Kallëzimi i 2-të brenda një jave/ PD padit sërish Veliaj për shpifje
Partia Demokratike ka paditur sërish për shpifje kryebashkia...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka bërë me dije se do i drejtohen Gjykatës Kushtuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
BINDJA DEMOKRATIKE e konsideron votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në parlament një akt burracak dhe të papranueshëm të mazhorancës, në ndeshje të qartë më kushtetutën dhe kundër interesit publik, i cili e ka dëmtuar edhe më shumë klimën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.
?Sipas nesh, ato janë në shkelje flagrante të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, ndryshe nga sa pretendojnë të tjerë, sipas të cilëve përmes tyre është cënuar marrëveshja e 5 qershorit. Ky qëndrim rrjedh, jo thjesht se kemi qenë gjithmonë kundër kësaj të fundit, por sepse kushtetuta vjen në të gjitha rastet përpara çdo ligji apo marrëveshjeje politike, kushdo qofshin nënshkruesit apo dorëzënësit e tyre.
Ne e konsiderojmë Kodin Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme, si tradhti të aspiratës së mbi 80 përqind të shqiptarëve, të shprehur qartë pro listave të hapura, më shumë se sa pabesi ndaj disa forcave të caktuara politike, ku, po të doni, mund të fusni edhe BINDJEN DEMOKRATIKE.
Me anë të dredhisë së herësit në llogaritjen e mandateve brenda subjekteve zgjedhore, Partia Socialiste ka shkelur qartë konceptin kushtetues të barazisë së votës dhe të preferencës së zgjedhësit, të sanksionuara qartë në ndryshimet e 30 korrikut.
Por pavarësisht se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë bërë fakt, ne kemi vendosur të mos e konsiderojmë atë si një çështje të mbyllur, por të vijojmë betejën politike dhe juridike, derisa qytetarët shqiptarë të arrijmë të votojnë realisht, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që zgjedhin.
Në funksion të këtij qëllimi, do t’i drejtohemi mënjëherë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, sapo ndryshimet e miratuara të hënën të hyjnë në fuqi.
Për ne nuk ka shumë rëndësi fakti që aktualisht shqyrtimi i saj është i pamundur, pasi jemi të bindur se, kurdo që ajo të nisë funksionimin, nuk ka vendim tjetër për të marrë, përvec se ta rrëzojë Kodin e Edi Ramës.
Për këtë kemi shfrytëzuar mundësinë që na jep kushtetuta, me atributin e një partie politike për një çështje që na intereson drejtpërdrejt, sepse ka të bëjë me zgjedhjet. Ne mendojmë se të gjitha subjektet, që kanë mundësi ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për këtë rast, përveç kryeministrit, do të ishin plotësisht të legjitimuara të bënin të njëjtën gjë, aq e rëndë dhe flagrante është shkelja.
Me anë të kësaj kërkese ne synojmë, në rastin më të mirë, që të shpëtojmë zgjedhjet e 25 prillit nga synimi djallëzor i Ramës, i cili i ka vënë praktikisht drynin listave të deputetëve, ndërkohë që pretendon se teorikisht i ka hapur ato. Ky është një skenar që varet nga koha kur Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale dhe ne shpresojmë që ky afat të mos tejkalohet.
Në rastin më të keq, që Gjykata Kushtetuese të zvarritet qëllimisht nga ata që po e mbajnë peng prej kohësh krijimin e saj, kurdo që ajo të mblidhet, do të vendosë në dobi të vullnetit të qytetarëve shqiptarë për lista të hapura.
Kauza e ndryshimit të sistemit politik dhe çlirimi nga kryetarokracia, si një regjim i korruptuar dhe antidemokratik, ka qenë dhe do të mbetet objektivi kryesor i BINDJES DEMOKRATIKE, që nga dita e themelimit të saj dhe ai do të mbetet i tillë edhe përtej zgjedhjeve të 25 prillit?, u shpreh Patozi./CNA.al
Partia Demokratike ka paditur sërish për shpifje kryebashkia...
Shkarkohet nga detyra kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimi...
Skandali i noteres Violeta Sulkaj, e kapur në falsifikim vij...
Kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministren e Punëve ...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha prej disa ditësh, ...
Ilirjan Celibashi ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Komisio...
Pas 5 vitesh e gjysmë gjyqe, liderë dhe ligjvënës të partisë...
Sot në Greqi po mbahet gjyqi për Agimin e Artë ndërsa mësohe...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim m...
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thekson se për shqipt...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli mbrëmjen ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ishte i ft...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxjerrë bllof kryetarin e Part...
Deputeti Myslym Murrizi, teksa ka folur për situatën politik...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deklaroi mbrëmj...
Deputetja Rudina Hajdari, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është i...
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë sjellë shqetësime te parti...
Presidenti Ilir Meta deklaroi pak minuta më parë se në 25 pr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...