Banka e Shqipërisë thirrje qeverisë/ Nëse kriza thellohet, të mos ngarkojë kosto të tjera mbi bankat
Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizë...
Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe individët) pritet që të jenë 437 miliardë lekë (3.3 miliardë euro) në vitin 2020, me një rritje prej 7% në krahasim me atë që planifikohet të mblidhet në 2020-s. TVSH, një taksë që në finale paguhet nga konsumatori, është zëri kryesor i buxhetit me 32% të të ardhurave tatimore. Akcizat, sërish një taksë mbi konsumin, janë zëri i dytë kryesor, me 11% të totalit. Më pas renditet tatimi mbi të ardhurat personale, me 10% të totalit, taksa nacionale dhe të tjera (8.8%), tatimi mbi fitimin (7.4%).
116 mln euro TVSH më shumë
Ministria e Financave ka programuar që më 2021 të arkëtojë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143.5 miliardë lekë. Kjo shumë është 9.7% më e lartë se plani në aktin normativ 2, por në raport me arkëtimet faktike të cilat po rezultojnë më të ulëta, rritja e të ardhurave nga TVSH-ja vitin që vjen do të jetë 15.4 miliardë lekë, ose 12% më shumë. Burimet e rritjes së TVSH-se në vitin 2020 do të jenë rritja ekonomike, rritja e importeve dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nga përmirësimi i administrimit të TVSH-së, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.
Tatimfitimi, 50 mln euro më shumë
Të Ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të arrijnë në 33 miliardë lekë gjatë vitit 2021, me një rritje 8.7% mbi programin e këtij viti, por në raport me zhvillimet faktike të këtij viti, rritja e planifikuar e arkëtimeve të tatimit mbi fitimin vitin që vjen do të jetë 19.2%, ose 5.3 miliardë lekë më shumë. Sipas analizës së Ministrisë së Financave, rritja e arkëtimeve nga fitimet e bizneseve do të gjenerohet nga rikuperimi i ekonomisë, çka do reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve dhe në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.
Akciza, 36 mln euro më shumë
Të ardhurat nga ?Akciza? vlerësohen të jenë 49 miliardë lekë, me një rritje prej 4.4 miliardë lekësh, ose 9.9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2020 dhe 8.2% më shumë se sa plani në aktin normativ të këtij viti. Sipas Ministrisë së Financave, faktorët kryesorë që do të ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare, si dhe forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, si dhe disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.
TAP, shtesa 38 mln euro më 2021
Të ardhurat nga ?Tatimi mbi të Ardhurat Personale? parashikohen 41 miliardë lekë, me një rritje prej 4.7 miliardë lekësh, ose 12.9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2020. Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rritja ekonomike dhe impakti i saj në nivelin e pagës mesatare, si dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat, bazuar në ecurinë e vitit 2019, si dhe incentivat për nxitjen e punësimit bazuar në paketën mbështetëse për rritjen e punësimit Covid-19. Të krahasuara me planin në aktin normativ 2, të ardhurat buxhetore nga TAP pësojnë rënie me 0.2%. Analiza e treguesve buxhetorë, sidomos në të ardhura, vështirësohet për shkak se realizimet faktike janë shumë më të ulëta se planet që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë.
Nga Taksat Nacionale, 30 mln euro shtesë
Të ardhurat nga ?Taksa Nacionale dhe të tjera? vlerësohen të jenë 38 miliardë lekë. Parashikimet për këtë taksë, për vitin 2021, janë 11.2% ose 3.8 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2020, dhe bazohen në efektet e rritjes ekonomike dhe rritjes së taksës së qarkullimit të automjeteve, si rezultat i rritjes së sasive të karburantit që do të hidhen në treg. Në raport me aktin ?normativ 2?, ato janë gjithashtu 5.5% më të larta. Të ardhurat nga ?Taksa Doganore? në vitin 2021 vlerësohet të jenë 6,5 miliardë lekë, me rritje 284 milionë lekë krahasuar me vitin 2020. Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes së importeve të tatueshme, si dhe disa efekte minimale nga lëvizja e tarifave doganore.
Kontributet 43 mln euro rritja
Të ardhurat nga ?Kontributet për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore? në vitin 2021 parashikohet të rriten me +5.9%, ose +5.4 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2020, ndërsa në raport me aktin normativ në fuqi, 5.7%. Të ardhurat gjithsej nga kontributet pritet të jenë 96.3 miliardë lekë, nga 90.9 miliardë lekë që do të arkëtohen në vitin 2020. Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në rritjen e numrit të punëmarrësve, forcimin e administrimit nëpërmjet kontrollit të nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale. Të ardhurat nga kontributet do të rriten edhe nga rritja e pagës minimale, e cila rrit kontributet e paguara për 28% të punëmarrësve. Rritja e pagës minimale nga 26 mijë në 30 mijë lekë ka një efekt vjetor në të ardhura, rreth 3 miliardë lekë.
Pushteti vendor, 20 mln euro më shumë të ardhura
Pushteti vendor do të gjenerojë 25.4 miliardë lekë të ardhura në vitin 2021. Kjo shumë planifikohet të jetë 2,3 miliardë lekë më e lartë se plani në aktin normativ në fuqi të këtij viti, ose 10.3% më e lartë. Për 8-mujorin e vitit 2020, njësitë e vetëqeverisjes vendore në shkallë kombëtare kanë mbledhur të ardhura në masën 14.9 miliardë lekë. Kjo shifër është rreth 2.3 miliardë lekë më pak se vlera e të ardhurave të mbledhura gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2019. Parë në këtë këndvështrim, ulja e efektshmërisë së mbledhjes së taksave nga pushteti vendor për vitin 2020 ka ardhur si pasojë e një situate të vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19, sipas financave. Në këtë drejtim, të ardhurat vendore janë ulur me rreth 13% në 8-mujorin e vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Monitor/
Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizë...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projekt...
Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në me...
Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i...
Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që a...
ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë ...
Pandemia e COVID-19 e ka zhytur rajonin e Ballkanit Perëndim...
Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej...
Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së...
Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në...
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ministrja...
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin e vitit 20...
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku ...
Një Europë e re dhe një Shqipëri e re do të shihet në të ard...
Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të...
Terapitë dhe vaksinat do të mbërrijnë, por pas disa muajsh. ...
Mirëmenaxhimi i financave publike si mjet për adresimin e ri...
Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të invest...
Pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë dhe urinë për s...
Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...