web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bilanc shqetësues në vend/ Rritet numri i viktimave, më shumë se 750 të infektuar në 24 orë

8 Dhjetor 2020, 15:37, Sociale CNA

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, 14 persona.

Në njoftimin e MSH, thuhet se në 24 orët e fundit, janë kryer gjithsej 2532 testime, 347 persona janë shëruar, si dhe janë raportuar 753 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t?u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar.

Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.

COVID-19 ? Statistika (08 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         753

Të shëruar ne 24 orë      347

Të shtruar në spitale      450

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.532

Testime totale           208.503

Raste pozitive            44.436

Raste të shëruara       22.527

Raste Aktive             20.973

Humbje jete              936

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11364

Fier                  1620

Durrës             1374

Korçë  1119

Vlorë  1053

Shkodër            899

Elbasan            835

Lezhë  775

Berat  742

Gjirokastër  489

Kukës  438

Dibër  265

 





Lajmet e fundit nga