Nard Ndoka e thotë troç/ S’kam besim te Basha, nuk ia lejoj vendin tim
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklarat...
Prej mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, ku theksohet se maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë.
Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobiten me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.
?Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë?,- theksohet në vendimin e qeverisë.
Udhëzimi i ISHP për mbajtjen e maskës:
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe ?Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë?, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.
Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.
a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t?u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.
a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).
a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur./ CNA.al
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklarat...
Kryetari i PDK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, ka...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj diskutoi në ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, foli sot pë...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se kishte qenë e ...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar veshjen e Drejtorit të P...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e djesh...
Regjisori Edmond Budina ka sulmuar sërish kryeministrin Edi ...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka rishpërndarë videon e Artan...
Drejtori i Ujësjellësit në bashkinë e Kamzës, Tomorr Kotarja...
Naftëtarët e uzinës së përpunimit të Ballshit vijojnë rezist...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin nga dety...
Pas pothuajse katër vjet e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit...
Kreu i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD, Jamarbë...
Kreu i PD, Lulzim Basha nuk i ndahet kryeministrit Edi Rama ...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duket se është ndoshta...
Një nga themeluesit e PD, ish deputeti Arben Meçe ka analizu...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë kryemin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...