Prej 5 orësh pa drita/ Disa zona në Tiranë mbeten pa energji në mes të temperaturave ekstreme
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...
Edhe pse vendimi që ndalon fshirjen e datave të skadencës nga etiketa e produkteve, mban datën 11 korrik 2018, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi operatorët e biznesit ushqimor dy vjet pas daljes së tij, se ky vendim do të hynte në fuqi më 19 korrik 2020.
Sipas tij, ?informacioni ushqimor i detyrueshëm shënohet në një vend të dallueshëm, në mënyrë të tillë që të jetë lehtësisht i dukshëm, qartësisht i lexueshëm dhe të mos fshihet?.
Krahas informacionit për përbërësit ushqimor, një nga elementët më të rëndësishëm të etiketës sa i takon sigurisë ushqimore është dhe data e prodhimit dhe skadencës së produktit.
Euronews Albania bleu disa produkte, të cilat janë prodhuar pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por datat e skadencës sërish fshihen me një të kaluar të gishtit, çka tregon se ligji nuk po gjen zbatim.
Pak alkool i zhduk tërësisht ato.
Problemi është konstatuar edhe nga zyra për mbrojtjen e konsumatorit. Sipas drejtorit Hasan Stafa, arsyeja që ky vendim ende nuk po gjen zbatim, sipas bizneseve, është kostoja e lartë që ai shkakton.
?Nga supervizimi që kemi bërë kohët e fundit, kemi 16 raste të paktën për muajin nëntor, kemi parë përsëri këtë element. Dhe megjithëse është bërë e detyrueshme përsëri inspektoratet ende nuk e monitorojnë në mënyrë të rregullt tregun për ta parë këtë defekt. Nga kontaktet që ne kemi me bizneset , që kemi çuar dhe produktin e kemi ballafaquar , ato si pretendim nxjerrin që boja është shumë e kushtueshme,? ? tha drejtori Hasan Stafa.
I pyetur në lidhje me këtë problem AKU thotë se pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Operatorët e biznesit ushqimor që ushtojnë aktivitet prodhues, ambalazhues dhe tregtues të produkteve ushqimore në Shqipëri, kanë paraqitur kërkesat për notifikimin e etiketave, por ka pasur raste kur këto etiketa nuk janë notifikuar pasi nuk kanë rezultuar në përputhje me kërkesat e reja të vendimit. Ato ju janë kthyer mbrapsht bizneseve që pas rishikimit pritet të aplikojnë sërish.
Në mënyrë që datat e prodhimit dhe skadencës të mos ndryshohen, ato mund të gdhenden në paketim, ose të vulosen me bojë që nuk hiqet.
Vendimi parashikon gjithashtu se stoqet e produkteve ushqimore që nuk përputhen me kërkesat e këtij vendimi dhe që janë vendosur në treg deri në hyrjen në fuqi të tij, mund të vazhdojnë të shiten, por jo më vonë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Për autoritetin kombëtar të Ushqimit mbivendosja e etiketave në produktet ushqimore është gjithashtu e ndaluar. Shpesh kjo ndodh tek produktet me ofertë.
?Kujdes tek koshi i ofertave. Nuk ka produkte që mund të shitet 1+1 me një çmim qesharak. Mbivendosjen e etiketave e bën shpërndarësi. Ato kur shohin që afrohet data dhe kanë një produkt stok atje, e marrin natën fshehurazi për këtë ne kemi fakte , e çojnë e ri-makazinojnë dhe kanë punëtorë enkas që merren me këto punë. Bëjnë gati copa letrash të printuara për secilin produkt për t`ia vendosur sipër për ti shtyrë datën. I denatyruar po e po, por ajo mund të jetë dhe e toksiku-ar kur të konsumohet,? ? shton Stafa.
Këtij fenomeni nuk i shpëtojnë as produktet më të konsumuara nga fëmijët, si çokollata patatina apo biskota.
Në lidhje me mbivendosjen e etiketave AKU sqaron se kjo lejohet vetëm tek produkte të caktuara ushqimore, të cilat përfshihen në kategorinë e prodhimit ditor, të tilla si produktet dhe nënproduktet e bulmetit ose të mishit, ku etiketës kryesore i bashkëngjitet një etiketë peshoreje, e cila përmban emrin e produktit ,adresën e biznesit prodhues, datën e skadencës e të tjerë .
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur për shkak të konsumimit të produkteve të tilla fëmijë apo të rritur kanë përfunduar në spital. Nga qershori në gusht në Zyrën për mbrojtjen e konsumatorit janë denoncuar 6 raste helmimesh nga ushqimi i pasigurte i blerë në supermarkete.
Ndërkohë një vit më parë kodi penal ka ashpërsuar penalitetet sa i takon abuzimeve me sigurinë ushqimore, ku falsifikimi i etiketave të produkteve ushqimore tashmë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg./euronews
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka folur sonte në ABC news,...
Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike pasi një ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një gr...
Ditën e premte në vend moti do të karakterizohet me një ndry...
Shoqata e Transportit është shprehur kundër masave të qeveri...
Numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e t...
Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët...
Gazetarja Anila Hoxha iu bën thirrje qytetarëve që teksa sho...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditu...
Këshilli i Ministrave ka zgjatur orarin e punës në administr...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë një tjetër ...
Këngëtarja Justina Aliaj është infektuar me koronavirus dhe ...
Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi ka humb...
Një shkollë në Gruemirë të Malësisë së Madhe është mbyllur p...
Nga dita djeshme, (11 nëntor), hynë në fuqi masat e reja kuf...
Kjo e mërkurë pritet të sjellë kthjellime dhe vranësira në g...
Rritja e shifrave të të infektuarve në vend, ka bërë që Komi...
Rritja e rasteve të Covid-19 në Shqipëri ka shqetësuar jo pa...
Gazetari Mentor Kikia e ka konsideruar si një inkuizicion nd...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...