SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në ekonomi është 2,4%. Në këtë sektor sigurojnë jetesën rreth 56 mijë persona. Baret dhe restorantet kanë një kontribut të rëndësishëm në këtë segment. Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.
Frekuentimi në bare dhe restorante në këtë periudhë shënoi rënie, çka solli reduktim 40% të xhiros për këtë shërbim sipas përfaqësuesit të Shoqatës, Enri Jahaj.
?Edhe pse institucionet shtetërore shpeshherë kanë deklaruar për rrezikun e infektimit gjatë mbrëmjes, nëpër bare dhe restorante, aktualisht pas orës 20:00 në këto njësi, në zonën e ish-Bllokut dhe vende të tjera të Tiranës nuk ka asnjë klient. Njerëzit janë të frikësuar nga infektimi, ndërsa për shumë të tjerë të ardhurat janë reduktuar nga humbja e punës. Shumë biznese po mbyllin aktivitetin, sidomos baret dhe restorantet familjare. Klubet e natës kanë falimentuar, ndërsa taksat dhe detyrimet për ta nuk kanë ndryshuar?.
Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve për një ?lockdown? të dytë janë për falimentim të 30% të strukturave të këtij shërbimi në Shqipëri. Enri Jahaj paralajmëron nisjen e protestave, nëse ata nuk do të mbështeten financiarisht nga qeveria.
?Nëse bëjmë retrospektivë, duke parë situatën e infektimeve në fillimet e pandemisë ishim të parët që propozuam mbylljen e bareve dhe kur doli vendimi i muajit mars, rezultonte se gjysma e bizneseve ishin mbyllur. Nga ana tjetër, shumë biznese ende nuk kanë përfituar ndihmën financiare të premtuar nga qeveria, madje shumë prej tyre iu është refuzuar aplikimi për arsye nga më absurdet. Kur ne kërkonim hapjen dhe lehtësimin e masave, ishim të fundit që u dëgjuam dhe përgjigjja që na erdhi nga institucionet ishte, se qeveria ka bërë këtë dhe atë për tërmetin dhe pagat e luftës.
Propagandë, e asnjë zgjidhje. Në kushtet ku po bëjmë biznes, një kufizim pa asnjë lloj ndihme do të ishte katastrofik për të gjithë biznesin HoReCa, duke mos na dhënë asnjë lloj zgjidhje tjetër, përveç daljes në rrugë dhe kërkimit të të drejtave për investimet tona, që të kemi sadopak dinjitet ne dhe stafi ynë?.
Dëmet e COVID-19 tek industria e eventeve
Pavarësisht se në strukturën e ekonomisë, pesha që zë sektori i artit, argëtimit dhe çlodhjes është më e ulëta, rreth 1%, dëmi parashikohet të jetë i lartë për ekonominë, pasi sektorit i janë pezulluar eventet dhe festat e fundvitit. Aktualisht, më të prekurit nga kjo situatë janë kompanitë që merren me organizimin e eventeve. Ndryshe nga sa shpresuan këta operatorë, edhe pas hapjes së ekonomisë, qeveria ende vazhdon të ketë në fuqi vendimin për mosmbajtjen e tyre. Përfaqësuesi i ?Geraldina Sposa?, një ndër kompanitë më të mëdha në vend për eventet, Armand Peza, tha për ?Monitor? se humbjet monetare për industrinë në tërësi deri tani llogariten 400 mln euro. Sipas tij, dëmet janë shkaktuar nga pezullimi i dasmave, festave familjare në ambiente të mbyllura, mbrëmjeve gala të promocionit që zhvillojnë korporatat, panaireve, ekspozitave, mosfunksionimi i protokollit të shtetit etj. (në këtë periudhë janë mbajtur vetëm festat e ditëlindjeve, kur zhvillohen në ambiente të hapura). Z. Peza parashikon që humbjet të rriten për shkak të moslejimit të festave për fundvit.
Drejtori i ?Balkan Film Market?, Andamion Murataj, e konsideron vendimin për pezullimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike pa mbështetje financiare, si bumerang për vetë shtetin. ?Sektori i artit dhe i kulturës është pjesë integrale e atyre që quhen kreative të industrisë. P.sh., bumi i koncerteve dhe festivaleve të verës lidhet me fluksin e turistëve në plazhe. Sezoni teatror i vjeshtës dhe ekspozitat për periudhën shtator deri për Vitin e Ri lidhet me kthimin e studentëve dhe qytetareve në qytete. Pra arteriet kryesore të ekonomisë shqiptare do të ndikohen rrënjësisht nga mbyllja e vendit. E rëndësishme është të kuptohet se qeveria, duke mos hedhur investime ekstra në industrinë krijuese, siç po ndodh në çdo vend, në fund do të paguajë kosto të lartë, pasi edhe bumerangu do të jetë më i lartë. Në shtete si Italia, Greqia, Kroacia, etj., nuk është se qeveria e do më shumë artin dhe kulturën që po hedh para me tepri në këta sektorë, thjesht po lehtëson koston financiare që do të paguajë më pas. Pikërisht kjo nuk po arrihet të kuptohet te ne. Nëse mbyllen bizneset e lidhura me artin dhe kulturën, si mungesë e mbështetjes qeveritare, kostoja është e shumëfishtë, se jo vetëm tkurr ekonominë, rrit papunësinë, por do të rrisë edhe koston që duhet të paguajë qeveria për këta të papunë. Si rezultat do të rritet krimi dhe emigracioni, kostot e të cilave janë përmbytëse për nivelin ekonomik që ndodhet vendi?./Monitor
Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instit...
Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vën...
Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin ...
Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fun...
Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të E...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 23-vj...
Duket se Pandemia ka ulur vetëm kërkesën dhe ofertën për pas...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritu...
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë...
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo ...
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontri...
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete ...
Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit preten...
Keqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend dhe masat e mund...
Qeveria ka bërë gati një ndihmë financiare për bizneset e vo...
Banka e Shqipërisë deklaron se ka një plan rezervë masash, n...
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...
Banka Botërore është e mendimit se qeveria duhet të vijojë m...
Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe indivi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...