Skandali i tokave në bregdetin e Dhërmiut/ Ben Blushi presion drejtësisë?
Në 2014, Presidenti i Republikës në atë kohë, Bujar Nishani,...
Situata pandemike në vendin tonë ka përplasur ashpër partitë politike në vend. Ndonëse numri i të infektuarëve dhe viktimave është i lartë, krerët e partive kanë nisur akuzat në drejtim të njëri-tjetrit.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se demokratët nuk po bëjnë politik me pandeminë e COVID, siç mazhoranca i ka akuzuar.
Një gjë e tillë për Kason nuk është aspak e vërtetë, madje ai ka drejtuar gishtin nga qeveria duke e akuzuar se është ajo që po përpiqet që këtë situatë ta shfrytëzojë për të marrë avantazhe elektorale.
Kaso tha se denoncimet e bëra nga PD-ja janë solidaritet me shqetësimin e qytetarëve dhe mjekëve, jo mjet për të marrë pushtetin.
“Nëse ka një forcë politike që po përdor pandeminë për të marrë avantazh jo ligjor dhe të pamoralshëm është vetëm mazhoranca e drejtuar nga Rama, të solidarizohesh me qytetarët dhe shqetësimin e tyre, me mjekët heronj dhe infermierët nuk do të thotë që të mbyllësh gojën para shkeljeve të rënda, që në disa raste përbëjnë krime të rënda, detyrë që opozita e ka në çdo vend të botës”, tha Kaso.
Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar mbledhjen me më shumë se 10 persona, Kaso thotë se e kufizon PD-në, por shtoi se janë marrë masa për të mos ulur efikasitetin e fushatës zgjedhore. Ndalur këtu, Kaso ka zbuluar se selia blu ka disa skenarë për të bërë fushatë zgjedhore në kohë pandemie, që është një gërshetim midis mënyrës tradicionale dhe asaj online.
“Vendimi i Komitetit Teknik, nga skema tradicionale e opozitës, shkakton një farë kufizimi, por kemi marrë masa që të mos ule efikasitetin e fushatës zgjedhore. PD është në kontakt të përditshëm me qytarqytetarët e të gjithë shtresave, zonave dhe denoncimet e shumta që ajo ka bërë, ne jemi në krah të qytetarëve jo vetëm për të mbledhur problematiket, por edhe ndihmuar në zgjidhje jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore, por edhe ekonomike. Pandemia i kufizon mënyrat dhe mjetet që do përdoreshin në kohë fushate. Kemi gati disa skenarë, që ndërthurin jo vetëm metodologjinë tradicionale të fushatës, me ato që janë dhe risitë teknologjike me kontakte jo të drejtpërdrejta, mundësi që falë avantazheve teknologjike janë të pafundshme. Në varësi të sitiuatës në momentin jo vetëm të fillimit zyrtar, do të gjendet mënyra më e mirë për ë komunikuar me qytetarët, në mënyrë që ruajtja e shëndetit të qytetarëve të mos cënojë bërjen e një fushatës elektorale”, tha Kaso për Report Tv.
Ai nuk i kurseu akuzat për qeverinë se po përdorë administratën për fushatë.
“Kjo qeveri dhe ko mazhorancë po shfrytëzon në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe administratës në funksion të fushatës zgjedhore, por pavarësisht, kjo s’do e çojë drejt një rezultati pozitiv se jemi të bindur më shumë se kurrë se 25 prill do të prodhojë rotacionit”, përfundoi Kaso./CNA.al.
Në 2014, Presidenti i Republikës në atë kohë, Bujar Nishani,...
Është regjistruar në Gjykatë partia e Jozefina Topallit, “Lë...
Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se në zyrat e qeve...
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për fshehj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka publikuar...
Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e sotëm vizitoi n...
Nga sot rihapet gara për rindërtimin dhe operimin e Aeroport...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm k...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar mëngjesin e sotmë një foto...
Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjev...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur sërish a...
Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi një video dhe dekl...
Aktori i njohur i humorit dhe anëtari i kryesisë së PD-së, J...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për si...
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur sot një takim...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shkruar...
Partia Demokratike ka publikuar një videomontazh dhe ka ngri...
22 vite më parë u bë Referendum i 22 nëntorit 1998, ku u mir...
Duke marrë shkas nga disa foto të publikuara në media, ku sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka sht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...