web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Gjirokastër/ 20 vjeçarja humb jetën në maternitet pasi lind djalin

13 Nëntor 2020, 08:23, Sociale CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku një 20-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin e qytetit.

20-vjeçarja humbi jetën pas komplikacioneve me frymëmarrjen pak orë pasi solli në jetën djalin e saj. E reja u paraqit rreth mbrëmjes në maternitetin e Gjirokastrës në gjendje të mirë por për shkak të pozicionit të fëmijës në barkun e saj mjekët vendosën të kryenin një ndërhyrje cezarjane.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit e reja shfaqi komplikacione me frymëmarrjen dhe ndërroi jetë.

Familjarët e të ndjerës pretendojnë për neglizhencë nga ana e mjekëve. Autoritetet po kryejnë hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë./CNA.al





Lajmet e fundit nga