Trump sfidon Biden/ Zgjedhjet i fitova unë, mora 71 milion vota të ligjshme
Pasi Joe Biden shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenci...
Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë.
“Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse,” tha zoti Biden përpara mbështetësve të mbledhur në një parking dhe që brohorisnin.
“Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë,” tha ai.
“Unë e kërkova këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë?, tha zoti Biden.
Pa përmendur drejtpërdrejt rivalin e tij republikan, zoti Biden iu drejtua 70 milion amerikanëve të cilët votuan në mbështetje të Presidentit Trump, disa prej të cilëve dolën në rrugë të shtunën për të demonstruar kundër rezultateve:
“Të gjithë atyre që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin sonte. Unë vetë kam humbur disa herë. Por tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë,” tha ai.
Zoti Biden tha se populli amerikan dëshiron që demokratët dhe republikanët të bashkëpunojnë, dëshiron që “demonizimi në Amerikë” të fillojë të marrë fund.
“Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan,? tha ai.
Zoti Biden njoftoi gjithashtu se të hënën do të shpallë një grup shkencëtarësh dhe ekspertësh për ta ndihmuar atë të hartojë një plan për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.
Ai tha se këta këshilltarë do të shqyrtojnë propozimet për trajtimin e pandemisë që ai bëri gjatë fushatës për t?i kthyer ato në një “projekt” që ai do ta miratojë kur të inaugurohet si president janarin e ardhshëm.
Propozimet përfshijnë investime në pajisje mbrojtëse personale dhe kredi për bizneset e vogla, si dhe plane për të zbatuar udhëzime më të standardizuara të shëndetit publik.
Zoti Biden tha se plani do të “ngrihet mbi shkencën e shëndoshë”.
Ai u prezantua nga senatorja Kamala Harris, e cila do të jetë gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para amerikane me origjinë aziatike që shërben si zëvendëspresidente.
Zonja Harris tha se është ?dëshmi e karakterit të zotit Biden fakti që ai pati guximin të thyente një nga pengesat më thelbësore që ekziston në vendin tonë dhe të zgjidhte një grua si zëvendëspresidenten e tij.?
Presidenti Trump, i cili ishte duke luajtur golf kur rrjetet kryesore televizive parashikuan që rivali i tij kishte fituar, akuzoi menjëherë zotin Biden se po nxitonte të paraqitej në mënyrë të padrejtë si fitues”.
“Këto zgjedhje janë larg së përfunduari,? tha ai në një deklaratë.
Ekipi i presidentit Trump tha të shtunën se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues./voa
Pasi Joe Biden shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenci...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar numër rekord të infektuari...
Kamala Harris theu një nga tavanet e qelqta më të larta të b...
Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin d...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar Joe Biden për fit...
Presidenti Donald Trump ka dalë me një deklaratë zyrtare, pa...
Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46-të i Sht...
Mes brohorimash gëzimi në rrugët e Uashingtonit, korresponde...
Ish-sekretari i Shtetit Colin Powell, ka uruar Joe Biden-in ...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar Joe Bidenin p...
Presidenti i PE David Sassoli ka uruar Biden dhe Kamala Harr...
Pas lajmit për fitore të Biden, avokati i Donald trump ka da...
Donald Trump duket se nuk do të dorëzohet ndaj kundërshtarit...
Joe Biden ka reaguar për herë të parë pasi u konfirmua zyrta...
Presidenti i zgjedhur Joe Biden fiton 20 votat elektorale të...
Ka përfundon numërimi i votave në Pensilvani, sipas rrjetit ...
Dy qarqe të Xhorxhias që përdorin të njëjtin program elektro...
Një tjetër bilanc negativ është shënuar në Kosovë. Gjatë 24 ...
Një punonjës i shtetit të USPS u arrestua teksa po kalonte k...
Duke udhëtuar në Baltimore në vjeshtën e vitit 1864, Orville...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...