web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Bulqiza/ Atentat me armë zjarri, qëllohet me breshëri plumbash një person

20 Nëntor 2020, 13:52, Kronika CNA

Një atentat me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të Bulqizës.

Mësohet se një breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E.T. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është goditur nga predhat dhe i ka shpëtuar atentatit.

Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po pyetet dhe shënjestra e këtij atentati për dyshime apo konflikte të mëparshme./CNA.al.

 





Lajmet e fundit nga