Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian e të tjera europiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shkurti, përpara se të nisnin kufizimet e udhëtimit të shkaktuara nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga EASO si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje. Nga aplikimet totale të shtatorit, 63% ishin të reja, ndërsa bie në sy dhe numri i lartë i riaplikimeve (238 gjithsej, ose 27% e totalit). Gjithsesi edhe numri i aplikimeve të reja ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë, me shqiptarët që duket se po i gjejnë shtigjet për të ikur, edhe pse zyrtarisht nuk lejohet të udhëtojnë lirisht në BE, që prej marsit, për shkak të kufizimeve në udhëtime nga Covid-19.
Për 9-mujorin, aplikimet për azil arritën gjithsej në gati 5 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë rënë me 72%, për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit, çka ka bërë që shtetet e Bashkimit Europian të kufizojnë hyrjet e shtetasve jo të BE-së.
E dyta në botë, në raport me popullsinë
Ndonëse në rënie në raport me vitin e kaluar, aplikimet për azil nga shqiptarët vijojnë të mbeten më të lartat në rajon. Në shtator, kishte 238 aplikime nga Kosova, nga Serbia 2012, nga Bosnja 141 nga Maqedonia e Veriut 79 dhe nga mali i Zi vetëm 10.
Në raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator, me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë. Pas Shqipërisë renditet Gjeorgjia, me 20 aplikime për 100 mijë banorë. Më pas vjen Afganistani (13.2), ndërsa renditja vazhdon me Kosovën, që është e dyta në Ballkan me tendencën më të lartë për të ikur në BE.
Ndonëse shqiptarët vijojnë të ngulin këmbë, duke kërkuar azil në BE, ata kanë refuzime shumë të larta. Sipas EASO, gati 99% e vendimeve në shtator, ishin negative.
Aplikimet për azil në BE
Bllokimet e pjesshme, ndalimet e udhëtimit dhe masa të tjera parandaluese shëndetësore vazhdojnë të zvogëlojnë lëvizjen e azilkërkuesve në përgjithësi dhe nivelin e aplikimeve për azil në BE+, shkruan EASO.
Në shtator kishte pothuajse 42 800 aplikime për azil, me rritje 7% nga gushti, por në përgjithësi, aplikimet mujore mbetën në afërsisht dy të tretat e niveleve para-COVID-19 (Janar dhe Shkurt).
Sirianët, Afganët, Kolumbianët, Venezuelasit dhe Pakistanezët paraqitën më së shumti aplikime (pak më shumë se dy të pestat e të gjitha aplikacioneve në BE +).
Midis 30 shtetësive me më shumë kërkesa, kolumbianët dhe peruanët ishin të vetmit që kërkuan azil kohët e fundit më shpesh sesa në vitin 2019.
Përqindja e riaplikimeve (11%) ishte edhe më e lartë se para shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Pak më shumë se 48,000 vendime të shkallës së parë u lëshuan në shtator në BE +, një rritje prej 11% krahasuar me gushtin e vitit 2020. Kolumbianët, Sirianët, Venezuelasit, Afganët dhe Irakenët morën më shumë vendime dhe më shumë se në gusht 2020./Monitor
Sot u bënë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, lëkundjet e të...
Gazetarja Kristiana Pemaj ka treguar historinë e familjes Gj...
Një debat i ashpër u zhvillua mes Pano Sokos dhe Artan Shkre...
Sot u shënuan një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019...
Banorët që ngelën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019...
Gjykata Kushtetuese vijon të mbetet në pikëpyetje nëse do të...
Mjeku Adrian Fandi në një intervistë përmes skype për “Ora N...
Ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor është zhvilluar ...
Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë një “shkelës i rregullt...
Pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që nëpër s...
Sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nentorit të vi...
Zbardhet lista e ilaçeve COVID që do të përfshihen si pjesë ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një...
Vijon infektimi md Covid-19 brenda institucioneve arsimore n...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka ...
Pas më shumë se 8 muajsh që nga nisja e pandemisë Cocid-19 n...
Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi i ka “tërhequr veshin” kry...
Ambasada e SHBA në Shqipëri ka përkujtuar një vjetorin e të...
Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu ka kujtuar 1-vje...
Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...