Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Sapo u betuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar menjëherë ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Përmes një postimi në rrjetin social, Çuçi shpreh bindjen se Milva Ekonomi do të çojë përpara punët në sektorin e Ministrisë së Bujqësisë. Gjithashtu Çuçi nuk kursehu as falënderimet për bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Bujqësisë që punuan për të përmbushur objektiva këto dy vitet e fundit.
Postimi i plotë i Bledi Çuçit
I dorëzova sot detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zonjës Milva Ekonomi, koleges dhe bashkëpunëtores time të vjetër, me të cilën punuam një vit më parë edhe në hartimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit. Jam shumë i kënaqur që këto dy vite në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arritëm të shtojmë mbështetjen për fermerët dhe të ndërmarrim nisma e reforma me impakt të madh në zhvillimin rural. Prej vitit të ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi.
Shërbimi Veterinar po riorganizohet pas ndryshimeve ligjore dhe do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke iu dhënë mundësi mbi 400 veterinerëve të jenë pjesë e këtij shërbimi kaq shumë të rëndësishëm. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ka hyrë në një fazë ristrukturimi që natyrisht kërkon kohën e vet. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë akreditoi gjatë vitit 2020 plot 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019. Kjo do të thotë më shumë besueshmeri për operatorët e biznesit ushqimor dhe konsumatorët.
Edhe në një vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid 19, bujqësia ishte sektori që performoi më mirë. Tregues domethënës dhe provë e pakundërshtueshme e këtij fakti janë eksportet produkteve bujqësore, me rritje dyshifore. Dhe jo vetëm kaq, por harta e shteteve ku eksportohen produktet tona bujqësore u zgjerua me tregje të reja. Sigurisht që kjo nuk është e rastësishme, por fryt i politikave mbështetëse të qeverisë. Implementimi i Programit IPARD II është gjithashtu një histori suksesi më vete.
Miliona euro të bashkëfinancuara nga BE dhe qeveria shqiptare janë investuar dhe po investohen në sektorin rural dhe agropërpunim, duke hapur vende të reja pune, duke rritur prodhimin dhe konkurrueshmërinë e produkteve tona bujqësore. Përfunduam markatën e peshkimit në Shëngjin, një hapësirë e kompletuar me të gjitha kushtet dhe standardet për peshkatarët dhe tregtarët. Po punohet ndërkohë për markatën e Vlorës e më pas do të hapen kantieret për Durrësin e Sarandën.
Shpreh bindjen se ministrja e re, Milva Ekonomi, do të çojë përpara punët në këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqipare, që kontribuon me mbi 20% në GDP-në e vendit, si dhe do të dijë të adresojë më së miri sfidat me të cilat ndeshen fermerët, agropërpunuesit, operatorët e biznesit ushqimor dhe konsumatorët.
Nuk dua të bëj zinxhirë lëvdatash, që me siguri as ju s?do të donit t?i lexonit prej meje, por falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këto dy vite, duke nisur nga zv.ministrat, kabineti, drejtuesit brenda dikasterit dhe institucionet e tjera të varësisë, si dhe çdo punonjës që është përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale. Pa kontributin tuaj të çmueshëm nuk do të ishte e lehtë as për mua. Mirënjohje për secilin prej jush!
Shumë suksese për Milvën!/CNA.al
Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë nga ShÇBA.Dyshohet se...
Për javën që lamë pas eventi më i diskutuar, në shoqërinë sh...
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar foto ng...
Nga java e ardhshme do të nisë shpërndarja e bonusit prej 5 ...
Nuk vendosën maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administra...
Ish kreu i Partisë Demokratike në Patos Luan Mustafaj, njëhe...
Dje nga zyrat e KQZ u shpërnda një material pune i cili në p...
Sokol Olldashi sot do ishte 48 vjeç, por edhe pse janë bërë ...
Ministria e Arsimit Evis Kushi e cila mori pjesë në vizitën ...
Artistja e madhe shqiptare Justina Aliaj ka mposhtur COVID-1...
Vrasja makabre e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, në...
Në Tiranë, Ushtruesja e Detyrës – Presidente e Kosovës, Vjos...
Pandemia e Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish çdo ditë n...
Gazetari Spartak Koka u shpreh se ministri Sandër Lleshaj ka...
Analisti Arjan Vasjari ka komentuar deklaratën e një dite më...
Kryeministri Edi Rama nuk ishte sot i pranishëm në sallën e ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në q...
Prerja e shiritëve, prezantimi i projekteve, dhurimi i çelës...
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Maqellarë të Dib...
Reparti i posaçëm i policisë “Shqiponja”, ku bënte pjesë edh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...