LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta shet Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu

24 Nëntor 2020, 12:56, Politikë CNA
Ilir Meta shet Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu

Ilir Meta dukshëm është shfaqur më shumë se i shqetësuar në intervistën për ABC News, në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin edhe si pasojë e zgjedhjeve amerikane, por edhe qëndrimit të fortë të ambasadores Yuri Kim pak ditë më parë.

E cila bëri të ditur se shpallja ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla si i ?pandehur? është vetëm hapi i parë i rrëzimit të pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë në vend.

Në mënyrë të prerë, Meta e ka shitur njeriun e afërt që e mbrojti gjatë dhe fort, ku u investua edhe me një betejë personale me ambasadorin e atëhershëm të SHBA-së në Tiranë Donald Lu.

?Adriatik Llalën nuk e ka bërë Ilir Meta prokuror të përgjithshëm. Ky është një spekullim, mashtrim. Për çdo shkelje ligji që ka bërë ai të mbajë përgjegjësitë e veta?, deklaroi Meta, duke dhënë qartë mesazhin e shitjes apo hedhjes së ish-kryeprokurorit, të cilin prej dy vitesh i rri ngjitur me avokatë pranë tij, e që vetë Llalla komunikon vetëm me prokurë dhe as nuk i takon personalisht.

Por realisht, Ilir Meta nuk thotë të vërtetën kur thotë që nuk e ka bërë ai Adriatik Llallën Kryeprokuror.

Në dhjetorin e vitit 2012, pro Llallës që mori 75 vota në Kuvend, ka votuar në mënyrë të plotë mazhoranca PD-LSI me përjashtim të Jozefina Topallit, e cila në mënyrë demonstrative nuk ka marrë pjesë në votim, duke dhënë kështu një qëndrim politik për Prokurorin e Përgjithshëm.

Opozita e Edi Ramës abstenoi, që gjithashtu është qëndrim politik, ndërkohë që disa deputetë nga partitë e vogla, duke nisur nga Vangjel Dulja votuan pro Kryeprokurorit që propozoi mazhoranca.

E të vijmë më pas tek përplasja me Donald Lu që Meta udhëhoqi fuqishëm në vitin 2016, e për të cilën tha se ambasadori amerikan, pas 10 ditëve i ka kërkuar falje.

?Ka pasur një deklaratë, që ambasadori amerikan, ka kërkuar falje në atë kohë, që minoi funksionimin e KED. Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe ne fund fare tha se më gënjyen socialistet?, tha Meta në ABC News.

Ç?ka është fake news i hapur, siç ka nxitur e ushqyer me qindra lajme të rreme sa ishte Donald Lu ambasador e më pas kur mori emërimin nga Presidenti Trump në Kirgistan.

Madje edhe vendin aziatik e ka bërë pjesë të politikës së brendshme Meta, pikërisht nga inati që s?i del në lidhje me Donald Lu-në.

Në këtë logjikë, ku Meta gënjën për Llallën, nuk e ka për gjë të bëjë të njëtën gjë edhe për Donald Lu. Po a mund ta imagjinojë kush ambasadorin Lu, i cili udhëhoqi një betejë epike për reformën në drejtësi në Shqipëri t?i kërkojë falje Ilir Metës, duke i hyrë mik Arta Dades?

Sa për kujtesë: siç edhe sot, atëherë Meta kërkonte të kapte KED, që është institucioni që bën renditjen e njerëzve që emërohen në organet e lartë të drejtësisë. Në atë kohë në bashkëpunim me Llallën, përgatiten për drejtuese të KED: Rovena Gashin, njeriun e afërt të ish-kryeprokurorit.

Ky akt u cilësua makinacion nga ambasadori Lu, i cili pas kësaj udhëhoqi një betejë të veçantë me Llallën, të cilit fillimisht ju hoq viza për në SHBA, madje demonstrativisht, e më pas u shpall non grata nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

Por problemi i Metës është se nuk është vetëm Donald Lu-ja mankthi i tij, të cilën s?e harron edhe pse është mijëra kilometra larg Tiranës, atë e ka edhe me ambasadoren Yuri Kim, të cilës i dërgon sërish një mesazh të fortë, pasi ambasada mbështeti Arta Vorpsin dhe takoi Ardian Dvoranin kur ky i fundit u sulmua nga Presidenti.

?Nuk pres unë nga ata që dalin në krah të atyre që mbështesin në krah të Arta Markut. Arta Vorpsit, Dvoranit, t?u dhimbset popullit. Kushdo që do territorin tonë, por përbuz popullin tonë, nuk do të jetë miku ynë?, tha Meta, duke e thënë shkoqur e qartë se për të amerikanët nuk janë miqtë e shqiptarëve. E pikërisht këtu bëhet fjalë për degradimin e Presidentit si institucion; pasi për Shqiptarët, SHBA është miku e partneri më i mirë dhe më i afërt, e kjo kushdo që të jetë në qeveri e presidencë në Tiranë.

Por realisht, ajo deklaratë e Metës, duket se është vulosja e gremisjes përfundimtare të relacioneve të tij me Uashingtonin zyrtar, të cilat dukeshin prej kohësh, por që tani ka marrë formë më të plotë. (TemA)

Lajmet e fundit nga