web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viti 2020/ Ngjarjet e forta politike dhe përplasjet mes palëve

30 Dhjetor 2020, 15:23, Aktualitet CNA

Viti 2020 ka qenë një vit i mbushur me plot zhvillime, të cilat kanë shenjuar reagime dhe përplasje të ashpra politike në vend. Të shumta kanë qenë zhvillimet që kanë sjellë këto përplasje, duke nisur që nga prishja e Teatrit Kombëtar, miratimi i reformës zgjedhore, plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, pandemia nga Covid-19 dhe pasojat që ka sjellë në pandemi, vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i ?Shqiponjave?, por së fundmi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Plotësmi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese ka sjellë një sërë përplasjesh të forta mespresidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa institucionet e reja të Drejtësisë nisin të marrin formë apo të plotësohen me anëtarët e tyre, Gjykata Kushtetuese mbeti në vendnumëro përgjatë gjithë vitit. Debati për emërimet e kryera në Nëntorin e 2019-ës, nuk është mbyllur. Kërkesës drejtuar Komisionit të Venecias nga Parlamenti, i shtohet, më 23 Janar, dhe ajo nga ana e presidentit Ilir Meta.

Ndërsa ekspertët e Venecias ishin në Tiranë, shumica ndërmorri një tjetër hap që do acaronte më tej marrëdhëniet, prej kohësh të tendosura. Në parlament miratohet më 12 Shkurt, një ndryshim i procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e kufizon atë vetëm te Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta reagoi me tone të forta, duke folur për një atentat të rëndë të mazhorancës ndaj Kushtetutës, me qëllimin e vetëm, kontrollin mafioz të procesit të emërimeve. Pas 48 orësh, ai do të rikthehet per të njoftuar një miting në bulevardin qëndror më 2 Mars ku ?do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të Shtetit?.

Ditët që do të pasojnë deri në daljen në shesh do të jenë të ngjeshura me akuza që presidenti drejton kundër kreut të Këshillit të Emërimeve, Ardian Dvorani, e po ashtu dhe ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për përpjekje për të vënë nën kontroll procesin e emërimeve  duke tentuar sipas tij të marrin kompetencat e Kreut të Shtetit, apo duke falsifikuar shkresat për botimin në Fletoren Zyrtare. Për të dy ai do të dorëzojë padi në SPAK. Ndërsa po një nismë e tij pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, çon në largimin e zotit Dvorani nga Gjykata e Lartë e për pasojë dhe nga KED-ja.

Mbrëmjen e 2 Marsit, siç ka premtuar, zoti Meta firmos në shesh dekretin që i kthen pas parlamentit, ndryshimet ligjore lidhur me betimin e anëtarëve të Kushtetueses. Ndonëse Kushtetuta ja kufizon hapësirat për rastet e shpërndarjes së parlamentit, zoti Meta paralajmëron se do të ndërmarrë nje veprim të tillë nëse shumica nuk tërhiqet. ?Unë Ilir Meta, betohem se atë dekret nuk do të firmos këtu, por do ta firmosë në parlament, atje, në mes të krimit?. Kryeministri Rama kundërpërgjigjet qetësisht: ?Ai mund të firmosë dhe një dekret për t?i shpallur luftë Shteteve të Bashkuara, por parlamenti nuk do ta njohë?.

Një opinion paraprak i Venecias, më 6 Mars, vlerëson se nisma për procedurën e betimit nuk është kushtetuese, ndërsa i jep të drejtë kreut të Shtetit për mënyrën se si veproi në rastin e përplasjes për emërimet në Gjykatën Kushtetues, duke theksuar për pasojë se ajo nuk mund të përbëjë një bazë për shkarkimin e tij. Kjo qasje do të rikonfirmohet dhe në opinionin përfundimtar, publikuar në Qershor.

Trysnia e ndërkombëtarëve ishte e madhe, të cilët kërkuan me ngulm plotësimin e vakancave brenda këtij viti. Deri tani, Gjykata Kushtetuese plotësoi kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e, të cilët kërkuan me ngulm plotësimin e vakancave brenda këtij viti. Deri tani, Gjykata Kushtetuese plotësoi kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e çështjeve, duke u bërë me 7 anëtarë.

Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një ndër kushtet kryesore për Shqipërinë, së cilës në Mars i jepet drita jeshile për nisjen e bisedimeve, por sërish procesi mbetet në vend.

Prishja e Teatrit Kombëtar

Një tjetër ngjarje e veçantë që solli një reagim të madh ishte edhe shembja e Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një godine moderne.

Në 8 Maj qeveria miraton vendimin me të cilin ja kalon Teatrin në pronësi Bashkisë së Tiranës. Ngjarjet rrokullisen me shpejtësi. Më 12 Maj kryeministri deklaron se ?mezi pres të shoh të ndërtohet Teatrin e ri Kombëtar. Dy ditë më vonë, duke kundërshtuar nismën, presidenti Ilir Meta, thekson se ?ky kompleks godinash është një pasuri publike që ka status dhe rregjim juridik të ndryshëm nga pasuritë e paluajtshme shtetërore?. Po atë ditë presidenti dorëzon padi në Gjykatën Kushtetuese. Në mbrëmje, Këshilli Bashkiak kalon vendimin për prishjen e godinës

Një grup artistësh dhe ajo pjesë e shoqërisë civile që e kanë kundërshtuar që në gjenezë projektin, qëndrojnë 24 orë pranë ndërtesës. Në mbështetje të tyre është dhe opozita. Pavarësisht dhe thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar, më 17 Maj, ende pa gdhirë policia ndërhyn me forcë duke nxjerrë nga mjediset ata që qëndronin brenda në mbrojtje të Teatrit.

Pak më pas fadromat do ta rrafshojnë ndërtesën. Për gati 10 orë ndërsa godina ishte rrafshuar plotësisht, zona përreth kthehet në një fushë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë e cila nuk kursen askënd. Për kryetarin demokrat vendi drejtohet nga një kriminel dhe një hajdut ordiner. Ndërsa artisti Edmond Budina, i cili bashkë me të tjerë rezistuan për gati dy vjet, deklaron se këta sot kryen një gjest kriminal. Por për kryebashkiakun Erion Veliaj na u desh të merrnim një vendim të drejtë, por jashtëzakonisht të vështirë. E ulur në rrugë me protestues të tjerë, kryetrla e Lëvizjes Socialite për Integrim Monika Kryemadhi bën thirrje për të mos ju nënshtruar Edi Ramës.

Reagimet ndërkombëtare ishin kritik dhe protestat vijuan për disa ditë rresht.

Miratimi i reformës zgjedhore

Reforma zgjedhore ze nje vend qendror në skenën e debatit politik që nga Janari deri në fund të vitit. Një marrëveshje që përfshiu dhe opozitën jashtëparlamentare çon në ndryshime konsensuale të kodit zgjedhor, por shumica shkon përtej. Ajo prek më pas dhe kushtetutën duke ndryhuar skemën e listës së kandidatëve e duke përjashtuar koalicionet, në formën e organizuar deri më tani.

Opozita bën të qartë që në ditët e para të Janarit se Reforma zgjedhore, e nisur prej një kohe të gjatë, është prioriteti i saj kryesor. Nën trysninë ndërkombëtare, më 14 Janar, ngrihet Këshilli politik, ku socialistët do të ulen me të dy opozitat, atë parlamentare dhe demokratët me LSI-në, duke firmosur një dokument të përbashkët. Të gjitha palët duken të kënaqura. ?Ky dokument sot, garanton atë që ne kemi kërkuar prej kohësh. Që reforma zgjedhore të realizohet me consensus?, shprehet Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike. ?Gjetëm një modalitet që opozita të jetë pjesë e punës së Komisionit të Reformës zgjedhore?, thekson nga ana e tij socialisti Damian Gjiknuri.

Marrëveshja duartrokitet nga komuniteti ndërkombëtar, i cili do të mbiqyrë çdo hap, duke mbajtur një rol aktiv, që do të rezultojë përcaktues për fatin e Reformës. Kërkesat që hidhen në tavolinë nuk kanë pika takimi. Opozita këmbëngul për një qeveri kujdestare para çdo palë zgjedhjesh parlamentare dhe moratorium nga Vettingu për anëtarët e Kolegjit zgjedhor. Shumica nga ana e saj kërkon depolitizim të administratës zgjedhore.

Kompromisi duket i largët, aq më tepër kur si afat është dakortësuar 15 marsi. Dallimet e forta konfirmohen dhe pas një takimi me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar më 4 Mars. ?Partia Demokratike, siç thotë populli të vijë me këmbë në tokë për disa gjëra?, thekson Gjiknuri. E menjëhershme replika e Bylykbashit: ?Nëse Partia Socialiste vjen me idenë se mund të vendosë ajo se cilat janë propozimet e arsyeshme dhe me këmbë në tokë, e çfarë jo, atëherë ka hyrë gabim më 14 Janar?.

Më 21 Korrik kryeministri firmos marrëveshje me opozitën parlamentare. Pas dy ditësh miratohet Reforma e 5 Qershorit. Një javë më pas, më 30 Korrik, kalojnë dhe ndryshimet Kushtetuese. Përkundër reagimeve të shumta ndërkombëtare, kryeministri deklaron se ?nuk është një zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë, as me ambasadoren amerikane, as me ambasadorin e Bashkimit europian, duke i respektuar maksimalisht?.

Debati për listat do të vijojë në shtator ndërsa nisin diskutimet për të përshtatur dhe në Kodin zgjedhor, ndryshimet të cilat miratohen në 5 Tetor. Për ambasadën amerikane nuk bëhet fjalë për shkelje të Marrëveshjes së 5 Qershorit por për ?ndërhyrje shtesë?. Presidenti ka caktuar tanimë 25 prillin si datë të zgjedhjeve.

Pandemia e Covid solli të tjera përplasje mes palëve, ku akuzat për keqmenaxhi dhe abuzim të situatës kanë qenë të shumta. Gjatë muajit mars u duk sikur ujërat mes qeverisë dhe Presidencës u zbutën. Ishte presidenti Ilir Meta ai i cili mblodhi disa herë Këshillin e sigurisë, ku thirri inistrat përgjegjës për të diskutuar mbi masat e marra. Por qetësia dhe dashuria mes Metës dhe Ramës do të ishte shumë e shkurtës, pasi akuzat ndaj qeverisë nisën nga Meta, duke u pasuar më pas edhe nga opozita.

Edhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit nga efektivi i forcave ?Shqiponja? solli të tjera përplasje, që u pasuan me zhvillime të forta politike.

Do të duhej të shënohej kjo ngjarje që Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen nga ministër i Brendshëm, duke u zëvendësuar nga Blendi Çuçi.

Fundviti i 2020-ës solli një sërë ndryshimesh të forta në kabinetin qveritar, ku u zëvendësuan disa ministra dhe zv.ministra. Ditën e djeshme ha dorëheqjen nga posti zyrtar i zv.ministrit të jashtëm, Gent Cakaj. Karrigen e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme do ta marrë Olta Xhaçka, ndërsa ministrinë e Mbrojtjes e ka marrë Niko Peleshi. Gjithashtu Andi Mahila është emëruar zv.ministër i Brendshëm dhe Gjergji Simaku zv.ministër i Infrastrukturës./CNA.al





Lajmet e fundit nga