I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
E Enjtja e tretë e çdo muaj Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë që në vitin 2002. Aktivitete me rastin e kësaj dite si konferenca shkencore, leksione të hapura, promovime librash, zhvillohen në shumicën e universiteteve të botës, por këtë vit janë më të kufizuara për arsye të pandemisë. Por ku konsiston origjina e filozofisë dhe çfarë është ajo me pak fjalë?
Filozofia, apo ndryshe dëshira për dije, është një disiplinë e lashtë, që në pikënisje të saj ka habinë, dyshimin, kuriozitetin. Ajo ishte fillimisht e orientuar drejt ?zgjidhjes? se enigmës së natyrës, duke kërkuar principin bazë të gjithçkaje në botë. Gjithçka fillonte e mbaron me: ujin (Taleti), ajrin (Anasimeni), zjarrin (Herakliti), numrat (Pitagora), farat (Anasagora), atomet (Demokriti). Disiplinë që filozofët e parë i orientoi në mënyrë mahnitëse drejt qiellit, saqë nuk shikonin pengesat apo gropat që kishin përpara kur ecnin (Taleti) dhe që i bëri të kuptojnë shpejt se qielli vijonte dhe poshtë këmbëve tona (Anasimandri); disiplinë gjithnjë në debat kontradiktor, të papërmbajtur dhe të zjarrtë deri në konflikt me veten dhe të tjerët tek megarikët; me veten, deri në vetëdëmtim, kur nuk arrinin të zgjidhnin paradokset, apo ushtrimet e ndërlikuara logjike. Sipas saj panta rei (gjithçka rrjedh, atribuuar Heraklitit), apo gjithçka është një e tërë (Parmeneidi), apo lëvizja është paradoksale (Akili nuk arrin breshkën, sipas Zenonit).
Këtë dije, ashtu si Prometeu zjarrin, ?Sokrati e mori nga perënditë dhe ua shpërndau njerëzve?, ndërsa Platoni e konsideronte gjimnastikë të shpirtit. Dije që, fillimisht Platoni, pastaj Aristoteli, kërkuan ta injektonin tek princat (?Meqenëse nuk mund të bëhet filozofi mbret, le të bëhet mbreti filozof? ? mendonte Platoni, por nuk ja arriti). Kjo disiplinë, nëpërmjet Platonit dhe pasuesve të tij, kërkonte të vërtetën tek bota e ?ideve të përsosura dhe të kulluara? (tek tabloja e Rafaelit titulluar Shkolla e Athinës dora lart e Platonit në qendër është interpretuar në këtë mënyrë: lart në qiell është bota e vërtetë, ndërsa bota në të cilën jetojmë është vetëm kopje jo e përkryer e saj).
Bota e ideve të përsosura dhe të kulluara nuk bind Aristotelin i cili ka shprehjen e famshme: ?kur bëhet fjalë për të zgjedhur ndërmjet mikut dhe të vërtetës preferoj të vërtetën?. Disiplinë, që do të bënte tërësisht të vetëmjaftueshëm, indiferentë, përbuzës ndaj kënaqësisë (më e preferuar çmenduria se kënaqësia sipas Antistenit), lumturisë, parasë, pasurisë (Diogjeni zgjodhi të jetonte në tinar të bërsive), pushtetit (po Diogjeni përbuzi atë të Aleksandrit të Madh) cinikët, që preferonin qentë në vend të njerëzve (?Sa më shumë njoh njerëzit aq më shumë dua qenin tim? – shprehej Diogjeni). Disiplinë që virtyt do të bënte kontrollin e pasioneve dhe dijen (stoiket) dhe që do kuronte shqetësimet e shpirtit (Epikuri).
Disiplinë që do të konsideronte botën si largim shkallë ? shkallë nga përsosmëria (Plotini). Disiplinë me origjin sokratike nga ?perënditë? që rikthehet tek ?perëndia e vetme?. Disiplinë që bëhet një me teologjinë(De Agostini) e që kërkoi ?provat? e ekzistencës së ?perëndisë? (Aquini). Disiplinë, që identifikoi në një qenien dhe ?perëndinë? (Spinoza) e që konsideroi botën si shumicë qendrash individuale, si burim energjie, që përbëjnë tërë realitetin (Leibniz). Disiplinë që unifikohet me iluminizmin dhe romantizmin për të arritur në kulmin e absolutizimit të saj, ku zëvendëson dhe fenë (Hegel). Disiplinë që bie në pesimizëm total, ku njeriu bëhet një shërbëtor i verbër i species (Schopenhauer) dhe që inatoset me te shkuarën e saj metafizike, me fenë, me kulturën duke e quajtur fantazmë dhe modernizmin (Nice). Disiplinë që vetë eliminohet në Vjenë (Rrethi i Vjenës), por ringjallet përsëri nga Popper e të tjerë filozofë. Disiplinë që ndoshta sot nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë, veçse të merret me absurditetin e një prej specieve të vetëshpallura si kurora e botës së organizuar në formën e saj më të lartë; me absurditetin e sjelljes njerëzore në botë.
Disiplinë për të cilën sakrifikuan Anasagora (dëbohet nga Athina), Demokriti (ka një legjende sikur vet verbohet, me qëllim që organet e shqisave mos ta ngatërronin në imagjinimin e atomeve të pakapshëm me organet e shqisave), Sokrati (me jetë), Boeci (me burg), Abelardi (tortura të tmerrshme), Xh Bruno (me jetë), Spinoza, Galilei (me burg) etj.. Me pak fjalë sakrifikim për njerëzimin e sforcim me i lartë i mendjes njerëzore, sforcim për të cilin pak kush do t?ja di sot. Gjithsesi, një ditë te këndshme filozofike!/ CNA.al.
REDAKSIONALEHistoria politike e Lulzim Bashës nuk do mbahet ...
I dashur Milaim, nisur nga pamja, duhet të jesh boll i lodhu...
Qeveria jone ka nje ves shume te keq. Genjen haptazi. I pyet...
Nga Kostandin Luci Edhe pse nuk kam kohe dhe deshire qe te l...
Ka disa ditë që më ka tërhequr vëmendjen emisioni për shkoll...
Nga Bledi Mane*** U rikthye, u rikthye vajza e hekurt e turi...
A ju kujtohet “Kaçi i zi”? Me siguri që anëtarët e forumit r...
Ka një debat politik për kapacitetet në spitalet covid. Janë...
Në vitin 1987 më ra rasti të shkoj në Bullgari me poetin ton...
Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i t...
Qeveria paguan naftetareve pagen per 1 vit, por kompanive qe...
Po ti e rrëmbeve gurin, po e gjuan këtë grua? Akoma jo, çfar...
Nëse media nuk raporton vetëvrasjet a ulet numri i tyre? E s...
Dita e parë. Erdhi rëndë rëndë në atë detyrë. E kishte sjell...
Sot ortaku i Rames,Vucic ka kercenuar Kosoven me lufte.Kraha...
Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me...
Parashtrimi juridik qe Zyra e Presidentit i kishte bere kthi...
Janë dy “kapterë” por të ndryshëm! Pse, do pyesin njerëzit d...
1) Njëra nga gratë e grevës në Ballsh, tentoi të presë damar...
Nga Ilir BabaramoNë korrikun e vitit 2013 fituesi i zgjedhje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...