Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Drejtori i spitalit ?Shefqet Ndroqi?, Prof. Dr. Perlat Kapsyzi, përmes një letre publike i ka kthyer një përgjigje akuzave dhe zërave skeptikë për punën që bëhet në këtë spital, ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.
Ai ka një përgjigje për të gjithë ata që i cilëson ?sehirxhinjë nga fronti i Ferrit?. Kapsyzi thekson se kush kujdeset dhe i shërben të sëmurëve, vuan bashkë me ta.
LETRA
Me disa fletë gazete të bëra shuk, ku gjuhëzat e flakës luftonin me lagështirën e letrës, arrita të lexoj emrin tim në kollonën e mjekëve të emëruar në Mirditë, në vitin e largët 1979.
Ndonëse me mesatare 9.73 , nuk mu duk se u përmbys bota, as ëndrrat e mjekut të sapo dalë. Ngushellova veten me faktin që Miredita është emër i bukur.Gjashtë vjet mjek në Malësinë e Oroshit, me pelerinën dhe çantën e ish oficeri madhor ku brenda saj ishte gjthçka që kërkohej për raste urgjente, naten, diten, në vapë me opinga, me çizme në dimërin e acart, ku dëbora zhdukte çdo gjurmë tënden për tu kthyer, me ngushëllonte fakti se si unë ishin dhe 100 mjekë, që ashtu të heshtur pa fjalë dhe pa inventar mizantropie u ndodheshin në çdo moment komunitetit ku shërbenin.
M?u shfaqën kalimthi këto copëza jete nga fillimi i profesionit, sepse deri më sot i konsideroja momente unikale për nga pesha profesionale dhe shpirtërore, të papërsëritshm. Por kisha gabuar.
Kjo pandeminë bëri të kuptoj se ato momente ishin bërë pjesë e qenësishme, ?vuajtje? e shpirtit, trupit dhe, që sa here i kujton, duket sikur diçka ringjallet brenda teje?
Mars 2020? Në mbarë botën coronavirusi po fitonte terren? ?këmbesorët e vdekur?, ecnin dhe shembeshin përballë shërbimeve shëndetësore më të fuqishme të BE, USA. Po ndodhte, e pabesueshme! Me mijra të vdekur, numri i të cilëve po rritej në mënyrë eksponenciale edhe në sistemet e shërbimeve më të fuqishme shëndetësore.
Spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi?, me nje eksperiencë prej 50 vjetësh në trajtimin e infeksioneve dhe komplikacioneve respiratore, me mjekë, specialistë të përkushtuar, plot pasion, u caktua nga MSH si COVID 2 . Ishte një lajm që për herë të parë e morëm nga media?
Dhe lufta filloi ?
I dashur vëzhgues mizantrop? U përllogaritën, u rivlerësuan forcat? Tashmë për një betejë të vërtetë në mbrojtje të jetës, ku vdekja, si kurrë ndonjëherë bariste e shpenguar jo vetëm tek ne, por edhe në sistemet shëndetësore nga më të fuqishmet, duke i sfiduar ato.
I dashur vezhgues mizantrop!
Mundohu të heqësh nga lista jote e mizantropisë ndryshimet e shpejta në kohë reale në infrastrukturë, aparatura, medikamente dhe burime njerëzore. Falë këtyre ndryshimeve pacientët vizitoheshin dy herë në ditë me staf të dedikuar, përveç ndjekjes që bënte çdo mjek.
Dështimet e sistemeve më solide shëndetësore botërore na mprehën vëmendjen dhe shkathtësine, duke paraprirë, shtrirë linjat te reja te oksigjenit, ajrit të komprimuar dhe shtuar kapacitete të terapisë seminitensive?..
I dashur vezhgues mizantrop!
Në këtë vorbull pandemie gjithë personeli shëndetesor i SUSN as nuk u tremb, as nuk uli ritmin, as nuk bëri lista mizantropie. Sanitarë, infermerë, mjekë gjithmonë në levizje pranë të semurëve, duke marre pjesë nga vuajtja e tyre.
Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin. Të vetmit që lumturohen nga vuajtjet, janë sehirxhinjtë e vuajtjeve.
Korbat fluturojne me shpresën që të ndodhë gjëma, që mizantropit t?i kthehet buzëqeshja nga vuajtja e tjetrit dhe të thote ?E thashë qe do ndodhte?.?.
E ndërsa personeli mjekësor SUSN lufton për jetën nëpër ekrane tv shohim ?ekspertë?, të cilët kanë marre persipër t?u tregojnë sistemeve më solide shëndetësore se si duhet të kishin vepruar, se sa lehtësisht mund ta kishin përballuar nëse do kishin degjuar këta këshilltarë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm, të cilët të kujtojne ekspertët që thone se rakia behet edhe nga rrush!?!?
I dëgjoj I përhumbur në përgjigjet e analizave të pacinetëve dhe më duket sikur thonë: ?Pse transheja ka zënë uje, ç?ështe ajo barrelë që i është këputur doreza, ku jane barelambajtësit për të transportuar të plagosurin, perse qellohet me bresheri..? ?!?!
Dhe pulsimet e sinjaleve të aparaturave bashkëkohore më rikthejnë ne realitet. Shqipëria gjatë këtyre 50 viteve nuk ka patur kaq shume pajisje jetëmbështetëse. Ndryshimi është i pakonceptueshëm, i dashur vezhgues mizantrop! Ti rri i kollarisur që, jo rralle xhaketa të rri shtrembër sikur do t?i përshtatet mendimeve të mbrapshta aspak optimiste!
Sa nevojë kemi për optimizëm, për sy, zemra, shpirtra që shohin përpjekjet tona si pjesë e gotës gjysmë plot.. Kjo do t?na jepte force, shprese, kurajo, duke flakur tejet panikun vrastar, që mizantropia ia shton pandemiseë.
Çfarë duhej bërë më mirë?
Shumë duheshin bërë, por, ja, që dhe sistemet shëndetësore të BE nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën, por janë përpirë nga menaxhimi global i gabuar i pandemisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne.
Dhe me duar e këmbë dhe kamera mizantropi numëron I egzaltuar ambulancat në pritje për të shtruar pacientët. E tregon si antivlerë e sistemit shendetesor, ndërkohë që bota me dekada të tera dhe sistemi ynë shëndetesor, ka futur sistemin e triazhimit, pikërisht sistemin e përzgjedhjes së pacientëve në vartesi të gravitetit të sëmundjes.
Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me ?ngarkesa të tonazheve te larta? të cilat as vete sistemet shëndetesor solide nuk I përballun. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti idashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si deshtim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemise se sistemi nuk dorezohet?
Në një nga ditët e rëndësishme të aktivitetit tim si teknicien 20 vite më parë pata fatin të isha i dobishëm për të madhin Dritero Agolli, i shtruar me insufficiency respiaratore në SUSN.
Mbasi e mori veten, me ate zerin e tij të ëmbël që dilte nga shpirti i butë u mundua të më sqarojë për një artikull që kishte dalë ato ditë. ?Doktor,- më tha- ne, gazetarët profesionistë, duhet t?i themi të vërtetat. Por e rëndësishme është të zgjedhim kush është me e dobishmja.Një gazetar thotë një të vërtetë kur përshkruan një shtëpi me disa tulla të thyera, ku në një cep trëndafilat janë fishkur?.dhe dera oborit eshte varur nga pesha e viteve.
Ky gazetar, doktor, ka thënë të vërtetën, por që ky përshkrim kursesi nuk do kishte efektin e përshkrimit të së vërtetës tjeter. Ndonëse dera ishte varur, duket sikur donte të tërhiqte nga mënga për të hyrë dhe befas perballesh me nje kopesht plot lule, ku larmisë së tyre I shtoheshin zerat plot gezim te vocrrakeve të vegjël?.dhe flladi përkedhelte bimësinë manihtëse dhe shpirtat e dlire të vocarakëve?.
Edhe ti, i dashur vëzhgues mizantrop? po përpiqesh të tregosh tjegullat e thyera, bimesinë e tharë? Përpiqu nje here te vetme të paktën te përshkruash shpirtin, përpjekjet, sakrificat për të pakësuar ankthin, vuajtjen, për t?i thënë stop panikut, për të sjellë gëzimin e jetës në sytë që shohin me shpresë.., për të shtuar dritën në fundin e tunelit të pandemisë.
Dhe unë përsëri do të ndjej ato ?vuajtjet?, momentet, përjetimet e viteve të para, dashurinë e atyre njerëzve në malësitë e thella të Oroshit, të cilët më mësuan të përballoj vështirësitë dhe akoma më fort pandeminë e, bashkë me të dhe mizantropinë ndjellakeqe./CNA.al
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur sot lidhur me shifrat ...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mb...
Dashi Të përpiqeni të jeni perfektë kërkon shumë energji, pr...
Covid 19 i ka marrë jetën ditën e sotme inxhinierit Armand S...
Mes të dhënave zyrtare që deklaron qeveria dhe atyre që rapo...
Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ishte i ft...
Ambasada e Shqipërisë në Romë ka dalë me një njoftim të rënd...
Autoritetet e Portit të Durrësit kanë njoftuar se të gjitha ...
Nga dita e sotme e në vazhdim pika Kufitare Kapshticë do të ...
Nga dita e nesërme do të nisë vaksinimi i anti-COVID në Brit...
Një autobus me rreth 50 shqiptarë që ihin nisur drejt Greqis...
Sipas Traditës Orthodhokse dhe të nxitur nga troparet e se...
Moti i keq ka përfshirë sot vendin dhe për të shmangur ndonj...
Vendin e pret një javë e vertetë dimërore. Që prej orëve të ...
Rritja e infektimeve me COVID 19 në Qarkun e Gjirokastrës po...
Java e parë e dhjetorit ka ardhur me një mot më të ftohtë, t...
Duke filluuar nga dita e nesërme, vendin e pret një javë e v...
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kan...
Ministrja e Shendëtësisë,Ogerta Manastirliu, ka publikuar nj...
Nga Anila BASHA(In memoriam)Gjethet e zverdhura të vjeshtës ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...