Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
PANDI GJIZA.
Korça dallohet për përdorimin e llagapëve. Nuk gjen një njeri të vetëm pa një të tillë. Dëgjon p.sh si u gdhive o But,si je o Okllai,hë Mastrapankë çfarë po bën,ik tutje Gogozhare…Për të vazhduar me sharrje tipike si kokë damberdilë,zarbë,teneqe e shpuar,farashuk,akoma në kolopoçka je… Gjuha e zonës mbushur me ngjyra e plot nënshtresa kuptimore. Që shkojnë deri në perqeshje,por asnjëherë në fyerje.
Një emërtim tjetër kanë pasur njerëz realë,por që shfaqnin probleme të shëndetit mendor. Këtyre u vendosnin nofka edhe qesharake,për të zbutur defektet tek ta. P.sh Pandi Gjiza,Peci Bajamka,Stavri Maçoku,Pandi Këndeska,Maqo Pehlivani,Miti Kecka,Dulja i Imonikëve e plot të tjerë që dihej se si kudo do të gjendeshin edhe në mes gjithë asaj popullsie.
Ndër këta,mua më ka rastisur që më shumë të njihja Pandi Gjizën,nga që shtëpinë e kam pasur afër stadiumit dhe ai ka qënë tifoz i zjarrtë i ?Skënderbeut?. Nuk gjej asnjë lidhje mes tij me fjalën gjiza. Iu ngjit si p.sh. Stavrit fjala maçok nga mbrapa. Këto emërtime i lëshonte dikush e në pëlqeheshin të ngjiteshin,asnjë vendim gjykate nuk ta ndërronte më.
Pandi Gjiza,kur e kam njohur unë,ka qënë ndoshta 40 vjeç a më pak. Më dukej kaq se vetë isha ende pa shkuar në shkollë. Kishte një trup mesatar,i imët,ecte si duke kërcyer,kthente kokën majtas e djathtas se i flisnin të gjithë dhe zërin të çjerë,si të gërvishtur me xham. Përherë ishte i kuq flakë në fytyrë,nga që në çdo lokal e ftonin,i jepnin nga një teke e ndonjë kërnackë e ai teke pas tekeje rrinte si gjysëm xurxull në rrugë. Nuk e di ku e kishte shtëpinë,por di që korçarët e donin. Nuk e fyenin,nuk e percmonin,e qirasnin dhe i rrihnin shpatullat me mirësjellje. Në stadium ai hynte deri tek fusha e rrinte perherë prapa portës së kundërshtarit. Se donte të ishte sa më pranë golit. E kur ai bëhej Pandi hiqte bluzën,e vërviste nga gëzimi,bënte xhiro rreth stadiumit sikur ishte ai shënuesi. Njerëzit i argëtonte e në kor shpërthenin Pandi,Pandi. I shkëlqenin sytë dhe dukej që larg që ishte i lumtur,shumë i lumtur.
Kështu mbaj mend edhe trajtimin e Peçi Bajamkës. Një tip tjetër që kishte mangësi të dukshme,por edhe hobi të tjera. Ai mbante një foto të Xhina Lobobrixhidës e ishte ngulur në tru se në një botë tjetër e kishte pasur dashnore. Dhe ua tregonte e ritregonte korçarëve. Të gjithë e dëgjonin dhe bënin të habiturin. Peci gjendej në qiell të shtatë në ato çaste.
Korçarët e mij përherë kanë treguar respekt për njerëzit me defekte. Se ishin të bindur që faji nuk ishte i tyre,gabimi qe diku tjetër. Dhe pa hyrë në analiza ata i donin dhe i mbanin pranë këta qytetarë me shenja të dukshme anormaliteti. Siç mbajmë në bufe një relike porcelani,që na është thyer anash,por rri bukur me filxhanët e kafes dhe gotat e verës. Apo si gota e ujit që ka një cifël se e kemi përplasur tek kana,por e mbajmë se pijmë nga krahu tjetër.
Qyteti me këta tipa merrte më shumë dritë e ngjyra. I thyhej monotonia e kthehej në një kaleidoskop që nxjerr veç pamje mahnitëse. Pandi Gjiza tashmë fle tek varrezat e qytetit. Bashkë me të ngjashmit e vet. Qyteti ka të tjerë si ata. Por kam siguri absolute se tek vendvarrimi i tyre sot nuk mungojnë lulet. Siç u dhuroheshin kërnackat në të gjallë. Se historia e qytetit tim lodron mes njerëzve normalë dhe jo normalë,si ai ylberi që krijohet nga të gjitha ngjyrat./CNA.al.
Fact-checkingu i incineratoritLulezim Basha ka akuzuar publi...
Në 30 vjet demokraci të brishtë shqiptare, është hera e parë...
E Enjtja e tretë e çdo muaj Nëntor është Dita Ndërkombëta...
REDAKSIONALEHistoria politike e Lulzim Bashës nuk do mbahet ...
I dashur Milaim, nisur nga pamja, duhet të jesh boll i lodhu...
Qeveria jone ka nje ves shume te keq. Genjen haptazi. I pyet...
Nga Kostandin Luci Edhe pse nuk kam kohe dhe deshire qe te l...
Ka disa ditë që më ka tërhequr vëmendjen emisioni për shkoll...
Nga Bledi Mane*** U rikthye, u rikthye vajza e hekurt e turi...
A ju kujtohet “Kaçi i zi”? Me siguri që anëtarët e forumit r...
Ka një debat politik për kapacitetet në spitalet covid. Janë...
Në vitin 1987 më ra rasti të shkoj në Bullgari me poetin ton...
Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i t...
Qeveria paguan naftetareve pagen per 1 vit, por kompanive qe...
Po ti e rrëmbeve gurin, po e gjuan këtë grua? Akoma jo, çfar...
Nëse media nuk raporton vetëvrasjet a ulet numri i tyre? E s...
Dita e parë. Erdhi rëndë rëndë në atë detyrë. E kishte sjell...
Sot ortaku i Rames,Vucic ka kercenuar Kosoven me lufte.Kraha...
Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me...
Parashtrimi juridik qe Zyra e Presidentit i kishte bere kthi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...