Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Pragë për masat kundër COVID-19
Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull kanë ...
Zyrtarët në Australi kanë njoftuar se do të lehtësojnë masat kundër koronavirusit, pas rënies së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Por, në anën tjetër, shtetet evropiane kanë duke shtrënguar masat, teksa shumë shtete po raportojnë për numër të lartë të infeksioneve.
Për më shumë se 100 ditë pas masave të mbylljes të vendosura në Melburn të Australisë, autoritetet hoqën kufizimin prej dy orësh, ku qytetarët lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre. Po ashtu, tashmë është lejuar distanca prej 25 kilometrash që njerëzit mund të udhëtojnë nga shtëpitë e tyre për të kryer aktivitete të ndryshme.
Por, autoritetet në shtetin australian të Viktorias, nuk u pajtuan me heqjen e të gjitha kufizimeve. Në këtë shtet, tubimet publike do të jenë të limituara dhe gastronomia do të punojë me shërbimin Take-away (Merre me vete) dhe me porosi.
Por, për dallim nga Australia, shtetet evropiane, si Spanja dhe Britania kanë vendosur masa më të ashpra, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit.
Rrugët e Parisit dhe të tetë qyteteve të tjera të Francës kanë qenë të zbrazura, pasi nga ora 21:00 deri në orën 6:00 është aplikuar ora policore. Kjo masë pritet të zbatohet për të paktën katër javë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se kjo masë është marrë pasi në këto qytete është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus, kryesisht për shkak se janë mbajtur ndeja me shumë persona, por edhe tubime private. Ai tha se masat e reja janë të domosdoshme, pasi spitalet rrezikojnë të mbingarkohen.
Numri i rasteve t reja me koronavirus më 17 tetor arriti në 32,000.
Gjermania ndërkaq ka regjistruar më 17 tetor 5,587 raste të reja me koronavirus. Në total, në këtë shtet janë regjistruar 361,974 raste. Ndërkaq, numri i viktimave ka arritur në 9,777.
Në Amerikën e Veriut dhe të Jugut po ashtu ka pasur rritje të infeksioneve. Brazili ka raportuar për 24,062 raste të reja dhe 461 vdekje më 17 tetor.
Në Amerikën e Jugut deri më tani janë regjistruar mbi 5,2 milionë raste me COVID-19, ndërkaq numri i viktimave ka arritur në 153,675.
Në mbarë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 35,9 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i vdekjeve, ndërkaq, është 1,1 milion./rel
Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull kanë ...
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën k...
Deklaratat e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian ...
Një embargo armësh 10-vjeçare, që Kombet e Bashkura i kishin...
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë si pasoj...
Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze u bosha...
Në shtetin amerikan Miçigan, autoritetet kanë kapur 13 perso...
Dhjetëra gra marshuan në rrugët e Minskut, duke kërkuar që Q...
Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregt...
Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha ...
Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistem...
Partia e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm ter...
Rritja e ekonomisë kineze dhe ambicjet e Kinës për shtrirje ...
Komiteti Belg i Shëndetit Publik vendosi të ndalojë lëvizjen...
Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab akuzoi të premten R...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë fushatës në Kalifor...
Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë ...
Vendimi i kompanisë së medias sociale Twitter për të bllokua...
Rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarve me koronavirus në I...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...