Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014.
Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.
Mjekët, përfaqësuesit e depove farmaceutike dhe farmacistët, të kontaktuar nga Monitor, thanë se arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19, ku përhapja masive e virusit që nga shtatori dhe që po vijon të kulmojë ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.
Kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për ato më të fortat, për të cilat mjekët kanë paralajmëruar shpesh se po përdoren pa kriter. Përfaqësuesit e depove farmaceutike thanë se ka kërkesë shumë të lartë edhe për vitaminën C, madje ata po hasin dhe problem për furnizimin me këtë produkt, pasi në të gjithë botën ka një përdorim të shtuar të saj. Krahas vitaminës C, ka kërkesë të lartë edhe për vitaminën D.
Kortizonikët, antikoagulantët janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë.
Mjekët dhe farmacistët pohojnë se kërkesa për barnat e tjera, kryesisht për të sëmurët kronikë ka qenë e qëndrueshme, ndërsa rritja e lartë e importeve të tetorit është e lidhur me Covid-19.
Sipas shteteve, Italia është burimi kryesor nga vijnë barnat në vend, më 14% të totalit për muajin tetor.
Importet nga ky shtet u rritën me 14%. Aktorët e tregut pohojnë se shtesa ka ardhur edhe nga vitaminat, që importohen kryesisht nga Italia.
Shteti i dytë, që ka shënuar dhe rritjen më të fortë nga të gjithë është Zvicra (11.7% e totalit). Importet nga ky shtet u rritën me 121% në tetor, në krahasim me mesataren mujore të periudhës janar-shtator.
Nga ky vend vijnë kryesisht produktet për përdorim spitalor, të cilat janë dhe më të shtrenjta në vlerë.
Turqia është shteti i tretë që furnizoi tregun shqiptar me barna (10% e totalit). Aktorët e tregut pohojnë se produktet nga Turqia kanë depërtuar në treg edhe për faktin se janë më të lira.
Për 10 mujorin, importet e barnave në total janë rritur me vetëm 1.5%. Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe, çka çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, për tu rritur sërish më pas ndjeshëm në tetor, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të Covid-19./Monitor
Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fun...
Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të E...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 23-vj...
Duket se Pandemia ka ulur vetëm kërkesën dhe ofertën për pas...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritu...
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë...
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo ...
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontri...
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete ...
Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit preten...
Keqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend dhe masat e mund...
Qeveria ka bërë gati një ndihmë financiare për bizneset e vo...
Banka e Shqipërisë deklaron se ka një plan rezervë masash, n...
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...
Banka Botërore është e mendimit se qeveria duhet të vijojë m...
Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe indivi...
Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizë...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projekt...
Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...