Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Komitetit për menaxhimin e Pandemisë gjatë së hënës i dorëzoi propozimet për masa të reja Qeverisë së Kosovës. Vendi, i cili është ndarë në zona në bazë të numrit të të infektuarve, pritet të ballafaqohet me masa më të ashpra. Në to parashihet kufizimi i lëvizjes dhe kufizimi i orarit të punës për bizneset.
Për gastronomët, çdo mbyllje pa mbështetje financiare nga ana e shtetit është e papranueshme. Shoqata e Gastronomeve të Kosovës paralajmëron se për shkak të gjendjes së rëndë me të cilën po ballafaqohen do të detyrohen t?i hapin lokalet edhe nëse vendoset për ndonjë mbyllje tjetër. Madje ata paralajmërojnë protesta kundër çfarëdo lloj mase që rrezikon këtë sektor.
Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se si pasojë e karantinimit gjatë fundjavës së kaluar, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje 100 përqind.
Ai madje thotë se nëse do merret vendim për ndonjë mbyllje tjetër do të jetë e vështirë të menaxhohet situata pasi që pronarët e këtyre bizneseve janë të revoltuar dhe do tentojnë t?i hapin kafiteritë dhe restorantet pasi po ballafaqohen me gjendje të rëndë ekonomike.
?Nëse e shikojmë qarkullimin që ndodh në vikend, sidomos në Prishtinë por edhe qytetet tjera, (humbja) është 100 përqind sepse nuk ka funksionuar hiç, por çka ndodhi? Ndodhi automatikisht lëvizja e qytetarëve në Maqedoni e Shqipëri, gjë që jemi duke folur për miliona para në qytetet e tjera që realisht Maqedonia ka më shumë raste se ne, Shqipëria po ashtu më shumë se ne. Është e pakuptimtë, edhe prej bizneseve, edhe nuk po e dimë pse po ndodh kjo po i mbyll qytetet tua dhe bizneset dhe qytetarët po shkojnë në shtetet tjera. Nuk ma merr mendja se do i mbajmë të mbyllura nëse nuk kemi një ndihmesë nga shteti, sepse është problem edhe për neve si shoqatë t?i menaxhojmë dhe ndalojmë bizneset se janë në gjendje të keqe. Kështu që është e natyrshme reagimi i tyre ose hapja e tyre kushtimisht në mënyrë të rebeluar?, u shpreh ai.
Zuka thotë se çdo vendim i radhës duhet të merret në koordinim me gastronomët. Derisa thotë se ata nga qeveria po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, subvencionimi të qirave 40 deri 50 përqind dhe ndihmesë rreth problemeve bankare.
?Çdo mbyllje kërkon edhe kompensim dhe çdo rregull që e kanë kërkuar kërkon kompensim, nuk ka ndodhur asgjë, përpos që janë dëmtuar bizneset në përgjithësi e posaçërisht gastronomia se është mbyllur e para dhe non-stop është persekutuar e para prej vendimeve sikur tash këto, karantinimi i Prishtinës, mbyllja totale tash prapë me javë apo ditë nuk ka rëndësi. Por gjithmonë është kërkuar nëse bashkë bëhet mbyllja le të jetë në koordinim me subvencione dhe kërkesat që i kemi nuk kanë ndodhur, janë në gjendje shumë të keqe dhe bizneset janë shumë të frustruara, gjë që edhe ne si shoqatë po i kemi vështirë t?i menaxhojmë sepse ata i kanë kërkesat e veta që janë shumë legjitime dhe të drejta?, theksoi ai.
Zuka, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës, thotë se rreth 40 përqind e punëtorëve të këtij sektori kanë mbetur pa punë si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes të pandemisë.
?Në bazë të kontaktit dhe komunikimeve që kemi me përfaqësuese kemi një humbje të punëtorëve apo të vendit të punës 30 deri në 40 përqind dhe kjo gjithmonë duke shtyrë me gjoks sepse nuk kanë dashur me ndodh ajo, por është vetëm duke ndodhur. Plus asaj kemi edhe një rënie enorme të klientëve, sidomos në restorante, sepse ndoshta është edhe një drojë apo frikë me dal. Gjendja në përgjithësi është shumë e keqe, janë duke na dëmtuar edhe më shumë me këto vendime, plus po merren vendime që nuk janë në diskutim dhe në koherencë me gjendjen e bizneseve. Do të thotë nuk e di sa ka me zgjat kjo por bizneset, nuk do të durojnë dhe ka me qenë problem t?i menaxhojmë. Sa filloi këtyre ditëve të fundit një këndellje sado pak e vogël e bizneseve, përndryshe humbjet kanë qenë 60-70 përqind ka pasur shit-blerje të bizneseve me pak para? është shtyrë me gjoks se në asnjë moment nuk ka qenë mbarëvajtja e punës në suaza të normales?, vijoi Zuka.
Duke e parë revoltimin e pronarëve të lokaleve të gastronomisë, Zuka paralajmëron edhe protesta pasi që nuk pajtohen me masat që i dëmton ato.
?Aq kemi presion nga bizneset dhe gastronomët se nëse nuk realizohen kërkesat atëherë do të kemi një imponim në mënyrë që t?i mbajmë protestat. Mënyra e protestave do jetë simbolike si gjithmonë, jo e rebeluar, por kemi opsione shumë. Përderisa punojnë kufijtë dhe autostradat dhe shkojnë shtete të tjera mundet me ndodh edhe ndonjë bllokim i autostradës për shembull, por ka edhe opsione të tjera sikur herën e fundit me zhurmë me lugë dhe pjata, kreative munden me qenë?, tha Zuka. /Kosova Press
Ndërsa Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbje...
Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan thotë se ka nënshkru...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka de...
Greqia po përballet me shifra alarmante të të infektuarve me...
Kosova vijon të shënojë bilanc negativ sa i takon rasteve të...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar lidhur me lajmi...
Kosova duket se “ka thyer akullin”, për sa i përket “Shengen...
Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
Ka nisur seanca gjyqësore për Jakup Krasniqin, ish- kryetari...
Ditën e sotme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë ...
Zyrtari më i lartë i zgjedhjeve në Georgia po dërgon një eki...
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka paralaj...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se forcat...
Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ sa i përket ...
Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
“Zhvillimet po shkojnë në drejtimin e gabuar”, shkroi kryemi...
Sipas Komisionerit të BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni, val...
Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje...
Pasi Joe Biden shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenci...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar numër rekord të infektuari...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...