Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të Europë që t?i rikthehen gradualisht karantinimit, që sa vjen e po bëhet më i ashpër. Italia forcoi së fundmi masat mbyllëse, Greqia pothuajse ka kaluar në të njëjtat nivele si në mars. Duket se shtetet europiane, një nga një, po i dorëzohen virusit të padukshëm, edhe pse karantina e parë i çoi ekonomitë në rënien më të thellë që pas Luftës së Dytë Botërore në tremujorin e dytë të këtij viti.
Komisioni Europian pret që rritja të rikthehet në 2021, por do të duhen dy vjet për të kapur nivelet e parakrizës, teksa ringritja e Europës tashmë po ndërpritet nga rritja e rasteve të reja me Covid-19.
Në të njëjtën linjë, edhe Shqipëria po përballet me një shtim të fluksit të rasteve me Covid-19, duke çuar në tejmbushjen e dy spitaleve Covid-19, madje brenda pak kohësh edhe të tretit, që sapo është hapur. Deri tani, qeveria ka rezistuar për të shtrënguar masat, ndoshta e vetëdijshme, që një karantinë e dytë do të ishte e papërballueshme për ekonominë.
Ndryshe nga mbyllja e parë, kur ne, si e gjithë bota, hymë në një territor të paeksploruar, tashmë e dimë se çfarë na pret. Ndërsa shtetet e mëdha kanë ende hapësira për të përballuar mbylljen gjatë një vale të dytë, Shqipëria nuk e ka më një luks të tillë.
Një mbyllje e dytë te ne do të kishte ndikim më të madh sesa i pari. Për vetë strukturën e ekonomisë sonë, e mbështetur te vetëpunësimi dhe sipërmarrjet mikro, shumë subjekte të vogla pa rezerva cash-i, mund t?ia kenë dalë të përballojnë mbylljen e parë, por nuk do të mund t?i mbijetojnë një karantine të dytë. Rreth 90% e bizneseve në vend janë me 1-4 të punësuar, kryesisht në tregti e shërbime, të cilat edhe përpara krizës së Covid-19 po ndienin konkurrencën nga riformatimi i ekonomisë drejt qendrave të mëdha e zinxhirëve të supermarketeve. Ka një rrezik serioz që një mbyllje e dytë do të shkaktojë dëm më të përhershëm për ekonominë e vendit.
E ardhmja ka një shkallë të lartë pasigurie, që lidhet me ecurinë e pandemisë. Edhe pa një karantinim të dytë, konsumi do të vijojë të jetë i ndrydhur, me sjelljen e njerëzve që ka ndryshuar dhe po përshtatet gjithnjë e më shumë me normalitetin e ri. Varësia nga turizmi është një tjetër faktor që i shtohet pritshmërive të paqarta për periudhën në vijim, duke rrezikuar dhe pritshmërinë për një rritje prej 5.5% vitin e ardhshëm.
Në kahun tjetër, vendi nuk ka më as rezerva fiskale për të përballuar një tjetër mbyllje të detyrueshme të bizneseve. Borxhi ka arritur tashmë në nivele të paqëndrueshme prej 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i larti në rajon dhe i 11-i në Europë. Qeveria ka treguar që jo vetëm nuk ka qenë në gjendje të menaxhonte, në mënyrë të qëndrueshme buxhetin, që kur filloi pandemia, por as nuk ka vënë mend për të ardhmen.
Të dhënat krahasuese të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë së Financave tregojnë se borxhi publik i Shqipërisë u zgjerua me 13.8 pikë përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 6-mujorin e parë të këtij viti, rritja e gjashtë më e lartë në Europë, ndërkohë që në treguesin tjetër, atë të mbështetjes direkte ndaj PBB-së, vendi ynë ishte i fundit në Europë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ky paradoks tregon për mungesën e eficiencës së parave publike. E njëjta tendencë vijon me buxhetin 2021, që ndonëse në kohë të pasigurta është tepër optimist dhe në një vit elektoral, parashikon shpenzime të fryra dhe shpesh jo të domosdoshme, ndërsa një pjesë e tij është e zënë tashmë nga kontratat koncesionare. Kjo sjellje rrezikon një fryrje tjetër të borxhit, pa ndihmuar në thelb ekonominë.
Ritmi i rimëkëmbjes do të varet nga progresi i pandemisë dhe nga strategjitë që do të zgjedhin qeveritë për të ulur numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve. Në të gjithë botën, zgjedhja parësore e qeverive ka qenë investimi në kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe ruajtja e sa më shumë jetëve, përkundrejt kostove që ka pasur mbyllja e ekonomive, gjithnjë duke u kujdesur që një pjesë e këtyre humbjeve të kompensohet për të ruajtur vendet e punës. Por, Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, që pritet të shoqërohen me një betejë të ashpër elektorale, duket se për momentin ka prioritete të tjera. Monitor/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 23-vj...
Duket se Pandemia ka ulur vetëm kërkesën dhe ofertën për pas...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritu...
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë...
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo ...
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontri...
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete ...
Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit preten...
Keqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend dhe masat e mund...
Qeveria ka bërë gati një ndihmë financiare për bizneset e vo...
Banka e Shqipërisë deklaron se ka një plan rezervë masash, n...
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...
Banka Botërore është e mendimit se qeveria duhet të vijojë m...
Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe indivi...
Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizë...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projekt...
Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në me...
Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i...
Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...