web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Drafti i PS-së një maskaradë”/ Astrit Patozi: Nuk do miratohet ashtu siç është

1 Tetor 2020, 19:04, Politikë CNA

Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, pretendon se mazhoranca do t?i tërheqë draftin që ka dorëzuar për ndryshimet kushtetuese në Kodin Penal.

Patozi tha se drafti i PS-së ëstë skandaloz dhe një maskaradë. Ai deklaroi se mazhoranca nuk ka qenë e sigurt që kur e nisi këtë draft, ndaj e ka shtyrë votimin në Parlament.

?Varianti Gjiknuri që është paraqitur nuk do të miratohet ashtu, do të ndryshojë, pragu po e po por edhe cështja e listave, sepse është maskaradë, skandaloze. Kurrë, kurrë. Fakti që ata u tërhoqën dhe nuk pati parlament sot dhe morën kohë nuk ishin të sigurt që ta bënin sikur e nisën?, u shpreh ai në Abc Neës.

Koordinatori i BD-së theksoi se i vetmi kusht i partisë së tij është që të hapen listat.

?I vetmi kusht i joni është që lista të jetë e hapur realisht dhe ne kemi një draft të dorëzuar në Parlament nga zoti Përmeti, që është një draft kompromisi. Që, sot që po flasim PS-ja thotë që listat t?i mbajmë të mbyllura dhe koalicionet të mos ekzistojnë më. PD-ja thotë që lista të hapet 100% por koalicionet të mbesin sikur janë, kjo është pak hipokrite, por nëse hapen listat, çështjen e koalicioneve ta zgjidhin si të duan. Te hapja e listave opozita është e gjitha në unison?, nënvizoi Patozi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga