web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Gola, tension, shpulla dhe dy të kuq! Interi zhgënjen ndaj Lazios

4 Tetor 2020, 15:10, Sport CNA

Dy gola, po kaq kartonë të kuq dhe asnjë fitues në duelin Lazio-Inter. Takimi i luajtur në ?Olimpico? ishte plot duele dhe rivalitet, teksa dy skuadrat ndanë nga një pikë në fund pas barazimit 1-1. Lautaro Martinez kaloi në avantazh zikaltrit e Antonio Contes në minutën e 30-të.

Diagonale e saktë e goleadorit argjentinas dhe miqtë në avantazh. Bardhekaltrit e nisën më mirë pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit me anë të Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori kërceu më lart se Ivan Perisic dhe shënoi me kokë.

Tensioni nuk mungoi në këtë sfidë. Ciro Immobilen e lanë nervat në minutën e 69-të dhe u largua me të kuqe pas goditjes me shpullë ndaj Arturo Vidal. Forcat u barazuan katër minuta përpara fundit, moment kur u ndëshkua me të kuqe edhe Stefano Sensi.

Golat dhe rastet e LAZIO-INTER

 





Lajmet e fundit nga