web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Duhet transparencë për shifrat"/ Meta: Qeveria jo në nivelin e duhur për përballimin e pandemisë

23 Nëntor 2020, 20:16, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën shëndetësore në vendin tonë dhe për akuzën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për fshehjen e numrave të viktimave.

Meta tha se Prokuroria duhet të hapë hetimet lidhur me këtë çështje dhe të bëjë transparencë.

?Mendoj se Prokuroria i detyrohet popullit shqiptar për të hetuar dhe verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga Basha, por edhe kryeministrit i takonte t?i bënte thirrje Prokurorisë për të hetuar në mënyrë që të mos mbante asnjë përgjegjësi.

Transparenca duhet të kërkohet nga qeveria për të patur mbështetje efektive nga të gjithë. Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit shqiptar, pasi duhet të hetojë edhe për abuzime të thjeshta dhe jo më për çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Kjo do të ndihmonte për një bashkëpunim më të përgjegjshëm?, u shpreh ai në Abc News.

Sipas tij, qeveria dhe kryeministri nuk janë dhe nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin e duhur për përballimin e pandemisë.

?Qeveria dhe kryeministri nuk janë në nivelin e duhur në përballimin e pandemisë. Madje do thoja që nuk ka qenë as në fillim të këtij procesi?, vijoi Kreu i shtetit.

Ai ngriti akuzat se qeveria nuk i ndoqi rekomandimet që ka dhënë OBSH, opozita dhe vetë presidenti, që kishin të bënin me rritjen e testimeve, gjurmueshmërisë dhe përgatitjen për valën e dytë.

U bënë shumë përpjekje për ta mbajtur situatën sa më të qetë, por për fat të keq nuk u ndoqën rekomandimet e OBSH-së, opozitës dhe presidenti prej kohësh, që kishin të bënin me rritjen e testimeve, gjurmimit dhe mbajtjes në kontroll dhe përgatitjen për valën e dytë, se u krijua ideja që me ngrohjen e temperaturave do të vendosej në kontroll dhe nuk u shfrytëzua si duhet kjo periudhë, duhet të ishim mbi 2 mijë shtretër, jo vetëm në Tiranë por edhe në spitalet rajonale, duhet të ishin pajisjet përkatëse, të oksigjenit, duhet të ishin porositur nga shteti?, nënvizoi Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga