Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë
Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me korona...
Debati i dytë dhe i fundit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duket se do të mbahet me rregulla të reja të vendosura për të mos lejuar kandidatët të ndërpresin njëri-tjetrin.
Presidenti Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij me strukturën e përgjithshme, duke u thënë gazetarëve të hënën se megjithëse ai mendon se ndryshimi “është shumë i padrejtë”, do të marrë pjesë në debat të enjten në Nashville, Tenesi.
“Unë do të marr pjesë por është shumë e padrejtë që ata ndryshuan temat dhe është shumë e padrejtë që përsëri kemi një moderatore që është plotësisht e njëanshme”, tha Presidenti Trump.
Kristen Welker, një gazetare e respektuar e televizionit NBC që mbulon Shtëpinë e Bardhë, do të moderojë debatin dhe ka zgjedhur si tema për pyetjet ndaj Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, luftën ndaj COVID-19, sfidat e familjeve amerikane, çështjet racore në Amerikë, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen e vendit.
Të hënën, fushata e zotit Trump tha se ishte e pakënaqur me temat, duke argumentuar se duhej të përqendrohej më shumë në politikën e jashtme dhe duke u ankuar që grupi jopartiak ishte i prirur pro zotit Biden.
Fushata e zotit Biden tha se të dyja palët më parë kishin rënë dakord të lejonin moderatorët të zgjidhnin temat dhe se PresidentiTrump donte të shmangte diskutimin e administrimit të tij të pandemisë së koronavirusit, gjë që sondazhet tregojnë se është çështja kryesore për votuesit.
“Si zakonisht, presidenti është më i shqetësuar me rregullat e një debati sesa t?i japë një vendi që është në krizë ndihmën që i nevojitet,” tha zëdhënësi i zotit Biden TJ Ducklo.
Sipas formatit të debatit të së enjtes do të ketë segmente 15 minutëshe për tema të ndryshme, gjatë të cilave secili kandidat do të ketë dy minuta për të folur, pasuar nga diskutimi për to.
Presidenti Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur zotin Biden gjatë një debati kaotik dhe të acaruar më 29 shtator, dhe demokrati Biden u përgjigj me fyerje.
Komisioni ishte angazhuar që të bënte ndryshime për një debat më kuptimplotë dhe të hënën njoftoi se gjatë periudhës së parë dy minutëshe të përgjigjes, vetëm një kandidat do ta ketë mikrofonin e hapur.
?Të dy fushatat këtë javë rikofirmuan se ishin dakord për rregullin për të folur dy minuta, pa ndërprerje,” thuhej në deklaratën e tij. “Komisioni po njofton sot se për të zbatuar këtë rregull për të cilin është rënë dakord, i vetmi kandidat mikrofoni i të cilit do të jetë i hapur gjatë këtyre dy minutave është ai i kandidatit që ka fjalën.”
“Ne e kuptojmë, pas diskutimeve me të dy fushatat, se asnjë prej fushatave nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur me masat e njoftuara sot. Ne jemi të bindur që këto veprime realizojnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate”, tha Komisioni.
Kandidatët presidencialë debatuan për herë të parë më 29 shtator dhe ishin parashikuar që të mbanin një debat të dytë javën e kaluar. Por Presidenti Trump u infektua nga koronavirusi dhe kur Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale vendosi që kandidatët ta bënin debatin virtualisht, presidenti u tërhoq./voa
Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me korona...
Shifra të larta të infektuarish janë regjistruar gjatë 24 or...
Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës n...
Parashikimet e Presidentit Trump për një vaksinë kundër koro...
Kryeministri Alexander De Croo ka deklaruar se në Belgjikë s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump,...
Kosova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për t...
Shifra shqetësuese nga koronavirusi raportohen sot nga Kosov...
E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin, Annette Widm...
Italia, Franca dhe Sllovenia njoftojnë për shtimin e rasteve...
Itali ka shtrënguar masat kufizuese në përpjekje për të ndal...
Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021...
Filmi i ri Antebellum nga Gerard Bush dhe Christopher Renz ë...
Franca u përfshi nga tubime në mbarë vendin me thirrjet pro ...
Zyrtarët në Australi kanë njoftuar se do të lehtësojnë masat...
Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull kanë ...
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën k...
Deklaratat e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian ...
Një embargo armësh 10-vjeçare, që Kombet e Bashkura i kishin...
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë si pasoj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...