web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si t’i shpëtojmë fëmijët nga fryma rebele e “lirisë”

2 Dhjetor 2020, 20:47, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako ? Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës

Fatkeqësisht sot, fëmijët, gjithnjë e më shumë, po bëhen të pabindur ndaj prindërve të tyre. Në shumicën e rasteve nuk kanë respekt ndaj prindit, i thërrasin në emër dhe nuk i dëgjojnë. Sa më shumë rriten, aq më shumë ata rebelohen duke u bërë një problem serioz për prindërit e tyre dhe për shoqërinë.

Por kush e ka fajin për këtë, fëmijët?

Jo. Në radhë të parë e kanë vetë prindërit e tyre, sepse sic? thone?; “fëmija është pasqyra e prindit”. Fëmija atë që sheh dhe dëgjon nga prindi, atë imiton në jetën e tij që kur është i vogël derisa më pas i bëhet zakon.

Nqs prindi është i paedukatë dhe me vese, edhe brenda në familje, po ashtu edhe fëmija nuk ka si të bëhet ndryshe, kësaj i thonë; “ç?te? mbjellësh do të korrësh”.

Tek gjendja e fëmijës, prindi, shikon frutin e punës së tij. ?Kush mbolli grurë, grurë do korri dhe kush mbolli egjër, egjër do korri?.

Sot, prindërit “modern” janë bërë shumë liberalë në edukimin e fëmijëve duke i lënë një hapësirë lirie pa kufi, sepse sipas psikologëve të kohës kjo mënyrë lirie u zhvillon inciativën, madje as nuk duhen qortuar, sepse kështu ata ndrydhen dhe dëmtohet personaliteti i fëmijës.

Kjo lloj lirie  jo vetëm i robëron fëmijët në egon e tyre, por robëron edhe prindërit nga fëmijët. Madje, sot, janë nxjerrë ligje nga shoqëria që e penalizon një prind, i cili guxon të qortojë fëmijën duke i dhënë një dackë, mjafton një telefon nga fëmija dhe prindi të përfundoj në polici dhe fëmija të livadhisë si dëshiron, duke përjashtuar ato raste ku vërtet prindi e tepron me qortimin duke u bërë rrezik për jetën e fëmijës.

Patjetër duhet të jesh shumë naiv që të besosh se shoqëria, shteti e do më shumë fëmijën se prindi i tij.Kjo ?liri? patjetër e ka një qëllim dhe ata që e frymëzojnë dhe e ligjërojnë duan të arrijnë diçka.

Shën Pais Agjoriti na i sqaron këtë lloj ?lirie? rebele ndaj fëmijëve:? Prindërit , që nuk e kuptojnë disiplinën, i lenë tani fëmijët e tyre në një liri të shfrenuar dhe i bëjnë vagabondë të vegjël.Një fjalë, u thua, pesë të përgjigjen dhe me paturpësi!Ata mund të bëhen kriminel nesër. Sot po i zhvidhosin fare fëmijët.

Liri? Mos i prekni fëmijët?. Dhe fëmijët thonë: ?Ku do të gjejmë një regjim si ky?. Duan t?i bëjnë rebel të vegjël, të mos u binden prindërve, mësuesve , të mos duan asgjë. Kjo gjë i lehtëson në qëllimin e tyre. Po të mos i bëjnë fëmijët,  si do t?i bëjnë copa-copa gjërat ata pastaj?Dhe shikon pastaj të mjerët që janë pothuajse të demonizuar?

Shikoni sa ndryshon ajo që mëson Shkrimi i Shenjtë, për edukimin e mirë të fëmijëve, nga ajo që mësojnë sot psikologët liberalë mos i prekni fëmijët.

?A ke fëmijë? Jepu mësim, e që prej rinisë mësoju ta ulin zverkun.

A ke vajza: Ruaju trupin dhe mos u trego me ato fytyrë butë”.

“Kush e do djalin e vet, nuk i kursen thuprat me qëllim që një ditë të gjejë gëzim në të.

Kush e edukon si duhet djalin e vet do të ketë dobi prej tij, e do të mund të lavdërohet prej tijë”.

“Mos jep tepër liri në rini e mos i përc?mo gabimet e tija”.

“Edukoje djalin e ki kujdes për të që të mos heqësh keq e të turpërohesh për shkak të tij” (Libri i Sirakut 27- 22; 30-1-11-13)

Sot, prindi e ka humbur autoritetin prindëror dhe nuk di si të edukojë fëmijët e tij, prandaj edhe fëmijët janë bërë rebel.

Arsyeja është se shumica prindërve, madje edhe me traditë të krishterë, sot kanë humbur marëdhënien me Perëndinë. Nqs një c?ift i martuar e përjashton Perëndinë nga jeta e tyre, dmth nuk kryen misterin e Martesës në Kishë dhe nuk mbetet i bashkuar me Zotin me lutjen e vazhdueshme dhe me Misteret si Pendim-Rrëfimit dhe Kungimit,  ata kurrë nuk do përmbushin martesën e tyre si burrë e grua, por do dështojnë në detyrën prindërore si baba dhe nënë, sepse Zoti thotë; “pa mua nuk mund të bëni dot asgjë” (Joani 15-5).

Po ashtu Zoti ju thotë prindërve, që kanë detyrën të rrisin dhe edukojnë fëmijët: ?I lini fe?mije?t e vegje?l te? vijne? tek une? dhe mos i pengoni, sepse e tyre e?shte? mbrete?ria e Pere?ndise?.? (Marku 10-14)

Kur prindi nuk beson në Perëndi, zakonisht edhe fëmija nuk do besojë, kështu që ligji i Zotit: ?Ndero baba edhe nënë që të kesh jetë të gjatë mbi dhe që do japë Zoti Perëndia yt”,( Dalja 20-12) nuk do zbatohet në atë familje.

Nga kjo do të humbasin të dy palët, prindi do të ndjehet i fyer, i poshtëruar dhe i abandonuar nga fëmijët dhe fëmija, në rebelimin e tij, do të shkatërrohet, sepse nuk do ketë as bekimin e Perëndisë, as uratën e prindërve.

Prandaj edhe fëmijët që sot nuk dëgjojnë rebelohen dhe demonizohen, sepse nuk kanë frikë Perëndie. Përgjegjës për këtë janë prindërit, të cilët nuk i edukuan fëmijët e tyre me besimin tek Zoti dhe nuk kultivuan tek ata: “Frikën e Zotit që është fillimi i diturisë”.(Fjalët e Urta 1-7)

“Pe?r sjelljen e keqe te? fe?mije?ve ne? pe?rgjithe?si fajin e kane? prinde?rit. Nuk i shpe?tojne? as ke?shillat, as disiplina, as rrepte?sia. Ne?se nuk shenjte?rohen prinde?rit, ne?se nuk pe?rpiqen, be?jne? gabime te? me?dha dhe transmetojne? lige?sine? qe? kane? pe?rbrenda tyre. Ne?se prinde?rit nuk jetojne? jete? te? shenjte?, ne?se nuk flasin me dashuri, djalli i mundon prinde?rit me kunde?rshtimin e fe?mijve te? tyre.” (Shën Porfiri Kavsokaliviti).

Sot ka shumë prindër që kanë dështuar dhe janë dorëzuar në edukimin e fëmijëve, sepse pavarësisht se u flasin,  fëmijët nuk i dëgjojnë më.

Nuk ju ka mbetur asgjë, vetëm të ankohën e të qahen për fatin e tyre të keq dhe zhgënjimin që edhe pse sakrifikuan për fëmijët e tyre, ata jua shpërblyen në këtë mënyrë.

Prindërit e dëshpëruar edhe pa shpresë  presin ndonjë mrekulli, që mund ta ndryshojë gjendjen e tyre.

Mrekullitë ndodhin, por jo rastësisht, mrekullitë i bën Zoti, që ka fuqi të gjejë të humburin dhe të ngjallë të vdekurin, sepse: “Ato që jane? te? pamundura për njerëzit jane? te? mundur për Perëndinë”. (Luka 18-27)

Por që të ndodhi mrekullia e Zotit së pari, prindërit që kanë dështuar, për faj të tyre, në edukimin e fëmijëve, duhet të kërkojnë falje dhe të rrëfehen për gabimin e tyre, që Zoti t?i falë ata dhe të dërgojë hirin tek fëmijët që vuajnë nga gabimet dhe mëkatet e prindërve.

Së dyti, prindërit duhet t?u flasin fëmijëve të tyre për Perëndinë dhe t?i drejtojnë në kishë tek Shtëpia e Perëndisë që aty t’iu shërohen plagët e rebelimit dhe të mësojnë të duan dhe t?i binden Zotit dhe pastaj edhe të duan prindërit mbas Zotit.

Kur fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit, sepse janë bërë shumë egoistë sa nuk pranojnë as autoritetin e Zotit, ata nuk duhet të dëshpërohen.

Ndoshta në të tilla situata është më mirë të pushojnë së foluri fëmijëve dhe t?i flasin më shumë me lutje dhe lot Zotit për fëmijët e tyre, ashtu si një atë shpirtëror këshillonte një nënë të dëshpëruar, e cila ankohej se i biri rebel nuk e dëgjonte për ato gjëra që ajo i thoshte edhe për besimin në Perëndinë që ai të ndreqej.

Ati shpirtëror e këshilloi: ?Ti flisni më shumë Perëndisë (me lutje) për fëmijën tuaj dhe jo vetëm fëmijës për Perëndinë.?

Vetëm kështu mund ti shpëtojmë fëmijët nga kjo frymë rebele e ” lirisë? që po i shkatërron.





Lajmet e fundit nga