Pesëmbëdhjetë vende formojnë bllokun më të madh tregtar në botë
Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar ...
Gastronomia është përsëri në Corona-Lockdown. Fillimisht për katër javë. Ka ndihmë financiare dhe mund të shesësh edhe jashtë restoranit. Por a mjafton kjo?
“Tri menu me mish pate, një vegjetarian”, thërret Vincenzo Berényi dhe fuqishëm i futet punës në përgatitjen e porosisë së klientit. Shefi i “Kurpfalz-Weinstuben” qëndron me disa punonjës në restorantin e tij në Berlin-Charlottenburg dhe përgatit 130 porosi për marrje me vete.
Një menu e veçantë për ditën e Shën Martinit. Por ajo që rregullohet dhe shërbehet në mënyrë dekorative në një pjatë, tani futet në kuti në këtë kohë të Corona-Lockdown dhe atë në porcione më të vogla.
Të mbetesh në kujtimin e mysafirëve
Që nga fillimi i nëntorit, e gjithë rehatia e gastronomisë sërish u trondit. Tavolinat e rënda prej druri janë larguar mënjanë, karriget janë grumbulluar në një qoshe. Një mal me kuti kartoni bosh grumbullohet përpara tij. “Na u desh të mbylleshim për dy muaj në pranverë, kështu që edhe asokohe kishim shitje jashtë restorantit, e herë pas here kishte porosi të mëdha”, kujton pronari Berényi.
Pas një ore, kutitë mbushen, duke përfshirë udhëzime të sakta për ngrohjen dhe shërbimin. “Ju lutemi të lexoni me kujdes këto udhëzime, para se të filloni!” Ngrënia në shtëpi me siguri që nuk do ta mbajë të gjallë kujtimin e restorantit. “Ka 8.000 bare në Berlin, kështu që mund të harroheni shpejt,” thotë Berényi.
Një menu me mish pate kushton 29.90 euro. “Një çmim i favorshëm”, thotë pronari i restorantit, nëse merret parasysh koha e përgatitjes. “Por kjo nuk ka të bëjë me fitimin e parave. Tani është me rëndësi të jesh prezent dhe të mbijetosh.”
Puna me orar të shkurtuar dhe ndihmat financiare
Restoranti ka gjashtë punonjës të përhershëm dhe shtatë punëtorë të përkohshëm. Tani punohet vetëm me orë. Berényi ka lajmëruar se do të punohet me orar të shkurtuar, që do të thotë se shteti paguan 60 përqind të pagave për momentin. E shitjet jashtë restorantit shërbejnë si burim shtesë për të mbijetuar. Restorantet lejohen të mbajnë këto para, duke mos llogaritur edhe ato që vijnë si ndihma të shtetit.
Ministri federal i Financave dhe ministri i Ekonomisë kanë premtuar dhjetë miliardë euro për kompanitë e prekura drejtpërdrejt nga bllokimi. Kompanitë e vogla duhet të marrin 75 përqind të xhiros mesatare nga nëntori i vitit 2019, pra nga viti i kaluar. Për momentin askush nuk mund të fitojë, por me rëndësi është të mbijetosh.
Çdo e gjashta sipërmarrje cënohet nga falimentimi
Por për ndihma duhet kohë, ato mund të kërkohen në fund të muajit dhe ate përmes këshilltarëve për taksa apo avokatëve. Shumë prej të prekurve e konsiderojnë këtë procedurë tepër të komplikuar dhe shumë burokratike. Bujari Berényi është gjithashtu i zemëruar. “Kush e di nëse paratë do të vijnë,” thotë ai. “Ndonjëherë kemi ndjenjën se kemi një klasë nxënësish që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë”, kështu gjykon ai për menaxhimin e krizave nga ana e politikanëve, të cilët tani dëshirojnë t’i ndryshojnë gjërat nga fundi i nëntorit.
Paratë janë të nevojshme urgjentisht në shumicën e ndërmarrjeve, sepse nëntë muaj pas fillimit të pandemisë së Coronës, rezervat janë konsumuar në shumë vende dhe kompanitë janë dobësuar ekonomikisht. Sipas një sondazhi nga Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve (Dehoga), 71 përqind e restoranteve aktualisht janë buzë ekzistencës. Çdo i gjashti biznes kërcënohet nga falimentimi.
Edhe sektorët e tjerë të rrezikuar
Thomas Lengfelder, Drejtor i përgjithshëm në Dehoga Berlin, është edhe më i shqetësuar për industrinë e hotelerisë sesa për restorantet. Më shumë se 90 përqind e dhomave në kryeqytet janë aktualisht bosh. Përveç kësaj, ka humbje të mëdha për shkak të banketeve dhe festave të dështuara, të cilat zakonisht janë një biznes i mirë për hotelet në dimër. Nga bllokimi i parë në mars e deri më tani, sektori i hotelierisë ka pësuar një rënie mesatare të shitjeve prej 75 përqind.
Atje ku hotelet janë bosh dhe restorantet e mbyllura, edhe industritë e tjera vuajnë. Për shembull, lavanderitë që zakonisht punojnë për hotelet ose shoferët e taksive. Gjendje alarmi mbretëron edhe tek shitësit me pakicë, të cilët kanë humbur shumë klientë.
Krishtlindjet si zakonisht?
Në baret e verës Kurpfalz, biznesi nuk po shkonte mirë as para bllokimit. “Në tetor nuk kishim as 40 përqind të shitjeve, krahasuar me këtë kohë në 2019,” thotë Vincenzo Berényi. “Na mungojnë turistët”. Për më tepër, për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, mysafirët u shmangen objekteve të mbyllura. Asgjë nuk është si përpara.
Me shqetësim pritet edhe dhjetori dhe koha e Krishtlindjeve. Normalisht në këto kohëra ka shumë shitje. Por frika është e madhe që gjërat do të shkojnë krejt ndryshe dhe se njerëzit nuk do të dalin në restorante apo sheshe. E njëjta gjë vlen edhe për hotelet dhe shumë degë të tjera të ekonomisë.
Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar ...
Konspirancionisti Alfred Cako, ka folur mbrëmjen e sotme për...
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është vetëiz...
Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar ish-kë...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raporton pë...
Serbia është duke u përballur me shifra të larta të infektua...
Teksa kanë kaluar rreth 2 javë nga dita e zgjedhjeve, Presid...
Kosova ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve me CO...
Rikthehen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Mediat greke ka...
Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, reagoi në një konfe...
“Islami duhet të iluminohet!” Këtë e theksonte mësuesi im i ...
Rrugët e Uashington DC ishin të mbushura me flamuj të SHBA-s...
Qeveria austriake dhe kancelari Sebastian Kurz kanë marrë ve...
Gjatë pandemisë edhe të rinjtë ndihen të moshuar, sepse e ku...
Të paktën dhjetë pacientë humbën jetën mbrëmjen e kësaj të s...
Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Christopher Miller dërgoi n...
Ish-kryeprokurori i EULEX John Clint Williamson ka zbardhur ...
Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë...
Qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR, në Insti...
Përkrahës të Presidentit Trump po mblidhen në Uashington në ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...