Tallja e Ramës me programin e PD/ Tabaku: Ai është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët!
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi...
CNA.al ka publikuar gjatë këtyrë ditëve skandalin e blerjes së një pasurie me vlerë tregu 500 milionë lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.
Në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2 kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.
CNA.al ka hedhur dritë mbi këtë skandal, duke faktuar përmes sistemit TIMS se Natalia nuk ishte në Korçë ato ditë, ndërsa dikush ka firmosur në emër të saj për blerjen e pasurisë.
Noterja në fjalë ka shkelur hapur ligjin duke falsifikuar ose duke noterizuiar një dokument mew firmë false, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja Etilda Gjonaj nuk ka ardhur asnjë reagim.
Ministrja duhet të veprojë për rastin në fjalë duke çelur një hetim administrativ për noteren Sulkaj, madje duke vendosur masat përkatëse ligjore që shkojnë nga pezullimin deri në heqjen e licencës.
CNA.al tregoi me dokumente se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.
Firma e falsifikuar është fakt i pakontestueshëm sepse në datat e firmosjes së kontratës shtësja Natali Blushi ndodhej jashtë vendit. Ministrja e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj duhet të dalin e të sqarojë cilat janë hapat që do heshin në lidhje me skandalin e noteres, Violeta Sulkaj.
Për këtë rast, CNA.al i mori një prononcim Znj. Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë. Ajo tha se është njohur me materialin dhe ai do t?i referohet në mbështetje të ligjit, Dhomës së Disiplinës. Më tej, znj. Sadushi, e pyetur specifikisht për rastin konkret, pra në lidhje me palët që mungojnë dhe një person që ndodhet jashtë, ndërsa kontrata firmoset, ajo theksoi se palët duhet të jenë tek noteri në momentin e firmosjes.
Sa i përket pjesës tjetër, se kush imponoi transaksionin në këtë formë, Ben Blushi, noterja apo bashkëshortja e Benit, kjo i takon Prokurorisë, e cila i ka provat; sistemin TIMS dhe aktin e shit-blerjes.
Natali Blushi jashtë Shqipërisë
Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.
Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.
Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.
Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airways, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.
Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.
Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?
Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi...
Sekretari i Burimeve Njerëzore ne PD, Ervin Manollari ka hed...
Këngëtari korçar, Stefi Prifti ka reaguar në lidhje me dekla...
Ish anëtarja e degës së PD në Malësinë e Madhe, Mimoza Rexhv...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha nuk ndalet në “teatrin...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft t...
Përfaqësuesi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oer...
Ka përfunduar pas 2 orësh e 30 minutash mbledhja e Këshillit...
Prej disa kohësh Partia Demokratike ka nisur një process të ...
Deputeti Myslim Murrizi ka braktisur mbledhjen e Këshillit P...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërp...
Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani ka folur për zhvilli...
Avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj u shpreh se vend...
Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri thotë...
Kryeministri Edi Rama ka tallur programin e prezantuar nga k...
Ishte e paimagjinueshme deri dje që Edi Rama do përbënte shk...
Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e radhës e Këshillit Po...
Një skandal i padëgjuar më parë është denoncuar prej më shum...
Sot, në Ditën Botërorë të të Moshuarve, presidenti Ilir Meta...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...