web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka dyshime/ Juventusi rrëmben Frederiko Kiezën

5 Tetor 2020, 07:42, Sport CNA

Nuk ka më dyshime, Frederiko Kieza është goditja e radhës në merkato e Juventusi! Sulmuesi do të largohet nga Fiorentina mbi bazën e huazimit dyvjeçar: 2 milionë euro për sezonin e parë dhe 8 milionë euro për të dytin.

Akordi përfshin gjithashtu detyrimin e blerjes për një shumë të përgjithshme prej 40 milionësh, duke nisur nga sezoni 2021-2020, por në varësi të disa kushteve: i pari është renditja e Juves mes 4 skuadrave të para në Itali, gjatë dy viteve të huazimit të Kiezës; i dyti është mundësia që lojtari të luajë 60 për qind të ndeshjeve në dy sezonet e ardhshme; dhe e treta në rast se Kieza shënon 10 gola dhe ofron 10 asiste brenda një sezoni. Ndërkohë, lojtarin e presin 5 vite kontratë, prej 4.5 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse.





Lajmet e fundit nga