web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Kyemadhit: Meta nuk e ka lënë Ramën të vidhte kur ishte kryetar Parlamenti

21 Tetor 2020, 17:30, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me një takimi me disa banorë të Vorës.

Rama tha se ka qenë Ilir Meta ai që nuk e ka lënë Ramën të vidhte gjatë kohës kur ishte kryetar Parlamenti.

Sipas saj, Meta e bëri Shqipërinë me prokurori dhe polici, ndërsa Rama po tenton t?i grabisë bashkë me Kushtetutën.

?Kur ishte Ilir Meta Kryeministër e bëri me prokurori, me polici, me të gjitha që i shembën në 1997-ën. Kur u bë Ilir Meta Kryetar Parlamenti nuk e la atë të bënte koncensione që të vidhte. Tani që është President ky do që të grabisë Kushtetutën dhe Ilir Meta nuk e lë??, u shpreh ajo.

Më tej, kryetarja e LSI deklaroi se kreu i qeverisë ka vjedhur naftën, detin, prona, kodra, fusha dhe rrugë.

?Nëqoftëse marrin aq metra katror apartamente sa i prishet këtu, të kenë kontratën të paktën. Nesër kur të iki Edi Rama, vijnë dhe thotë më ka premtuar Edi Rama, por po se pate me letër me firmë s?ke çfarë i jep ti. Se të gjithë zullumet e Edi Ramës do ti pastrojmë ne. Banorët duhet t?i sensibilizojmë, nëse ke ikur nga apartamenti jot, duhet një letër marrëveshje, kontratë me kë institucion, firmën ndërtuese që do e marri, me institucionin që do ta japi dhe me përgjegjës. Ta firmosin ata se ata do të mbajnë përgjegjësi nesër. S?ka më përgjegjësi kolektive, siç mendon Edi Rama.

Kap koncesione çoji në Parlament dhe grabit naftën, detin, prona, kodra, fusha, rrugë. Si nuk u ngop ky njeri? Çfarë do më? 30 vjet pushtet që në ?98 pa zbritur një sekondë. Nuk u ngop duke shkatërruar Tiranën, Kopshtin Botanik, Bllokun, gjithë Unazën e Re, Laprakën dhe njësisë 9, Farkën gjithë Shqipërinë me bregdet dhe me të tëra. Nuk u ngop edhe këtu në Vorë me pallate. Çfarë do më? Dhe te hallexhinjtë do shkojë? Edhe te shtëpia, koteci i hallexhiut do shkojë? Kjo është absurditet?, theksoi Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga