Rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës/ Dërgohet me urgjencë në Turqi
Rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës, Muhamed...
Eksperti i shendetësisë, Erion Dasho ka analizuar dhe një herë tjetër situatën epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.
Dasho në një status në rrjetet sociale shkruan se qeveria po përpiqet me çdo kusht t?i mbushë mendjen qytetarëve shqiptarë se Covid po menaxhohet më së mirë.
Sipas ekspertit qeveria ka ndjekur tre strategji për t?i hedhur hi syve qytetarëve: studimi i ?Lancet?, vizita e kreut të OBSH-së për rajonin e Evropës si dhe propaganda e përdorur nga ekspertët nëpër studio televizive që ku nëpër spitale ka një luks dhe ka shtretër për çdo të sëmurë.
Erion Dasho shkruan që kjo është e paturpshme pasi përgjigjja shqiptare ndaj Covid është e dëshrtuar ën çdo aspekt.
Eksperti shkruan se shqiptarët edhe ajrin po e blejnë me para dhe se nuk u nevojiten alibi por masa të shpejta.
“NË KËRKIM TË NJË ALIBIE
Prej javësh, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të përpjekjeve të ethshme të qeveritarëve që rreken t?u mbushin mendjen se përgjigjja shqiptare ndaj COVID shkëlqen.
Në fillim ishte studimi i revistës prestigjioze ?The Lancet? që e nxirrte Shqipërinë vendin me shëndetësinë më të mirë në Ballkan. Duke harruar se Ballkani nuk ka vetëm Bosnjë e Mal të Zi, por edhe Kroaci, Rumani e Turqi, klasifikimi i ?The Lancet? u propagandua si arritja më mbresëlënëse e shëndetësisë rilindase. Dyshimet e para lindën kur Shqipëria ishte klasifikuar më mirë jo vetëm se Turqia, por edhe se Belgjika dhe Australia. Petët e lakrorit u zbuluan kur vetë autorët sqaruan se këto klasifikime ishin bërë mbi bazën e informacioneve (lexo: ?gënjeshtrave?) të servirura nga marifetçinjtë shqiptarë të shifrave.
Më pas ishte vizita e Drejtorit Rajonal të OBSH-së që u shit si konfirmim i sukseseve të qeverisë në përpjekje për kontrollin e COVID-it. Dr Kluge takoi qeveritarë e mjekë, vizitoi spitale dhe laboratorë dhe bëri atë që ka për mision e detyrë organizata e vet – inkurajimin e përpjekjeve të çdo qeverie nëpërmjet diplomacisë shëndetësore. Në fund të vizitës së Dr Kluge doli qartë se i vetmi vlerësim pozitiv i ekipit të tij ishte marrja në kohë e masave të karantinës në muajin mars, një masë për të cilën edhe sot ka konsensus të gjërë se ishte e saktë, por që nisi të bëjë efektin e kundërt kur u teprua në muajt në vijim për t?i lënë vendin dështimit të madh që nisi në maj e qershor.
Së fundi, java që kaloi paraqiti para qytetarëve një ansambël të orkestruar politiko-teknik që nga pothuajse çdo studio televizive, u mundua çdo natë të helmonte mendjen e qytetarëve. Paturpësia arriti në momentet kur u tentua të shpëlahej truri i shikuesve me deklarata që flisnin për luksin në spitale, shtretërit e shumtë që mezi presin të trajtojnë qytetarët, personelin e bollshëm mjeksor, faktin që gjithçka ofrohet falas, faktin që Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë, etj.
A thua se nuk janë shqiptarët që po paguajnë 15 milionë EURO çdo muaj vetëm për testimin, qindra e mijëra EURO për çdo pacient të trajtuar në shtëpi me skemat mashtruese të trajtimit, dhjetëra mijëra EURO për çdo pacient që dërgohet në Turqi (shpesh për të vdekur atje) në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpëtim nga ?parajsa shëndetësore? që ka krijuar në Shqipëri rilindja.
Ajo që nxori zbuluar propagandën kësaj here ishin vetë shifrat e qeverisë, kur INSTAT publikoi raportin tremujor të vdekshmërisë. Në periudhën kur ministria raporton 300 vdekje nga COVID, INSTAT raporton 1,300 vdekje më tepër në raport me vitet e shkuara. Edhe sikur gjysma e tyre të jenë nga COVID, mjafton për ta kthyer Shqipërinë në 15-20 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë!
Në kushtet kur as testojnë, as gjurmojnë dhe as trajtojnë, pra nuk zbatojnë asnjë nga rekomandimet e OBSH-së të cilën përfaqëson Dr Kluge, përgjigja shqiptare ndaj COVID paraqitet e dështuar në çdo element. Masat e vetme të marra gjatë javëve të fundit – gjoba për mosmbajtje maske në rrugë dhe ndalim-qarkullimi pas orës 22.00 janë qesharake dhe, siç po tregon situata epidemiologjike, pa asnjë efekt për të kufizuar përhapjen e epidemisë.
Ndërkohë është arritur në pikën ku bombolat e oksigjenit po shiten në tregun e zi për një mijë EURO dhe furnizimi i pacientit me ajrin e përditshëm kalon 100 EURO!
KJO QEVERI E NISI ME PREMTIMIN PËR SHËNDETËSI FALAS PËR TË ARRITUR NË PIKËN KUR EDHE AJRIN PACIENTËT PO E BLEJNË ME PARE!!!
Demagogjia dhe alibitë nuk ndihmojnë për të kontrolluar virusin! Shkenca, evidencat, përvojat e mira të botës dhe transparenca po!
Qeveritarëve të sotëm, ndoshta alibitë mund t?u hyjnë në punë më vonë! Për momentin ka nevojë për veprim të vendosur dhe masa të shpejta! Përndryshe rrezikohet të shkojmë drejt një dimri me të vërtetë të vështirë!“, shkruan Dasho në facebook./CNA.al
Rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës, Muhamed...
Shqipëria është duke përjetuar zhvillime alarmante në humbje...
Kryeministri Edi Rama ka arritur pak minuta më parë një marë...
Qendra e Zhvillimit Rajonal për fëmijët me aftësi ndryshe në...
Ditën e djeshme Imzot Arqipevshki George Frendo u dërgua me ...
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nisur pë...
Familjarët e 20-vjeçares Klea Muxhaj, që humbi jetën në mate...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku një 20-vjeç...
Arqipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo ësh...
Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në...
Ditën e premte në vend parashikohet një ndryshim i lehtë i k...
Kryepiskopi Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me koron...
Edhe pse vendimi që ndalon fshirjen e datave të skadencës ng...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka folur sonte në ABC news,...
Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike pasi një ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një gr...
Ditën e premte në vend moti do të karakterizohet me një ndry...
Shoqata e Transportit është shprehur kundër masave të qeveri...
Numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e t...
Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...