web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet moti për nesër

3 Dhjetor 2020, 17:34, Sociale CNA

Moti duket se ka marrë një tjetër kthesë, duke na bërë që të harrojmë ?ditët e verës? që përjëetuam deri tani.

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar. Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e nesërme me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 4°C

zoant e ulëta 8°C deri në 17°C

zonat bregdetare 9°C deri në 18°C

Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!/CNA.al.





Lajmet e fundit nga