web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

4 Dhjetor 2020, 07:15, Sociale CNA

Dita e sotme ptitet të sjellë mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1°C deri në 4°C
zoant e ulëta 8°C deri në 17°C
zonat bregdetare 9°C deri në 18°C





Lajmet e fundit nga