Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kartolinë Koço Devoles, për këtë vit të ri?. pa të!
I shtrenjti Koço?
Ti na ike në prag të një Vitit të Ri? Lajmi na hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri? Po, po, të qeshnim!.. Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet dhe lenë aq kujtime, sa nuk harrohen kurrë dhe sillen ndërmend në biseda dyshe dhe në grupe, me fytyrat e çelura nga drita që lenë pas.
Ndryshe prej të tjerëve, artistëve vdekja u merr më pak jetë. Ose, më saktë, tek ata vdes vetëm një pjesë e tyre, ajo pjesa më e dobët, më e stërmunduara, më e dëmtuara: fiziku, shtati?.
Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët, që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen!
Kur mund t?i bëhet njeriut zemra mal kur i ikën një mik i shtrenjtë?! Duket si prapësi, por ja që ndodhi me ty! Ngaqë?. Gazetat, kanalet televizive, të parët e vendit, të gjithë të kishin në gojë. Ishte një ikje e bujshme e jotja, Koço. U krijua një det i gjerë, një oqean me shfaqje dashurie. Ndodhi ajo që thotë populli ynë: vdis pa të të dua! Dukej si festë e çuditshme.. Ne pamë mrekullinë.
Gjynah, që njeriu nuk e gëzon ikjen e tij! Dhe ky oqean dashurie nuk ishte i shtirur, apo i organizuar.
Ndofta ngaqë u kujtuam, u kujtuam se çfarë po humbnim.
Vdis pa të të dua!
Rrimë, rrimë dhe shohim ato video-kujtime që na ke lënë. Shohim telefilmin tënd ?Milioneri? me atë hallexhiun që po i bëhen 30 vjet që kërkon dhe nuk po i rikthehen pronat që ka patur. Sa bukur tingëllon graviteti i temës, loja jote e gjallë!? Lënia e atij hallexhiut në përdorim të demagogëve? Asnjëri nga ne, artistët që lëvruam satirën, deri më sot nuk ka arritur një shpërthim të tillë satirik mbi mashtrimin historik të ndryshimeve.
O Koço Devole!? Cila qe ajo hyjni që të mëkoi me ndjeshmërinë e lartë që ti t?i jepje artit tënd këtë forcë?! Cila hyjni të mëkoi me mësimin që arti duhet të ketë përmbajtje të tilla shoqërore dhe kurrë shërbim për nevojat banale të të qeshurës? Kush ta mëkoi trimërinë të zbulosh parreshtur dhe pa drojë, anët qesharake të regjimeve, të pushteteve, të kameleonizmit të politikanëve? Në artin tënd nuk mungon asnjë nga kryekrerët e vendit të shqipeve, qëkur nisi jeta mbi atë copë tokë të dashur. Sa bukur tallesh ti me mitet e historisë, me datat e ngjarjeve? Mjafton të kërkosh në youtube me atë ushtarin nazist, ku Ballisti e do që të dalë nga Shqipëria e çliruar më 28 nëntor dhe Partizani e kërcënon ta vrasë po nuk doli nga kufiri më 29!
Koço i shtrenjtë!? Të paktë ishit ju që i patët kthyer studiot e këtij televizioni në punishte të bukura! Ti ishe njëri nga ata që punoi më shumë se të tjerët, për të flakur tej shtirjet propagandistike, direktivat nga lart. Kurrë nuk u panë moderatorë, prezentatorë, që të administronin, si ti, gazin dhe brohorimat, në stadiumet dhe pallatet e sportit me katër a pesë mijë vetë, që vinin për ty dhe për të ftuarit artistë, shoqet dhe shokët e tu!
E këto ti, Koço i arrite, se e jetove jetën me nder dhe varfëri, me profesionalizëm dhe etje për kërkime!?
Vetëm para 3-4 vjetësh ty të dekoruan me një titull? Veç, ama, njëzet vjet më parë ne, ca artistë, që nga Amerika u bëmë tok dhe dërguam aty propozimin për këtë farë dekorimi. Nuk na e dëgjuan? Na thanë se këtë dekorim duhet ta propozonte një institucion? E cili mund të ishte ky institucion, më i lartë se ai grup shqiptarësh të mërguar me emrat Piro Mani, Sulejman Pitarka, Zoica Haxho, Kristaq Dhamo, Zhaneta Petushi, Astrit Çerma, Zef Mosi, Spiro Duni, Ferit Hoxha, Ekrem Kryeziu??!
Vdis pa të të dua!?
Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptojmë se kush na la? Që ne nuk e kemi më mes nesh, këtë artist të kompletuar? Ja, tek filmi ?Milioneri? që përmenda më lart ku teknika e skenarit, ritmi, regjia, loja e përkryer aktoriale, dëshmojnë se ti, Koço Devole, je, ? jo ishe? Je, Je! ? Ti je i të njëjtës racë, je anëtar i familjes së madhe të Çaplinëve dhe Beninjëve, që në një film dinjitoz bëjnë dhe shkrimin, dhe regjinë, dhe rolin qendror, dhe dekorin, dhe muzikën? Dhe afishën e filmit!?
Shpirti yt, o Koço Devole, u bëftë dritë për artistët e rinj që do të lindin mbi atë truall të dashur!
Shënim: Kjo kartolinë simbolike u bë mbrëmë element i Koncertit të Funndvitit 2020 në Rtsh.
Bota e artit ka rënë në zi. Ditën e sotme është ndarë nga je...
Dhimitër Orgocka ka lindur në 24 Tetor të vitit 1936 në qyte...
Kisha “Burimi Jetëdhënës” apo e njohur ndryshe si Katedralja...
Arti shqiptar është në zi. Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeç...
Parodistët e Vlorës, edhe pse tashmë kanë mbetur vetëm dy, v...
Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar...
Ditën e sotme Kiço Londo ka dorëzuar detyrën, pak ditë pas s...
Sot aktori dhe regjisori Guri Koço feston 66 vjetorin e lind...
Regjisori shqiptar Ervin Lera po merr pjesë këto ditë në Fes...
Aktori i madh, Robert Ndrenika, këshillon regjisorin Altin B...
Nga Bujar HudhriShumë vjet më parë, kur nisa botimin e veprë...
Tenori shqiptar Saimir Pirgu në një intervistë për Euronews ...
Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli...
Gazetarja Fiori Dardha është infektuar me koronavirus. Lajmi...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me çmimin “Nder i Kombit” ...
Ndahet nga jeta piktorja e njohur Lumturi Blloshmi. Ajo ka h...
*Si sot e 45 vjet më parë, më 25 nëntor 1975, tek kinema “Pa...
BBC ka përmbledhur librat më të mirë të vitit 2020.1. A prom...
Aktori i njohur, Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtim...
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...