web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ra dakord për kontratën, futbollisti i talentuar largohet nga Skënderbeu

5 Tetor 2020, 07:13, Sport CNA

Nga dy lojtarë kosovarë që erdhën nga Llapi i Podujevës te Skënderbeu ka mbetur vetëm një prej tyre. ?Panorama Sport? mëson nga burime në klubin korçar se është federuar vetëm mesfushori shkatërrues, Alban Shabani, i cili është 20 vjeç.

Nga ana tjetër, 19- vjeçari Bekim Maliqi, i cili luan si sulmues krahu, nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, pasi nuk ra dakord për kontratën e ofruar nga klubi, e cila mësohet se ishte 4-vjeçare, shkruan “Panorama Sport”.

Dy lojtarët e rinj spikatën në miqësoren Skënderbeu-Llapi gjatë muajit të kaluar dhe menjëherë u afruan nga korçarët. Mirëpo, ka mundur të firmosë kontratë me klubin vetëm mesfushori Shabani.





Lajmet e fundit nga