Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Sekuestrohen dokumentet e AKU-së për Sori-Al
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU për Sori-Al. Prok...
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU për Sori-Al. Prok...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë një tjetër analizë për situatën Covid në Shqipëri dhe si po menaxhohet pandemia.
Dasho ka shkruar se situata reale e numrit të vdekjeve për 1 milion banorë është shumë me keq nga se raportohet pasi shifrat që raporton qeveria nuk janë të besueshme.
Ekperti ka shkruar në Facebook se në deklaratat zyrtare mungojnë të paktën tre kategori personash që humbin jetën nga Covid:
1.Personat e shtruar në spitalet COVID me rezultat testi fals negative
2.Personat që humbin jetën në shtëpi apo pas daljes nga spitali “të shëruar”
3.Një kategori ndoshta më e vogël se dy paraardhëset, por që po rritet ndjeshëm është ajo e personave të shpallur pozitivë pas vdekjes
Dasho ka shkruar gjithashtu se sukseset imagjinare të skënderbeve të mëdhenj e të të vegjël shqiptarë në luftën kundër Covid janë vetëm në 3D dhe se nuk ekziston asnjë aspekt i kontrollit të pandemisë me të cilin demagogët tanë mund të mburren.
“SA SHQIPTARË PO VRET REALISHT COVID-I?
Pasi prej muajsh “masave” të qeverisë kundër COVID-it u ka dalë keq boja, “argumenti” i fundit që ka ngelur në gojën e demagogëve është numri i vdekjeve për banor, i cili sipas tyre e rendit Shqipërinë midis vendeve të suksesshme.
Si qëndron e vërteta?
Me 205 vdekje për 1 milion banor, Shqipëria renditet në vendin e 56-të nga 220 vendet që raporton një nga ëebsitet më të besueshme që e ndjek pandeminë prej ditës së parë.
Së pari, kjo renditje nuk është se flet për ndonjë sukses të veçantë, por së dyti, situata reale paraqitet shumë më keq se kaq.
Pse?
Sikundër Shqipëria rezultoi para disa javësh një nga vendet me shëndetësinë më të mirë në botë bazuar mbi shifrat e raportuara nga vetë “ustallarët” tanë, edhe kjo renditje bazohet mbi shifrat që raportojnë ministria dhe komiteti ynë.
Sa të besueshme janë ato?
Aspak! Sepse mungojnë të paktën tre kategori personash që humbin jetën nga COVID dhe nuk raportohen në deklaratat zyrtare:
1. Personat e shtruar në spitalet COVID me rezultat testi fals negativ
Këta persona vijnë aq vonë në spital, sa rezultati i testit u del negativ megjithëse janë qartazi të prekur nga COVID. Një pjesë e tyre humbin jetën, por nuk raportohen. Midis tyre ka patur raste të njohura si p.sh. mjekë që kanë humbur jetën, familjarë të pacientëve që kanë folur në media apo rrjete sociale, çertifikata vdekjeje që janë bërë publike, etj.
Në rastin e mjekëve vetë ministrja ka publikuar statuse ngushëlluese duke përmendur COVID-in si shkak vdekje, por deklarata zyrtare nuk i ka përfshirë mjekët në fjalë.
Në rastin e personave që nuk janë mediatizuar, janë tre miq personalë që kanë humbur jetën nga COVID dhe nuk janë raportuar. Jam i sigurt që çdo shqiptar mund të përmendë të paktën një të afërm apo të njohur që ka vdekur nga COVID dhe nuk është raportuar.
Efekti i këtyre vdekjeve do të ishte rrënues për statistikat zyrtaret, pasi vetëm në një ditë ku informacioni ka rrjedhur nga një prej spitaleve COVID, vdekjet ditore kanë qënë 12, por të raportuara zyrtarisht kanë qënë vetëm 2!!!
2. Personat që humbin jetën në shtëpi apo pas daljes nga spitali “të shëruar”
Edhe këto raste janë bërë të ditur nga rrjetet sociale apo media. Ndonëse me një numër miqsh të kufizuar (rreth 5,000 aq sa të lejojnë rrjete të caktuara) personalisht dëgjoj çdo ditë për vdekje midis familjarëve dhe miqve të miqve. Besoj se nuk jam i vetmi! Kaq mjafton që numrat ditorë të raportuar të vdekjeve të rriten edhe më tej.
3. Një kategori ndoshta më e vogël se dy paraardhëset, por që po rritet ndjeshëm është ajo e personave të shpallur pozitivë pas vdekjes. Çdo ditë dëgjon për raste të tilla. Përgjigjet e testeve vijnë me ditë deri në një javë vonesë dhe kjo bën që numrat zyrtarë sërish të rrudhen artificialisht.
Duke korrigjuar për këta faktorë, numri real i vdekjeve nga COVID në Shqipëri do të ishte të paktën 2 deri 3 herë më i lartë se ai që raportohet. Në se do ta llogaritim me 400 vdekje për 1 milion, Shqipëria kalon direkt në vendin e 30-të në botë dhe të 16-të në Europë, kurse me 600 vdekje për 1 milion, në vendin e 18-të në botë dhe të 9-in në Europë. Për ta hetuar pak më thellë këtë situatë, po analizoj se ku qëndron baza e manipulimit. Baza e manipulimit është pa dyshim testimi, indikatori me të cilin nuk mashtrohet dot dhe bazuar mbi të cilin Shqipëria që kur ka nisur epidemia dhe deri sot qëndron e konsoliduar në vendin e fundit në Europë. Në se nuk teston, nuk zbulon dot as raste të sëmurësh dhe as të vdekurish! Në se Maqedonia dhe Serbia testojnë 3 herë më shumë se ne, kurse Gjermania 6 herë më shumë, është logjike që edhe rastet që ato zbulojnë të jenë shumë më të larta në numër! Rrjedhimisht, edhe vdekjet! Pehlivanët e ministrisë dhe komitetit kanë bërë çdo përpjekje për të mos testuar, sepse testimi nxjerr në dritën e diellit petët e lakrorit të prishur rilindas. Edhe sot përfaqësues të caktuar të komitetit flasin dhe argumentojnë paturpësisht se testimi është i panevojshëm. Gjatë pandemisë ka patur momente qesharake kur persona që as nuk e kuptojnë rëndësinë klinike të testimit për të shpëtuar jetët njerëzore, siç janë kryeministri dhe ministrja e financave, kanë arritur të përfshihen në debat dhe të deklarojnë se testimi është i panevojshëm
Si përfundim:
Sukseset imagjinare të skënderbeve të mëdhenj e të të vegjël shqiptarë në luftën kundër COVID janë vetëm në 3D!
Nuk ekziston asnjë aspekt i kontrollit të pandemisë me të cilin demagogët tanë mund të mburren! Aq më pak vdekshmëria!
Në realitet, shqiptarët e lënë në mëshirën e virusit po sëmuren dhe humbin jetën me ritme nga më të lartat në Europë dhe në botë! Vetëm se këto shifra fshihen dhe manipulohen! Koha për veprim është tani me qëllim që të shmanget sa nuk është vonë një dimër vrastar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve!”, shkruan Dasho në facebook./CNA.al
Këngëtarja Justina Aliaj është infektuar me koronavirus dhe ...
Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi ka humb...
Një shkollë në Gruemirë të Malësisë së Madhe është mbyllur p...
Nga dita djeshme, (11 nëntor), hynë në fuqi masat e reja kuf...
Kjo e mërkurë pritet të sjellë kthjellime dhe vranësira në g...
Rritja e shifrave të të infektuarve në vend, ka bërë që Komi...
Rritja e rasteve të Covid-19 në Shqipëri ka shqetësuar jo pa...
Gazetari Mentor Kikia e ka konsideruar si një inkuizicion nd...
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i Rozafës, kompania më e...
Rozafa nuk ndalet dhe as Gjergj Luca. Pas punësimit të 1000 ...
Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në vend...
Ditën e nesërme parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjel...
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Tiranë pak momente ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qy...
Tre fasoneri janë mbyllur në Gjirokastër si pasojë e Covid-1...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duk...
Dita e sotme në vend parashikohet me mot të kthjellët në pje...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është e ftuar m...
Ministrja e arsimit Evis Kushi thotë se vendimi i beftë për ...
Ditën e sotme mbyllet regjistrimin në programin e Lotarisë A...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...