Kushteve atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot
Dita e mërkurë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosfer...
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Mehmet Çeliku.
Profesor Çeliku ishte një gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore. Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit ?Aleksandër Xhuvani?, në Elbasan.
Prof. Dr Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të gjerë librash, pasi është autor i plot 200 teksteve gjuhësore.
Jetëshkrim për prof. dr. Mehmet Çelikun
Profesor Mehmet Çeliku u lind në Elbasan në 15 janar 1936. Shkollën e mesme e kreu në Elbasan dhe më pas studioi për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji. Me mbarimin e studimeve universitare, filloi punë si bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë nga viti 1958 deri në 1973, vit kur nisi edhe punën në Universitetin e Elbasanit, në atë kohë Instituti i Lartë Pedagogjik ?A.Xhuvani?.
Profili shkencor në Akademi i profesor Çelikut ishte dialektolog. Gjatë 15 viteve të punës në këtë institucion ai hulumtoi mbi njëqind pika të banuara dhe studioi të folmet e gegërishtes jugore dhe të folmet kalimtare. Ishte bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë, vëllimi II, si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1973 prof. dr. Mehmet Çeliku emërohet si pedagog në ILP ?A.Xhuvani?, mori detyrën e përgjegjësit të katedrës së gjuhës, letërsisë dhe gjuhëve të huaja, dhe e drejtoi atë për 19 vjet, deri në vitin 1992, duke i dhënë kësaj njësie një profil të qartë kërkimor shkencor, por edhe një mësimdhënie të nivelit universitar të denjë për traditën e qytetit të Elbasanit. Ai punoi për 41 vite në këtë universitet deri në fund të punës së tij si mësimdhënës universitar.
Mehmet Çeliku ishte titullar i disa lëndëve gjuhësore, si: morfologji, sintaksë, dialektologji, shqipe standarde dhe i tri kurseve speciale në fushë të gjuhës (ku trajtoi probleme të morfologjisë, çështje të normës gramatikore, format e pashtjelluara të foljes); disa nga lëndët dhe kurset e tij janë zhvilluar edhe në Universitetin e Tiranës, por edhe në universitete të tjera të vendit (Gjirokastër, Tetovë etj.).
Ishte rektori i Universitetit ?A. Xhuvani? Elbasan nga viti 1992 deri në 1996.
Përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe gjuhës shqipe e vijoi në Elbasan me të njëjtin intensitet si në vitet e Akademisë dhe në vitin 1980 mori titullin ?Kandidat i shkencave? me disertacionin ?Gegërishtja jugperëndimore?; në vitin 1984 mori titullin ?Docent?; në 1990 mori titullin ?Doktor i shkencave? me disertacionin ?Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe?; në vitin 1994 mori edhe titullin ?Profesor?.
Gjithashtu ai është nderuar edhe me titujt ?Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës? (1987), ?Mësues i Popullit? (1993), dhe ?Qytetar nderi? i Elbasanit (2006).
Veprimtaria botuese e profesor M.Çelikut përmbledh rreth 200 zëra (libra, monografi, përmbledhje, tekste universitare, artikuj, referate, kumtesa), me mbi 3500 faqe të botuara.
Projekti i fundit në duart e profesorit, me të cilin kishte disa vite që po punonte, ishte ?Parafjalët e gjuhës shqipe (vështrim morfo-sintaksor)?, 380 faqe dorëshkrim i daktilografuar.
Artikujt e botuar në organe shkencore janë të shumtë (131 tituj) dhe po ashtu të shumta janë edhe pjesëmarrjet e tij në konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Në 31-31 tetor 2015 Universiteti i Elbasanit organizoi një konferencë shkencore mbarëkombëtare me titull ?Mehmet Çeliku ? personalitet i gjuhësisë shqiptare?, ku morën pjesë 61 kumtues me 53 kumtesa nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut. /CNA.al
Dita e mërkurë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosfer...
Dita e nesërme do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosfer...
OSHEE ka njoftuar për pasojat e motit të keq në zonat më të ...
“Ata që kujtojnë Zotin, të na ndihmojnë dhe ne!” Ky është ap...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka fituar betej...
COVID- 19 i ka marrë jetën arkitektit të njohur korçar Kliti...
Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë.Ra...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po bën thirrje p...
Reshjet e shiut dhe vranësirat do të dominojnë orët e para t...
Ndëshkohen me masë administrative 1357 qytetarë që nuk zbatu...
Ëndrrat dhe shpresat për një vit më të mirë se ai që kemi lë...
Traditat e lashta dhe moderne për të festuar Vitin e Ri në b...
Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore ...
Për familjen e Fitore Muratit, 37 vjeçe, nënë e tre fëmijëve...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se përveç sigurimit të va...
Komisioni Evropian, ka miratuar paketën prej 70 milion euro ...
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dëbo...
Ankthet e shqetësimet që vijnë si rezultat i festave të fund...
Gazetat britanike nisën të shkruajnë për Betin Louin kur ajo...
Ne të gjithë i shmangemi të vërtetës me një farë rregullsie....
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...