web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

15 Tetor 2020, 10:37, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur tonet lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve të denoncuar prej kohësh nga CNA.al.

CNA.al ka denoncuar një dosje të plotë investigative në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve. Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se vetëm një media ka pasur guximin ta publikojë dhe të tregojë të vërtetën lidhur me këtë vjedhje të hapur.

?Në një raport të publikuar nga një media që ka patur guximin ta publikojë tregon qartë se vetëm një % e vogël që kanë marrë nga taksat tuaja është raportuar si e investuar nga kjo mafje. Këta në mes të pandemisë vazhdojnë vjedhin haptazi. Vetëm një pjesë e vogël raportohet e investuar. Ku kanë shkuar të tjerat? Kjo është një pyetje e posaçme për SPAK?, u shpreh Basha.

Kryedemokrati i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet për afëren korruptive të 400 milionë lekëve.

?Sot po i drejtohem sërish SPAK, justifikoni ekzistencën tuaj, keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë, amerikanë e europianë. Është momenti të çoheni të mbronin bukën e fëmijëve shqiptarë dhe të mos fshihni dosjet e korrupsionit. I bëj thirrje SPAK-ut të nisë hetimin për afërën 400 milionë të mafias së plehrave?, u shpreh Basha.

Basha tha se vetëm një media ka guxuar të denoncojë këtë aferë, por nuk na e përmendi emrin, megjithëse CNA.al është media e vetme në Shqipëri që kemi folur pa ndalim që nga dita e parë dhe prej gjashtë muajsh kemi publikuar një dosje të plotë me detaje, të cilën e ka në tryezën e tij edhe Lulzim Basha prej disa kohësh.

Luli do të ishte mirë që të mos ketë frikë të na e përmendë emrin dhe të mos kompleksohet, sepse ne jemi krritikë jo vetëm me qeverinë dhe aferat e saj korruptive, por edhe me Lulzim Bashën, që filloi të flasë me vonesë për inceneratorët. Shpresojmë dhe besojmë se këtë herë ai nuk do të ndalet dhe nuk do të bëjë një hap pas apo pazare me Edi Ramën, siç ka bërë herë të tjera.

Luli sa më shumë të çlirohet nga komplekset dhe të mos I trajtojë mediat ?miq? dhe ?armiq?, aq më mirë do jetë për të dhe PD-në e re, e cila duhet të ecë jo vetëm me denoncimin e këtyre aferave në mënyrë të pandalshme, por nga ana tjetër duhet të ndahen edhe aferta e Lulit me Ramën dhe urdhërat e kunatit në selinë e PD-së./CNA.al

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira





Lajmet e fundit nga