Largohen nga puna 120 persona në Drejtorinë e Transportit/ Pesë deri 20 mijë euro ryshfet për punësim
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë,...
Ministria e Brendshme është përfshirë në një tjetër skandal, i cili ka të bëjë me tenderin për blerjen e mobiljeve për Byronë Kombëtare të Hetimit BKH dhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK.
Pra, një tender 614 milionë lekë të vjetra nga Ministria e Brendshme për Strukturën Antikorrupsion, që ka të gjitha dyshimet dhe veprimet e një skandali ku ?djalli fshihet në detaje?.
Sipas të dhënave të siguruar nga CNA.al, nëpërmjet fotove të mëposhtme, Ministria e Brendshme, në datën 27 korrik 2020 ka shpallur procedurën për blerjen e mobiljeve për dy institucionet e hetimit, të ngritura pas Reformës në Drejtësi, në Shqipëri.
Por, çfarë ka ndodhur në fakt me këtë tender dhe procedurën?
Shpallja duket normale, gjithçka duket thjesht korrekte, por gjatë investigimit CNA.al ka zbuluar se zyrtarët e lartë të ministrisë së Brendshme kanë dashur të futin duart (të paravendosin fituesin) dhe gjithçka ka filluar, pas shpalljes së tenderit.
Procedura duket të jetë komplet abuzive dhe duket se është një nga lëmshet e mëdha të korrupsionit brenda Ministrisë së Brendshme.
Skandali i blerjes së makinës së ministrit, nuk është asgjë përpara kësaj që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë bërë me shpalljen e një tenderi dhe ndryshimin e rregullave rrugës.
Sipas të dhënave zyrtare, tenderi është publikuar dhe pastaj pa asnjë ankesë, pa asnjë kërkesë, pa asnjë argument, janë shtuar kritere të reja.
Disa çertifikata, të cilat ngrenë të gjitha dyshimet se janë një element që mund t?i plotësojë kompania që kanë dashur zyrtarët e ministrisë së Brendshme, të fitojë tenderin.
Pra, ngrihen të gjitha dyshimet se tenderi është i paravendosur.
Një skandal i padëgjuar më parë, ku shpallet tenderi, bëhet publik dhe më pas zyrtarët e institucionit, në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, ndërhyn me një shtojcë, duke ndryshuar rregullat rrugës, duke thënë se tenderi është shpallur në filan datë, por shtojmë edhe këto kritere dhe po shtyjmë edhe disa ditë tenderin.
CNA.al ka mundur të sigurojë nëpërmjet Agjencisë së Prokurimit Publik, shpalljen e tenderit. Gjithashtu më poshtë po publikojmë edhe dokumentin e ministrisë së Brendshme, të ish-Sekretarit të Përgjitshëm, Plarent Ndreca, për ndryshimin e rregullave.
Një tender që shpallet me kritere dhe rregulla të qarta, dhe pasi fillon procedura, ndërhyhet me një shtojcë.
Shtojca sipas dokumentit të mëposhtëm, thotë qartë se ?janë shtuar çertifikata nga produkte konform standardeve europiane, për tavolinë zyre, dollap dhe karrige zyre, sipas kodeve të përcaktuara në këtë shtojcë?.
Këto janë çertifikata shtesë që i janë bërë këtij tenderi. Pra, nuk janë shpallur në fillim të tij, por rrugës. A thua dikush i kishtë harruar apo dikush ka tentuar që këtë tender ta orientojë, atje ku ka dëshiruar dhe më pas në dokumentin e publikuar, thuhet shtyhet afati për dorëzimin e kërkesave nga 14.08.2020 në datën 19.08.2020. Duke i çuar në një afat 5 ditë më vonë, sesa afati i shpallur më parë.
Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga APP, dokumentat, sipas e afatit kohor të dorëzimit duhet të ishin gati në datën 14.08.2020. Dhe gjithçka ishte shpallur zyrtarisht në APP.
Me ndërhyrjen dhe shtojcën në dokumentin e Ministrisë së Brendshme, duket qartë se jo vetëm afati, por janë shtuar edhe tre çertifikata.
Në Shqipëri janë të shumta rastet kur tenderat përgatiten me kritere të cilat i shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar.
Por, këtë radhë skandali është edhe më i thellë, sepse jo vetëm ka të gjitha dyshimet, për një fitues të paracaktuar, por kjo është bërë për blerjen e dollapeve, tavolinave dhe karrigeve, për zyrat e SPAK dhe BKH, dy institucione që pretendohet se do luftojnë
në korrupsionin.
Ky është momenti, kur të paktën institucioni që do të luftojë korrupsionin në Shqipëri ta fillojë nga mobiljet e zyrës së tij.
Kush është fituesi? Pse po ndryshohet?
Çfarë ka ndodhur me këtë garë dhe pse u ndryshuan kriteret rrugës?
Më tej cna.al do sjellë edhe skandalin që ka ndodhur me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, shpalljen e fituesit, heqjen e tij, shpalljen e një fituesi tjetër, ankimimin në APP dhe një procedure që po zgjat prej disa muajsh në Ministrinë e Brendshme dhe strukturat që janë marrë me këtë tender.
CNA.al në vijim do publikojë të tjera të dhëna, mbi subjektin e preferuar për të fituar, subjektin që është shpallur fitues, anullimin e tij, shpalljen e subjektit tjetër dhe gjithë përplasjet që kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshmë, gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca dhe si kanë rrjedhur ngjarjet pas largimit të tij nga detyra.
Por, faktet janë kokëforta. Një tender është shpallur publikisht, më pas kriteret janë ndryshuar rrugës, duke shtuar disa çertifikata, duke shtyrë edhe datat e zhvillimit të tenderit. Duke ngritur kështu të gjitha dyshimet se është tentuar, për të mos thënë ëshët realizuar, orientimi tek një fitues i cili është ?përzgjedhur? nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe me lëvizjen e Sekretarit të Përgjithshëm gjërat, duket se kanë ndryshuar./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë,...
6 muajsh pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, situata n...
Prokuroria kërkon dënimin për falsifikuesen dhe përfituesen ...
Në “Stop” ka mbërritur një informacion, se në gjimnazin “16 ...
Këtë shërbim, infermieri i urgjencës në Korçë e ofron në sht...
Banorët e fshatit Qesarat në Memaliaj ankohen në Fiks Fare p...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publiku...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Një punonjës policie në komisariatin e policisë të qytetit t...
Familja Shota nga fshati Bilaj i Fushë Krujës, natën e mbrëm...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejt...
“E-Albania” është portali qeveritar që shërben për të marrë ...
“Narkozyrtari kërcënon me kanun dhe jetë qytetarin!”.Ky ësht...
Ryshfeti është një “plagë” e hershme e shoqërisë shqiptare. ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qyte...
Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, k...
“Ushtarakëve nuk u japin paratë e ushqimeve”. Ky është denon...
Fiks Fare solli fakte të reja të mos ekzistencës së shtetit ...
Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një skandal teksa thot...
Në 15 nëntor Emisioni “Stop” solli detaje mbi aktivitetin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...