Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Pak minuta pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama, ministria e Jashtme ka deklaruar se largimi i Gent Cakajt nga drejtimi i kësaj ministrie është bërë pas dorëheqjes së parevokueshme të këtij të fundit.
Sipas MEPJ lajmin për këtë vendim e bëri të ditur vetë Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook, ku pohoi se pas përfundimit të një sërë angazhimesh që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke mos pasur asnjë synim për t?u angazhuar në kushtet e pragfushatës, në të cilat ndodhet Shqipëria, Cakaj e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.
Cakaj gjithashtu në reagimin e tij, falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen kryeminstrit Rama, si dhe stafit të MEPJ për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.
“Të nderuar qytetarë,
Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.
Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.
Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim. Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!”, shkruan Cakaj./CNA.al
Dy ditë para mbylljes së vitit, kryeministri Edi Rama ka bër...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ‘shpërthyer’ keq ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për ngritjen e Gjykatës Kusht...
Kryeministri Edi Rama, këtë fundvit i ka kërkuar falje famil...
Kryeministri Edi Rama u pyet dhe rreth çështjes së kufirit d...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është py...
Megjthëse sipas specialistëve Shqipëria rënditet si një ndër...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot konferencën e fundivi...
Kryeministri Rama ka bërë me dije se vaksinimi në Shqipëri d...
Bindja Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërke...
Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e punës së Operacioni...
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar mbrëmjen e djeshme Sonila...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot konferencën e fundvit...
“Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese...
Presidenti Ilir Meta ka kritikuar sërish qeverinë për mënyrë...
Presidenti Ilir Meta foli për emërimet në gjykatën Kushtetue...
Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sër...
Presidenti Ilir Meta ka folur sërish mbrëmjen e sotme për çë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se pasi kryemin...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, se opozita do të garojë e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...