, ka sjell...
Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka ndarë dhimbjen dhe...
Aktori i njohur Agron Llakaj gjatë një lidhje direkte me Abc...
Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar e prekur për humbjen e akt...
Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me një lajm të hidhur, pë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...