“Situata është jashtë kontrollit”/ Berisha tregon kush është vatra e përhapjes: Të mbyllen menjëherë
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se shkollat duhet të ...
Partia Demokratike i është rikthyes serish akuzave për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku ish deputeti Xhemal Gjunkshi e akuzoi pak ditë më parë se përdor helikopterin për fushatë elektorale në Dibër.
Ndërsa sot, ishte ish deputetja Albana Vokshi ajo e cila u shpreh se punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Vokshi tha se ministrja duhet të japë dorëheqjen.
Ndër të tjera, ish deputetja tha se Xhaçka vijon të heshtë sepse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, që sipas saj edhe ky i gudit është i babëzitur për luks të shfrenuar.
Deklarata e plotë e Vokshit
Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama. Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.
Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10?mijë euro. Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie.
Gjatë këtyre orëve, pasi është publikuar video nga kolegu Xhemal Gjunkshi, janë me mijëra mesazhet e qytetarëve, që shprehin tronditjen për këtë vjedhje të hapur dhe këtë arrogancë të pafalshme të shpërdorimit të pushtetit.
Për qytetarët është e papranueshme që në mesin e kësaj krize të dyfishtë, ekonomike dhe shëmdetësore, Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të harxhojë 10 mijë euro për të shkuar më Peshkopi me helikopter për fushatë elektorale.
Askush nuk mund ta pranojë që Olta Xhaçka të shpenzojë 10 mijë euro për një udhëtim privat me helikopter, kur më spitale njerëzit vuajnë për të gjetur një shtrat. Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, i cili blen vetë bombolën e oksigjenit dhe që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.
Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.
Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t?u ketë kërkuar falje shqiptarëve.
Personaisht, besoj se kjo nuk do të ndodhë. Ka një arsye pse Ministrja e Mbrojtjes vazhdon të heshtë për këtë skandal. Aja ka mbrojtjen e Edi Ramës, i cili ka treguar se ndan të njëjtën mendësi dhe babëzi për luks të shfrenuar dhe udhëtime me avionë privatë me paratë e shqiptarëve.
Na kushton më lirë t?i largojmë këta qeveritarë të pangopur e të korruptuar, që tallen dhe vjedhin qytetarët në ditën më të vështirë. Shqiptarët kanë mevojë për një qeveri dhe një kryeministër që punon për ta!/CNA.al.
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se shkollat duhet të ...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me g...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nuk ka marë uri...
Ish deputeti i PD, Edi Paloka thotë se denoncimet e opozitës...
Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen...
Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbr...
Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do t...
“Shqiptarët të mos presin zgjedhje daneze se nuk ka ndodhur ...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të koduar për kryem...
Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është ...
Presidenti Ilir Meta mori pjesë dy ditë më parë në festën e ...
Ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i viktimave...
Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është ...
Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është ...
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj akuzon se...
Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është ...
Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën shëndetësore në v...
Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar deklaratën e kryetarit t...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes nj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka publ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...